LIVE UPDATES
Aktualitet

“B*tha, fjala më e rëndësishme e gjuhës shqipe”, analiza e shkrimtarit që të lë me gojë hapur

8 Gusht 2019, 10:10 Nga DOSJA
“B*tha, fjala më e rëndësishme e gjuhës shqipe”,

Tiranë- Shkrimtari dhe publicisti Arben Kallamata ka bërë një shkrim për gjuhën shqipe. Ai ka theksuar se një nga fjalët më të rëndësishme dhe më të vyera të gjuhës shqipe është fjala b*thë.

“Duke lënë mënjanë delikatesën dhe etiketën e panevojshme, studimi i b*thës dhe nuancave të saj, përvetësimi i bashkërendimeve të saj idiomatike të bind se ajo jo vetëm që duhet nxjerrë nga pozicioni i panevojshëm dhe arbitrarisht i diktuar si tabu, por edhe të ngrihet në lartësinë e fjalëve më të vyera të gjuhës.”. shprehet ai.

SHKRIMI I PLOTË:

Metoda më e efektshme për t’iu mësuar të huajve gjuhën shqipe është duke nisur nga fjalët themelore për komunikim, ato që përmbajnë thelbin e leksikut dhe të psikikës shqipe. Ndër këto fjalë veçohet si më e rëndësishmja, por edhe më e vështira për t’u kuptuar, bytha.

Duke lënë mënjanë delikatesën dhe etiketën e panevojshme, studimi i bythës dhe nuancave të saj, përvetësimi i bashkërendimeve të saj idiomatike të bind se ajo jo vetëm që duhet nxjerrë nga pozicioni i panevojshëm dhe arbitrarisht i diktuar si tabu, por edhe të ngrihet në lartësinë e fjalëve më të vyera të gjuhës.

Bytha përdoret për të shprehur aftësi intelektuale, gjendje emocionale, status shoqëror, cilësi morale e mundësi fizike të pakufizuara. Për shembull për një njeri që e di veten më të zotin nga ç’është në të vërtetë, themi që është bythë e zgjuar ose i zgjuari i bythës.  Nëse ai kërkon të përfitojë më shumë se i takon dhe ne jemi në gjendje t’ia kuptojmë qëllimin e të mos e lemë ta arrijë, themi i di bytha, ndërsa kur është i pangopur me ato që kërkon e quajmë bythëmadh.

Ndoshta kjo të bën të mendosh që bytha shpreh mungesë aftësish, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Sepse, kur duhet zotësi për të bërë një punë të vështirë, qoftë mendore, qoftë fizike, thuhet do bythë ajo punë. Pra po s’pate bythë nuk je i zotiBytha është zotësi, apo jo? Edhe po, edhe jo. Sepse, nga ana tjetër, kur e bën diçka më bythëdomethënë që e bën keq. Pra bytha është edhe aftësi, edhe paaftësi. Prisni pak. Kur e bën diçka me bythë mund të ketë edhe kuptimin që e bën shumë kollaj. Për shembull në fjalinë: Punën e ministrit, mo? Unë e bëj me bythë. Në kuptimin që e bëj kollaj fare, pa u menduar. E njëjta fjalë, e njëjta shprehje, ka disa kuptime të kundërt me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, bytha është sinonim me kurajon, guximin, forcën morale dhe intelektuale. Një njeri pa këto cilësi s’ka bythë, ose s’ia mban bytha – nga ku del edhe se bytha ka kapacitet mbajtës. Siç ka edhe kapacitet ndenjës kur themi s’ka bythë ku të rrijë për diçka që nuk durohet.

Më një fjalë, bytha është element i domosdoshëm për të cilin duhet të kujdesemi ta mbajmë sa më të shëndetshëm. Prej këtej del edhe urimi shëndet e bythë të forta, një nga rastet e rralla kur bythës i referohet në numrin shumës.

Ca njerëz kanë qëlluar pa fat në këtë drejtim, sepse e kanë bythën e butë, jo të fortë. Këta quhen bythëpambuk, në kuptimin që s’janë mësuar me vështirësi. Pra, bythë e fortë, është mirë, bythë e butë, si pambuk, është keq.

Më e mira fare është që bythën ta kesh të fortë e të mprehtë duke synuar që të arrish diçka thuajse të papërfytyrueshme, siç mund të jetë prerja e spangos, ose të paktën e fijes së perit. Kjo, më tepër se sa forcë, kërkon taktikë, zgjuarsi dhe imagjinatë. Po i pate, atëherë ta pret bytha spangon. Por kujdes në mprehjen e bythës, sepse ka raste kur mbetesh pa bythë fare, sado që të përpiqesh ta ushqesh, duke u kthyer në një nga ata njerëz që, ha e ha e bythë s’ka.

Bytha është organ shumë i ndërlikuar.  Ajo përdoret edhe për të folur, edhe për të dëgjuar. Kur dëgjon me bythë nuk para ja vë veshin atyre që fliten. Kjo ndoshta edhe ngaqë tjetri po flet me bythë, domethënë po ia fut kot, ose po flet shumë, pra bën dërr-dërr si bytha e Zdërres ose është bytha e Zdërres. Nuk është zbuluar ende kush ka qënë Zdërrja dhe pse i është bërë bytha aq e famshme.

Ca njerëz bëhen aq të mërzitshëm sa që të çajnë bythën, megjithëse ti e ke në dorë vetë të mos e çash bythën duke u bërë tip bythmosçarës, që është shqipërimi i fjalës indiferent. Dhe, meqë ra fjala, bytha mund të çahet ose mund thjesht të plaset, por kur nuk ndodh asnjë nga këto kuptimi është i njëjtë – nuk çan bythë, ose nuk i plas bytha.

Bytha mund të griset ose të rripet, po kujdes se po të ndodhi ndonjë nga keto, pra po u katandise bythëgrisur ose bythërrjepur, atëherë do ta kesh punën keq se do kesh mbetur pa brekë në bythë. Kjo iu ndodh të gjithë atyre që shpenzojnë pa u menduar dhe i bëjnë paratë bythë, aq sa s’kanë të hanë, ose siç thonë andej nga Korça, iu zë bytha pezhishka. Megjithatë, të qënit pa brekë në bythë nuk është njëlloj si të qënit bythëzbuluar. Ndërsa e para tregon varfëri, e dyta tregon pakujdesi për të fshehur diçka që nuk që të ta shohin apo ta marrin vesh të tjerët dhe që s’ka fare nevojë të jetë vetë bytha.

Duhet pasur kujdes me lëvizjet e bythës. Pavarësisht se dikush mund të të nxisë të lëvizësh bythën, domethënë të fillosh të punosh, po u binde mund të bëhesh bythëlëvizur, i paduruar, zevzek. Dhe po u cilësove si bythëlëvizur mund të dalë që ke probleme karakteri dhe nuk i përmbahesh fjalës, ose si i thonë ndryshe, e dredh bythënsa andej këndej. Prandaj është më mirë që ta mbash bythën drejt.

Eshtë interesant se si Shqipëria, një bythë vend, ka kaq shumë shprehje me bythë. Ne rrijmë të gjithë bythë më bythë, ngjeshur me njëri-tjetrin dhe vrasim mendjen pse na ka rënë bytha në ujë, na ka zënë belaja. Ndoshta ngaqë ne vetë kërkojmë bythë viçi, domethënë kërkojmë gjëra të mëdha pa u munduar shumë, por edhe ngaqë secili prej nesh shikon bythën e vet, duke menduar që ta mbajmë të keqen larg bythës sonë. Ose ndoshta ngaqë politikanët i bëjne punët me bythë.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kallamata fjala më e rëndësishme e gjuhës shqipe arben kallamata fjala më e rëndësishme e gjuhës shqipe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës