LIVE UPDATES
Ekonomi

“Burri filloi të qajë, ajo deshi t’më mbyste djalin”, nusja denoncon dhunën nga vjehrra, ndërhyn live kunati

30 Shtator 2019, 13:03 Nga DOSJA
“Burri filloi të qajë, ajo deshi t’më mbyste

TIRANË- Marrëdhëniet familjare shpesh herë janë problematike, të shumta janë rastet kur situatat të caktuara i çojnë pjesëtarët e saj drejt dhunës. Kështu është edhe historia që një grua 40-vjeçare nga Bulqiza që e rrëfeu sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24.

Nëna e tre fëmijëve e frikësuar hap zemrën, pasi prej vitesh ajo thotë se është dhunuar dhe është përzënë nga banesa nga vjehrra e saj. Ishte viti 2003 kur gruaja dhe bashkëshorti i saj e morën nënën e tij për të jetuar në banesë me ta, pasi djali i madh dhe nusja e tij e kishin dhunuar të moshuarën, duke i thyer brinjët.

Gruaja rrëfen se u deshën muaj të tërë që nëna e bashkëshortit të rikuperohej në aspektin shëndetësor. Por pas disa muajsh vjehrra dhe djali i madh arritën të bisedonin dhe të pajtoheshin. Vjehrra vendosi të rikthehej sërish në shtëpinë e tij. Pas kësaj periudhe, 40-vjeçarja rrëfen se ajo e nxori nga shtëpia atë, djalin dhe fëmijët. Sot familja jeton në një banesë me qira por nëna e tre fëmijëve rrëfen se vjehrra vazhdimisht e kërcënon, madje se e ka goditur edhe me thikë. Gruaja rrëfen se i është drejtuar disa herë Policisë por sipas saj kjo e fundit nuk ka arritur të zgjidh këtë situatë. Nusja bën apel për ndihmë pasi ndjehet e rrezikuar nga vjehrra

“Në një rast lajmërova policinë se ishte duke më mbytur vjehrra çunin e madh. E thërrisnin kopil. Çuni i madh ishte gati ta qëllonte vjehrrën me sëpatë, por e ndaloi djali tjetër, erdhi policia dhe e sqarova si kishte ndodhur historia. Ajo i jep shishen me raki burrit, unë nuk dua ta bëj këtë gjë”, tregoi sherrin e fundit 40-vjeçarja.

Ajo tregoi edhe si ishte njohur me burrin dhe kishte pranuar. “Burrin nuk e pashë fare para fejesë, herën e parë e pashë kur u prenë nishanet. Kur e pashë burrin, s’doja fare ta merrja, pas 1 muaji doja të largohesha, e pashë që nuk ishte i aftë për asgjë dhe i dhashë kunatit valixhen mbrapsht. Babi im me tha ‘mos më fut në sherr me njerëzit’.
Ishin xhelozë familja e tyre për mua, nuk i donin çunat e mi, që kur linda nuk më donin më. Me burrin vetëm për vetëm shkojmë mirë bashkë. Vjehrra i thotë: ‘o djalë ty të kanë bërë magji, kjo del natën dhe shkon më të tjerë’. Vjehrrën e rrahu djali tjetër unë i kam bërë shërbim. Sa u shërua filloi me kunatën fliste kundër meje, çfarë s’më kanë thënë e çfarë s’më kanë bërë
policia e Bulqizës kur shkoja me shenja nuk më merrte fare në konsideratë”, tregoi gruaja.

Në emision erdhi dhe zëri i kunatit të saj, i cili dha një version tjetër të ngjarjeve dhe rrethanave.

“Unë s’kam asnjë lidhje me të. Një njeri që të rrahë dhe torturojë nënën ca lidhje do kesh me të. Ajo në shtëpi të vetën, unë në shtëpinë time. S’kam asnjë lidhje me të. Edhe ti po të ishe s’do kishe lidhje me të. Ajo është në shtëpinë e vet, nuk kam punë fare me të. Nëna ime e ka mbajtur atë, jo ajo nënën time. Unë nënën time e mbaj si zonjë, nuk ka shans ta dhunojë. Ajo aty i tregon gjërat si do ajo. Unë nënën e mora se ajo e nxori në rrugë. Me kunatën dhe vëllain s’kemi asnjë marrëdhënie jetojnë veçmas. Ajo e ka rrahur më parë nënën time, tani nuk ka shans ta rrahë më. Vëllai është në shtëpinë e vet unë në timen, nuk ka asnjë lidhje më me mua. Para 1 viti e gjysmë e kam gjetur që ajo po rrihte nënën dhe unë e kam gjuajtur atë në nerva e sipër. Nëna ime do ta ndihmojë vëllain se ai nuk është normal, kjo është derr nuk është njeri, që kur ka hyrë në familjen tonë na ka shkatërruar familjen. Ajo është bërë sebep që ka ndarë edhe vajzën time nga i shoqi. Vajza ime ishte e martuar me nipin e saj.
Nëna ime është e vjetër, nuk ka mundësi t’i bëjë asaj presion. Ajo është me të meta mendore. Unë kaloj mirë me familjen time, nuk kam punë fare me të. As ajo dhe as vëllai im nuk ka qenë asnjëherë normal, kanë të dy probleme. Një njeri si ajo që rreh nënën dhe torturon edhe burrin, s’mund të jetë normal”, deklaroi kunati i 40-vjeçares.

Nga ana tjetër gruaja në studio tha se i kunati i kishte thënë ‘k***”. Por kjo gjë është mohuar nga personi në fjalë.

Nëna ime do të rrijë me djalin e vogël, por shtëpia që rri ajo nuk është e saj. pyete pak e kujt është shtëpia ku jeton ajo, kush e ka ndërtuar?”, tha kunati Ndërsa 40-vjeçarja tha se ka bërë vetë shtëpinë dhe kunati me vjehrrën i kanë nxjerrë jashtë. “Unë me djersën time e kam bërë. Ti mbajte shtëpinë, neve na nxore përjashta. I thua vëllait tënd që është sakat dhe që gruan e ka k***”, tha gruaja.

Nga ana tjetër kunati pranoi që nuk flet me vëllain e tij dhe se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie por se është i gatshëm t’i japë pjesën që iu takon të pronës.

Marrë nga Ballkan web

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale me zemer te hapur nusja denoncon vjehrren me zemer te hapur nusja denoncon vjehrren

Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Shtator 2019, 14:50

200 VIP-at e 2018, viti i koncesioneve

TIRANË- Risk pothuajse zero, fitim i garantuar, ndoshta dhe dyshifror, për më shumë se një dekadë. Tingëllon si ideale, por në vendin më të varfër të Europ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës