LIVE UPDATES
Bota

Brexit: Barnier nuk është i sigurtë për gjasat e arritjes së një marrëveshjeje

2 Dhjetor 2020, 18:40 Nga DOSJA
Brexit: Barnier nuk është i sigurtë për gjasat e arritjes

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier e paralajmëroi Britaninë e Madhe të mërkurën se një marrëveshje duhet të arrihet deri në fund të kësaj jave. Francezi tha se 72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e negociatave gjatë një takimi me dyer të mbyllura të eurodeputetëve.

“Unë sinqerisht nuk e di nëse mund të arrijmë një marrëveshje,” tha Barnieri, sipas një transkripti të takimit të marrë nga DW. “Orët dhe ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.”

Barnieri i informoi si ambasadorët e BE ashtu edhe parlamentarët pas 28 ditësh rresht bisedimesh. David McAllister, një eurodeputet nga kristiandemokratët e kancelares gjermane Angela Merkel, tha: “Ne jemi nën presion kohor”.

Brexiti ka pasoja

Takimi erdhi pasi disa diplomatë shprehën shqetësimin se ekipi negociator i Barnierit mund t’i ofrojë qeverisë britanike shumë kompromise. Por Barnieri i kundërshtoi raportet e mediave se ai ishte tepër i butë në bisedime.

“Ekziston një ndryshim objektiv midis një shteti anëtar dhe një shteti të tretë. Me këtë kemi të bëjmë me Brexitin. Ka pasoja.”

Zyrtarët e BE janë të shqetësuar se ofrimi Britanisë së Madhe një marrëveshje me tarifë zero, me kuotë zero pa një angazhim për standardet minimale do të minonte tregun e vetëm të bllokut.

Barnieri dhe homologu i tij britanik, David Frost, kanë qenë në mosmarrëveshje për muaj për çështje kryesore, që përfshijnë rregulla të padrejta për konkurrencën, mbikqyrjen e çdo marrëveshjeje të ardhshme dhe për të drejtat e peshkimit.

Diplomatët e BE i thanë DW se kishte pasur “ca përparime” për këto çështje, por se “një marrëveshje varet nga ekuilibri”.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se ekipi britanik ishte “duke negociuar në mënyrë konstruktive” me Barnierin.

“Por do të kërkojë vullnet politik dhe frymë krijuese nga ana e tyre, po të duam të arrijmë një marrëveshje,” tha zëdhënësi.

Të dyja ekipet negociuese kanë qenë të mbyllura në negociata intensive në katër ditët e fundit, në një përpjekje tjetër për të kapërcyer bllokimin.

Bisedimet do të vazhdojnë deri në fund të javës kur Barnieri dhe zyrtarët e Komisionit Evropian do të rishikojnë edhe një herë përparimin.

Një Brexit pa marrëveshje do të thotë që Britania e Madhe dhe BE duhet të bazohen sërish në rregullat e vendosura për tregtinë ndërkombëtare nga Organizata Botërore e Tregtisë.

Kjo do të thotë që për mallrat e shitura do të ketë dogana dhe kontrolle shtesë doganore në portet kryesore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropën Veriore.

Një diplomat i BE i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Barnier nuk duhet të nënshkruajë një marrëveshje të nxituar, edhe nëse kjo do të thotë një periudhë tregtie pa një marrëveshje.

“Ekziston një shqetësim që për shkak të këtij presioni kohor ka një tundim për të nxituar,” tha diplomati pas një informimi nga negociatori Michel Barnier për të dërguarit e 27 vendeve anëtare në Bruksel. “Ne i thamë: mos e bëj këtë”.

Marrë nga:DW 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michel barnier michel barnier

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës