LIVE UPDATES
Aktualitet

“Çdo natë dhe çdo ditë puth fotografitë e tyre”, tërmeti i mori të ëmën dhe vëllain, Megi: Më ka marrë malli pë

7 Dhjetor 2019, 10:27 Nga DOSJA
“Çdo natë dhe çdo ditë puth fotografitë e

Për familjen Cuka, tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar një tragjedi të madhe sepse si pasojë e shembjes së pallatit ku ata banonin në Thumanë, Fatmira Cuka së bashku me djalin e saj vetëm 18 vjeç, Sardin, kanë humbur jetën. Bashkëshorti i saj Bujari, i cili ka qenë me ta kur ndodhi tërmeti, arriti të shpëtonte dhe të gjente një rrugë për të dalë nga rrënojat.

Vajza e tyre, Megi kishte shkuar një ditë më parë tek shtëpia e gjyshërve në Tiranë. Për të ka qenë e pabesueshme gjithçka që ka ndodhur dhe ende nuk arrin ta besojë se mamaja e saj dhe vëllai nuk janë më me të. Mes lotësh Megi tregon se ajo ishte shumë e lidhur me të dhe gjithë ëndërrat që kishin menduar t’i realizonin së bashku u prenë në mes. Ajo nuk e beson dot se ku e gjen forcën, por pavarësisht dhimbjes thotë se do t’i çojë deri në fund amanetet e saj.

Çfarë mund të them.. Gjëja e parë që mund të them është se sinqerisht nuk e mendoja veten që do të isha kaq e fortë, sepse të humbësh mamin dhe vëllain është e paimagjinueshme. Unë domethënë gjatë gjithë kohës ngrihem në mëngjes, edhe kur fle gjumë, çdo natë dhe çdo ditë puth fotografitë e tyre dhe rri me shpresën se ata do kthehen, nuk e di nuk më besohet..

Nuk e beson dot që ka ndodhur?

Nuk e besoja dot.. Nuk më besohet sepse mënyra si ka ndodhur ka qenë.. Ku di unë, më duket ëndërr, sot për nesër. Unë një ditë më përpara u takova me të dhe..

Ishe tek gjyshi në Tiranë?

Po, unë të dielën ika për në Tiranë dhe hera e fundit që e takova mamin ka qenë të dielën.. Nuk e di..

Dha ato porositë e zakonshme, besoj si çdo nënë?

Po.. S’e di por më ka marrë shumë malli, nuk kam lot, nuk di çfarë të them tjetër… Më ka marrë shumë malli për mamin, nuk di çfarë të them për Zotin. Kishim shumë ëndrra bashkë, ishim shumë të lidhura, më duket sikur nuk do di me kë të shprehem. Kam qenë shumë e lidhur me mamin, çdo gjë ja tregoja asaj.. Nuk di çfarë të them. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Jo se është mami im, por ishte e tillë, siç kishte emrin ishte dhe vetë.. Mira dhe ashtu ishte e mirë..”

Kishit plane të vinit në Tiranë?

Shumë.. “

Ti studion për..?

“Gjuhë të huaja, anglisht“.

Ndërkohë Sardi mbaronte gjimnazin?

Sardi mbaronte gjimnazin, dhe ishim gjatë gjithë kohës çfarë do vishnim për maturë, çfarë makine do marrim. Sikur janë gjithë maturantët, adoleshentët. Nuk e di.. Shpirtin e saj e kam brenda vetes, ma jep gjithë këtë forcë, siç ishte mami në të vërtetë e fortë, sypatrembur. Ajo deri në momentin e fundit i ka ndenjur afër vëllait..  Nuk e di.. Sa meqë gjithë atë tmerr që kanë parë këta, ka shkuar duke e zgjuar vëllain qetësisht. Thjesht për të mos e trembur. Kam shumë nevojë për mamin, por çfarë të bëj. Nuk di çfarë të them tjetër. Shyqyr që kam babin të paktën, kam një prind, kam diku ku mund ta gjej një mundësi të paktën prindërore. Pavarësisht se unë kam shumë teze, dajo, njerëz plot, që s’më lenë kurrë vetëm. Kam një teze që ngjan shumë me mamin dhe çmallem duke e parë atë.”

Po ti normale do ta vazhdosh shkollën, jetën, dhe do bësh atë që ke planifikuar me mamin?

Po vetëm për mamin, vetëm për atë dua të bëhem e fortë dhe çuditërisht jam kaq e fortë. Thashë vetëm ajo ma jep forcën bashkë me vëllain, nuk e kisha imagjinuar veten kaq të fortë sinqerisht. Ama vetëm di të them diçka që amanetet e saj do i çoj deri në fund..”

Dhe një ndër to kush është?

Një ndër to ishte të më shihte mua të kompletuar domethënë, me punë , me gjithçka, sikur unë e kisha nisur, me shkollën me studimet. Sikur çdo prind për fëmijët e tij domethënë”. Marrë nga tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet megi cuku tragjedia e 26 nentorit 2019 megi cuku tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet