LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet për disa ditë/ Stendat e fushatave rivale përpiqen të ulin tensionet politike

Qarku Orange në Kaliforni është një zonë e fortë republikane në këtë shtet me shumicë demokrate. Republikanët Elvie dhe Eddie Pantig nuk e pëlqejnë stendën e kandidates demokrate Kamala Harris.

26 Tetor 2024, 21:51 Nga I.A

Zgjedhjet për disa ditë/ Stendat e fushatave rivale përpiqen

SHBA- Në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë pak çështje për të cilat janë dakord mbështetësit e demokrates Kamala Harris dhe ata të republikanit Donald Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot na sjell historinë e dy banorëve në Kaliforninë Jugore, që shesin mallra me mesazhe politike dhe punojnë bashkë për të ulur tensionet mes klientëve të stendave të tyre partiake.

Kur demokratja nga Kalifornia, Sandra Robbie pa një stendë që shiste materiale të fushatës së kandidatit republikan Donald Trump, ajo u mërzit nga mungesa e pranisë së partisë së saj në komunitet dhe vendosi të hapte një stendë për kandidaten Kamala Harris.

"Ne kemi filluar të flasim për bindjet tona politike vetëm kohët e fundit. Më parë i mbanim për vete dhe jetonim me respekt për njëri-tjetrin. Por kur zoti Trump doli në skenë, gjithçka ndryshoi. Politika u bë si një garë sportive”, thotë ajo.

Qarku Orange në Kaliforni është një zonë e fortë republikane në këtë shtet me shumicë demokrate. Republikanët Elvie dhe Eddie Pantig nuk e pëlqejnë stendën e kandidates demokrate Kamala Harris.

"Nuk e duam këtë stendë këtu afër nesh, sepse qarku Orange supozohet të jetë republikan. Jo kaq afër njëri-tjetrit. Ndoshta në një cep tjetër, të ndarë, por jo së bashku", thotë Elvie Pantig.

Steve Lawrence, që shet mallra të fushatës së zotit Trump, thotë se në fillim kishte pak tension me demokraten Sandra Robbie, por përfundimisht ata ranë dakord të ndanin hapësirën.

"Nuk ka asnjë arsye që ne të mos jemi në gjendje ta shfrytëzojmë së bashku këtë hapësirë. Ne kemi mendime të ndryshme mbi çështjet politike, por nuk kemi nevojë që urrejtja të hyjë në pikëpamjet politike të partive tona. Ne mund të bashkëjetojmë pa patur nevojë të sillemi keq me njëri-tjetrit”, thotë ai.

Demokratja Susan Johnson thotë se të kesh dy stenda krah për krah është një ide e mirë.

"Mendoj se kjo është një gjë vërtet e zgjuar. Nëse njerëzit flasin me njëri-tjetrin, ata mund të gjejnë më shumë gjëra të përbashkëta”, thotë ajo.

Republikani Zaid Habaibeh thotë se stendat tregojnë se amerikanët mund të shkojnë mirë me njëri-tjetrin edhe kur nuk janë gjithmonë dakord për çështje të ndryshme.

"Kjo është liria, mund të shprehni mendimet tuaja dhe të flisni për atë që besoni. Unë ndjek rregullat e demokracisë në këtë vend. Ndërkohë, edhe pala tjetër mund të bëjë të njëjtën gjë”, thotë ai.

Demokratja Sandra Robbie dhe republikani Steve Lawrence thonë se janë bërë miq gjatë muajve të fundit dhe kujdesen për sigurinë e njëri-tjetrit. Ata thonë se shenja e tyre "Ju lutemi tregoni mirësjellje" ndihmon në uljen e tensioneve politike mes klientëve të tyre./VOA

donald trump kamala harris

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale