LIVE UPDATES
Bota

CDU/CSU: “Program për stabilitetin dhe rigjenerimin”

22 Qershor 2021, 12:40 Nga DOSJA
CDU/CSU: “Program për stabilitetin dhe rigjenerimin”

GJERMANI– Gjermania është një shtet i fuqishëm.” Me këto fjalë hapet programi i përbashkët zgjedhor i partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristiansociale, CSU para zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Në titull flitet për “programin e stabilitetit dhe rigjenerimit”. Markus Söder, kreu i CSU u shpreh, se “ky nuk është çfarëdolloj programi, por program për qeverisje”. Söder dhe kreu i CDU-së, Armin Laschet, të cilët u grindën ashpër me javë për kandidaturën për kancelar, e paraqitën në harmoni programin në Berlin të hënën (21.06). Madje disa herë Markus Söder e lëvdoi Armin Laschet.

Pas Merkelit

Bëhet fjalë për një program pas epokës së kancelares Merkel. Kryetarja për vite me radhë e CDU-së, që pas 16 vitesh largohet nga parlamenti, përmendet në këtë program me emër, por kur përmendet historia. “Me europianë të bindur si Konrad Adenauar, Helmu Kohl, Franz-Josef Strauß, Theo Waigel dhe Angela Merkel ne kemi formësuar bashkimin europian.”

Në 139 faqe partitë konservatore theksojnë vazhdimësinë e politikës së deritanishme, por edhe ndryshimet. Ato nuk duan rritje tatimesh, parashikojnë madje lehtësime për qytetarët. Kreu i CDU-së Armin Laschet u shpreh, se njerëzit presin një “hov modernizimi për Gjermaninë”. “Ne duam të jemi liderë në drejtim të teknologjive të reja.” Pikërisht këtij hovi duan t’i japin formë partitë e Unionit.

Digjitalizimi – Nocioni që bie në sy

Për të kuptuar prioritetet e programit të ndihmon kërkimi me nocione të ndryshme; kështu psh. nocioni “digjital” shfaqet në kontekste të ndryshme 196 herë, deri në “Ministrinë e Digjitalizimit” të përmendur dy herë. Nocioni “modern” shfaqet 112 herë në program, ai “social” 94 herë, “me drejtësi” 34 herë.

Më shumë punë dhe ekonomi se klima dhe familje

Përmes kësaj forme kërkimi mund të kuptosh, se tema e klimës nuk është dominuese. Më shpesh se nocioni “klimë” 91 herë, gjenden nocione të tjera si, “puna” 262 herë apo “ekonomia” 201 herë, “Europa” gjendet 138 herë, e më pak nocioni “familje”, 70 herë.

Unioni pranon objektivin final: Gjermania duhet të bëhet vend neutral në drejtim të klimës deri në vitin 2045. CDU/CSU dëshirojnë të zgjerojnë tregtimin e certifikatave të emetimit të CO2-it, por në program nuk përmendet ndonjë çmim konkret për certifikata të tilla. Laschet bëri fjalë për “mbrojtjen konsekuente të klimës me fuqi ekonomike dhe siguri sociale.”

Një e pesta e programit i kushtohet aspekteve të politikës së jashtme, globalisht e në nivel europian. Duke iu referuar Kinës dhe rreziqeve për të drejtën ndërkombëtare bëhet fjalë për “ndërrim epokash në nivel botëror”. Partitë CDU/CSU duan një “arkitekturë sigurie” strategjike të koordinuar më mirë dhe “aleancë të demokracive”. Ndër të tjera flitet edhe për partneritetin transatlantik dhe zgjerimin e ndjeshëm të shkëmbimit me SHBA në “nivel shoqëror”, për NATO-n si “bashkësi vlerash dhe aleancë të sigurisë”, për lidhjen me Izraelin.

Më shumë Europë

Duke iu referuar Europës, Unioni CDU/CSU kërkon “më shumë Europë në politikën botërore” dhe përmend edhe njeherë vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurmit të OKB. Edhe në shtjellimet për çështjen e Europës përmendet tema e klimës dhe qëndrueshmëria, por ky është një aspekt ndër mjaft të tjerë. Më me hollësi në rubrikën Europë flitet për temën e migracionit, ku kërkohet që ai të kontrollohet me “efektivitet” si edhe  reformim i thellë i politikës së azilit dhe refugjatëve.

Pak Bavari për Bavarezët

Si në programet e mëparshme elektorale, edhe në këtë program, partia e vogël CSU, në fakt një parti rajonale bavareze dëshiron të miratojë krahas programit të Unionit edhe një “plan të Bavarisë”. Por këtu nuk bëhet fjalë për “kundërshti”, tha Söder, por për “përthellime” dhe “shtojca”. CSU në temën tradicionale të pensionit për nënat kërkon të shkojë më larg se CDU, marrjen në konsideratë edhe të fëmijëve të lindur para vitit 1992. Përfaqësuesit kryesorë të CDU/CSU në prezantimin e programit ishin luftarakë. “Ne do ta tundim Gjermaninë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Markus Blume. Kurse kreu i CSU, Markus Söder bëri të qartë, se kundër cilës parti drejtohet fjala e tij. “Gjermanët nuk u besojnë Të Gjelbërve postin e kancelarit”, tha ai. Të Gjelbrit kanë “shumë ide, por pak përvojë.”

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin laschet cdu csu markus söder programi zgjedhor zgjedhjet e bundestagut armin laschet cdu csu markus söder programi zgjedhor zgjedhjet e bundestagut

Sondazh

Poll
Bota 22 Qershor 2021, 11:54

AUSTRI– Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Ale...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet