LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mund të thotë emërimi i Borrellit për dialogun Kosovë-Serbi?

3 Korrik 2019, 19:00 Nga DOSJA
Çfarë mund të thotë emërimi i Borrellit për

Përfaqësuesi i emëruar i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, vjen nga Spanja – një nga vendet më të fuqishme të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Borrell, 72 vjeç, aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës, pritet të rikthehet në krye të politikës së jashtme të BE-së, pasi ka shërbyer si president i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri më 2007.

Ai e ka reputacionin e mbështetësit të Bashkimit Evropian. Në mars të këtij viti, Borrell ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se Spanja ka qenë kundër “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” dhe se ajo “nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën”.

“I kemi përsëritur presidentit (të Serbisë, Aleksandar Vuçiq) dhe ministrit (të Jashtëm, Ivica Daçiq) qëndrimin e Spanjës për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, konsiderojmë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet te zgjidhja e përhershme e kompromisit për këtë çështje”, ka thënë Borrell.

Në fund të gushtit të vitit 2018, Borrell është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë në vija etnike.

Siç transmeton agjencia spanjolle e lajmeve EFE, Borrell u ka thënë gazetarëve se “Evropa nuk është ndërtuar për të krijuar njësi monolite dhe homogjene mbi çështjet e kulturës dhe etnisë, por për t’iu ndihmuar njerëzve të ndryshëm të jetojnë së bashku”.

Borrell, nëse konfirmohet nga Parlamenti Evropian, do të pasojë shefen aktuale të politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Rrjedhimisht, ai do të udhëheqë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet, që kanë nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, aktualisht janë ndërprerë për shkak të një takse që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është inkurajues fakti që kryetare e Komisionit Evropian “do të jetë një bashkëpunëtore e afërt e kancelares, Angela Merkel, pra Ursula van der Leyen”.

“Sa i përket dialogut dhe zgjedhjes së një spanjolli është herët të flasim se ku do të përfundojë dialogu, a do të rikthehet atje ku ishte apo do të kthehet në Komision”, tha Haradinaj.

“Lajm i mirë për Serbinë”

Rreth Borrellit si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi komentoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Emërimi i spanjollit Josep Borrell si përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri është një lajm i mirë për ne, por situata mbetet e vështirë. Nuk zgjidhet me atë që keni një ose dy njerëz në anën tuaj”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën e Ekonomisë në Londër, tha se emërimi i Borrellit mund të ngrejë çështje në Ballkan, pasi ai vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën. Sipas tij, Borrell mund të jetë pikërisht personi për gjetjen historike të një zgjidhjeje midis Kosovës dhe Serbisë.

@JamesKerLindsay

Nomination @JosepBorrellF as High Representative @eu_eeas will raise questions in the . Most obviously, can he lead on dialogue given he’s from , a non-recogniser? Yes. I think so. Here’s why:

104

“Borrell ka besueshmëri në Serbi. Pocizioni i Spanjës kundër pavarësisë së Kosovës do të thotë se do të jetë më simpatik ndaj Beogradit sesa shumë figura të tjera evropiane. Nëse kjo shfrytëzohet mirë, ai do të jetë në përparësi”, tha Lindsay, duke shtuar se edhe Kosova e di se nuk mund të lejojë që të armiqësohet me të.

Toby Vogel, nga Këshilli Politik për Demokraci, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se, në njëfarë mënyre, është i shqetësuar me simbolikën e emërimit të Borrellit – “dikujt që ka pikëpamje ndryshe nga BE-ja për Kosovën”.

Hapja e rrugës për një angazhim më të madh të SHBA-së?!

Edhe Filip Ejdus, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, e sheh emërimin e Borrellit si potencialisht të pamatur.

“Disa mendojnë se pikërisht për shkak të besimit që gëzon në Beograd, Borrell do ta ketë kredibilitetin e angazhimit në një marrëveshje ligjërisht të oligueshme midis Beogradit dhe Prishtinës. Megjithatë, unë druaj se për shkak të kundërshtimit të shqiptarëve të Kosovës, ky emërim mund ta margjinalizojë nga procesi i bisedimeve jo vetëm atë, por edhe gjithë BE-në dhe të hapë rrugë ndoshta për një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara”, tha Ejdus për Radion Evropa e Lirë në Beograd.

Kosova është po ashtu në proces të liberalizimit të vizave me BE-në dhe për shtyrjen përpara të këtij procesi duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare.

Spanja, së bashku me Sllovakinë, Greqinë, Qipron dhe Rumaninë janë pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Ka qenë Borrell ai që, në nëntor të vitit të kaluar, ka deklaruar se Spanja nuk do të ndryshojë pozicionin e saj për Kosovën, ndonëse një gjë e tillë i kërkohet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Zyrtari i lartë i këtij Komiteti, Pere Miro, ka thënë se Spanja do ta ketë të vështirë të organizojë ngjarje sportive nëse nuk ndryshon pozicion.

Deklaratat e tij kanë pasur problemet që ka hasur delegacioni i Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë në Madrid.

Atletët kosovarë janë lejuar të konkurrojnë me inicialet e federatës së tyre, KKF, në anën e pasme të uniformave, por tabelat e rezultateve i kanë treguar ata si “Federatë Botërore e Karatesë (WKF) 5”, ndërsa himni dhe flamuri i tyre nuk janë lejuar.

Spanja ka paraqitur pengesa për Kosovën edhe në ngjarje të tjera sportive, gjë që e ka detyruar Federatën Evropiane të Futbollit UEFA në muajin maj,t’i shtrëngojë rregullat e saj, në mënyrë që vendet që nuk e njohin Kosovën, të mos refuzojnë të jenë nikoqire të ekipit të saj kombëtar të futbollit.

Marrë nga REL 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni josep borrell ministër i jashtëm i spanjës njohja e kosoves josep borrell ministër i jashtëm i spanjës njohja e kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet