Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LEZHË– Një 28-vjeçar me iniciale P.D., nga Lezha është arrestuar pasi hodhi një granatë në oborrin e vjehrrut të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, pasi bashkëshortja e 28-vjeçarit ishte kthyer të jetonte me prindërit e saj.
I riu nga Lezha e dhunonte bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit e kishte denoncuar në Polici duke u pajisur edhe me një urdhër-mbrojtje. Mesa duket për shkak të denoncimit të saj, i riu ka vendosur që t’u hedhë një granatë në oborrin e shtëpisë.
Fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer në momentin që është hedhur dhe është pikasur nga banorët e shtëpisë. Menjëherë kanë njoftuar në Polici, për të bërë më pas shpërthimin e granatës nga ekspertët xhenier të RENEA-s.
Njoftimi i plotë:
Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive por nuk ka shpërthyer
Falë veprimeve të shpejta dhe me metoda proaktive është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin P.D. vjeç 28, banues në Mirditë. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas , të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Në qytet janë ndezur dritat e festave të fundvitit duke u munduar disi që të hedhin pas atë çka ndodhi më 26 nëntor.Marrë nga Top Channel T...
VLORË– Ditën e sotme u ekstradua nga Italia 32-vjeçarit, Ergest Avdiu, i cili është një prej të akuzuarve kryesorë për vrasjen e biznesmenit V...
TIRANË– Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng 23-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, Davor Velefskin. Operacioni “Lake” i kryer ...
DURRËS– Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela ka premtuar se shkelësit do të mbajnë përgjegjësi maksimale për pasojat e shkaktuara nag tër...
TIRANË– Ergest Avdiu, 32-vjeç, është ekstraduar nga Italia pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj një vit më parë n...
TIRANË- Ish-kryeprokurorja Arta Marku i ka dorëzuar ditën e djeshme detyrën Olsian Çelës, të cilin ajo e ka pasur edhe shok klase.Mësohet se menjëhe...
DURRËS– Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mashtroi qytetarët me qëllim përfitimin e ndihma që ata do të jepnin për të prekurit e ...
TIRANË– Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar vetëm pak minuta para mesnate në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Bra...
DURRËS– Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të...