LIVE UPDATES
Politike

“Çfarë kërcënimesh ka marrë Bllako?”/ Vokshi: SPAK të zbardhë skandalin me policinë

2 Prill 2022, 12:08 Nga DOSJA
“Çfarë kërcënimesh ka marrë Bllako?”/

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkon nga SPAK që të zbardhë çështjen e arrestimit të Alqi Bllakos. Me anë të një dalje për mediat, Vokshi shprehet se fillimisht fshehja dhe më pas dorëzimi i kontrolluar i Bllakos në polici tregon se kryeministri Edi Rama dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithçka për të penguar drejtësinë.

DEKLARATA E VOKSHIT:

Fshehja dhe dorëzimi i kontrolluar i Alqi Bllakos për shumë e shumë orë tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithccka për të penguar drejtësinë. Fakti që Policia e shtetit me urdhër politik nga Edi Rama luajti lojën e kungulleshkave, tregon panikun dhe tmerrin nga dekonspirimi që mund t’i bëjnë  bashkëpunëtorët e tij, në aferën korruptive të shekullit. Kur SPAK njoftoi se do të arrestonte deputetin e Ramës për korrupsionin gjigand me inceneratorët, kryeministri, Ministri i Drejtësisë dhe një tabor i tërë me zyrtarë të lartë u betuan për zbatimin e Reformës në Drejtësi.  Por, ajo që ndodhi më pas ishte një skandal i vërtetë, një skemë kriminale që u parandalua vetëm për shkak të reagimit publik. Në pritje të urdhrit të arrestit nga gjykata, SPAK njoftoi Policinë që të mbante nën mbikqyrje Alqi Bllakon. Por “çuditërisht”  Policia, për shumë orë, nuk e gjeti Bllakon ndërkohë që me shumë gjasa ai ishte në negociata me Ramën dhe Ministrat e tjerë të zhytur në këtë aferë. Askush nuk e thotë se ku ishte Alqi Bllako për më shumë se 12 orë. Sipas informacioneve, atij i është kërkuar që të zbatojë rregullin e Omerta-s mafioze, të mbyllë gojën e të mos tregojë shefat e përfshirë në skandalin qindra milionë euro të inceneratorëve. Qytetarët shqiptarë e kanë shumë të qartë që Alqi Bllako nuk është as koka dhe as bishti i këtij korrupsioni gjigand. Ai është një hallkë, i cili duhet të vuajë pasojat e veprimeve të tij kriminale. Por, a do të ketë mundësi ai të flasë lirshëm. Çfarë porosish, urdhërash apo kërcënime ka marre ne ato ore qe policia po e kërkonte ne drejtim “te paditur”? PD i kërkon SPAK të zbardhë skandalin me policinë politike të shtetit. Alqi Bllako sot ka mundësinë t’i bëjë një nder vetes dhe Shqipërisë. Të tregojë të gjithë të vërtetën.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është lënë ditën e sotme në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Posaçme. Ndaj ish deputetit, Prokuroria ngriti akuza për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

(a.b);dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike albana vokshi alqi bllako albana vokshi alqi bllako

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës