19 Shkurt 2023, 21:54
Nga F.M
Ditor Haliti
KOSOVË- Ditor Haliti, zëvendësdrejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha se katër punëtorët e pezulluar me vendim të komisionit disiplinor me 8 dhjetor të vitit 2022, pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, janë rikthyer në punë. I pyetur rreth akuzave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari, Haliti tha se nuk kanë pasur qasje në ato video, sepse janë marrë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Haliti tha në RTK se policia është duke i shqyrtuar ato, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë informatë nëse ka ndonjë regjistrim apo ndonjë fakt rreth asaj se kush i ka marr këto mostra.
“Ne i kemi kamerat të cilat e survejojnë hapësirat e IML-së duke përfshirë edhe ato të laboratorit, ato incizohen në serverët tanë të cilët janë marrë nga policia, dhe ne nuk i kemi parë, vetëm policia për momentin ka qasje në ato video dhe vetëm ata mund të thonë nëse ka diçka konkrete lidhur me këtë apo jo,"- tha Haliti.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016. Dehari ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i arrestuar bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të kësaj lëvizje, nën akuzat se kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës. Zyrtarisht u konstatua se ka bërë vetëvrasje, por Vetëvendosje pretendon se ka ndodhur e kundërta. Provat janë dërguar edhe në institute jashtë vendit, por nuk është arritur të konstatohet asgjë deri më tani.
Vetëm pak ditë më parë, Haki Abazi tha se është në dijeni të video-incizimeve të cilat, sipas tij, konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
ditor haliti haki abazi astrit dehari
Bota
19 Shkurt 2023, 21:49
F.M
Alicia Kearns
BRITANI E MADHE- Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republika Srpska në Kosovë, tha kryetarja e Komisio...
Bota
19 Shkurt 2023, 21:31
Ukrainë
UKRAINË- Ukraina ka goditur dhe rrëzuar të paktën gjashtë balona që fluturuan mbi Kiev të mërkurë...
Bota
19 Shkurt 2023, 21:26
F.M
Peshkopi David O'Connell
LOS ANXHELOS- Peshkopi David O'Connell, i lindur në Cork, në Los Anxhelos është vrarë. 69-vjeçari,...
Bota
19 Shkurt 2023, 21:08
F.M
Viza
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia i ka kërkuar Brukselit heqjen e tarifës prej 7 euro për të udhëtuar në zonat Shengen. N&eum...
Bota
19 Shkurt 2023, 20:11
F.M
Tollumbace
TURQI- Vullnetarët në Turqi kanë vendosur tollumbace të kuqe mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, ...
Bota
19 Shkurt 2023, 20:05
F.M
Jimmy Carter
SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do t'i japë fund trajtimit mjekësor dhe do të kthehet në shtëpinë e ...
Bota
19 Shkurt 2023, 19:58
F.M
Disneyland
KALIFORNIA- Një grua ka ndërruar jetë pasi dyshohet të ketë rënë një strukturë parkimi të Disn...
Bota
19 Shkurt 2023, 19:41
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se Kina po e shqyrtonte sigurimin ...
Bota
19 Shkurt 2023, 19:09
F.M
Karabinierët, natën
ITALI- Një burrë me shtetësi të huaj është gjetur i vrarë në Itali. Mësohet se t...
Bota
19 Shkurt 2023, 18:57
F.M
Kamioni
BULLGARI- Prokurorët bullgarë kanë akuzuar gjashtë persona për trafikim njerëzor pasi 18 afganë u gjet...