LIVE UPDATES
Bota

Zvogëlon prezencën në Siri, Rusia transferon asetet ushtarake drejt Afrikës

Moska duket se ka tërhequr një sasi të madhe të pajisjeve ushtarake prej bazave në Siri, prej rrëzimit të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad - aleat për kohë të gjatë i Rusisë - më 8 dhjetor.

24 Dhjetor 2024, 08:01 Nga M.B
Zvogëlon prezencën në Siri, Rusia transferon asetet ushtarake
Foto ilustruese

RUSIA- Rusia është duke zvogëluar praninë ushtarake në Siri, dhe po transferon disa asete prej këtij shteti të Lindjes së Mesme për në Afrikë, tregojnë imazhet satelitore të analizuara nga Radio Evropa e Lirë. Moska duket se ka tërhequr një sasi të madhe të pajisjeve ushtarake prej bazave në Siri, prej rrëzimit të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad - aleat për kohë të gjatë i Rusisë - më 8 dhjetor. Duke pasur parasysh mundësitë e humbjes së bazës ajrore që ka në Hmeimim, dhe asaj detare në Tartus, Rusia duket se po rrit prezencën në Libi, Mali dhe Sudan.

Mirëpo, ekspertët besojnë se shtetet afrikane nuk përbëjnë alternativa praktike. Prapëseprapë, imazhet satelitore sugjerojnë se Rusia është duke transferuar disa asete ushtarake prej Sirisë për në Afrikë. Humbja e bazave ushtarake në Siri do të përbënte pengesë të madhe strategjike për Rusinë, e cila i ka përdorur këto hapësira për të shpërfaqur ndikim dhe forcë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Moska ka thënë se është ende në negociata me Qeverinë e re në Damask për të ardhmen e bazave ushtarake në Siri. Mirëpo, ekspertët vlerësojnë se lëvizjet e pajisjeve ushtarake ruse sugjerojnë se Moska po përgatitet për tërheqje të pjesshme apo të plotë prej Sirisë. Rusia ka disa baza në Afrikë, përfshirë ato në Libi, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudan. Ekspertët besojnë se lëvizja e pajisjeve ushtarake prej Rusisë apo Sirisë për në Afrikë, do të jetë e kushtueshme.

“Për të kryer operacione të rëndësishme, Rusia do të duhet të paguajë shumë para. Si për flotën ajrore, ashtu edhe për atë detare”, ka thënë Roland Marchal nga Instituti i Parisit për Studime Politike.

Do të jetë më e vështirë që aeroplanët për mallra të nisen prej Rusisë në Afrikë, të mbushur me armë të rënda. Rifurnizimi i aeroplanit me kerozinë përbën sfidë të konsiderueshme. Dhe e gjithë kjo mund të ndodhë vetëm nëse Turqia – rivale rajonale - ia mundëson Rusisë fluturimet nëpër territorin e vet. Pavarësisht të gjitha kostove, Rusia duket se ka nisur të dërgojë asete ushtarake prej Sirisë për në Mali dhe Libi, vend ku janë të stacionuar 1.200 mercenarë rusë.

Imazhet satelitore tregojnë për aktivitete në rritje të Rusisë në bazën e vet detare në Sudan. Moska e ka nënshkruar një marrëveshje për hapjen e një baze ushtarake në këtë vend afrikan, në brigjet e Detit të Kuq, më 2019. Është e paqartë nëse kjo bazë detare është plotësisht operacionale. Analizimet e fluturimeve tregojnë se Moska po dërgon aeroplanë mallrash në Libi, disa të nisur prej Sirisë e disa tjerë prej Rusisë.

Në javët e fundit është regjistruar trafik më i dendur sesa zakonisht në mes të Rusisë dhe Libisë, ndonëse është e paqartë se çfarë aeroplanësh janë transportuar. Një aeroplan rus Ilyshin Il-76 – aeroplan për mallra të rënda – është nisur nga Rusia për në Libi, më 12 dhjetor, është kthyer në Rusi një ditë më vonë, dhe menjëherë është kthyer mbrapsht në Libi, sipas të dhënave zyrtare. Të dhënat publike për fluturimet e 16 dhjetorit tregojnë se një aeroplan Ilyshin Il-76 ka fluturuar nga Rusia, prej bazës ushtarake të Moskës, për në Bamako në Mali.

Aeroplani është kthyer në Rusi të nesërmen. Aeroplanët e mallrave, që kanë udhëtuar nga Rusia për në Libi, e kanë shfrytëzuar hapësirën ajrore të Turqisë, vend anëtar i NATO-s. Instituti për Studime të Luftës – me bazë në Uashington – ka thënë më 12 dhjetor se sfidat logjistike të Rusisë për të arritur në Afrikë, “do të rrisin avantazhin politik të Turqisë mbi Rusinë”. Ky Institut e ka përmendur edhe “koston praktike të të mbështeturit të operacioneve ruse në Afrikë, nëse aeroplanët rusë të mallrave nuk do të mund të bëjnë ndalesë për t’u rifurnizuar për rrugën përpara”./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet