LIVE UPDATES
Bota

Disa hapa praktikë për luftimin e trendëve të rrezikshëm nga TikTok-u

Sipas saj, në të gjitha shkollat e komunës janë mbajtur edhe mbledhje urgjente të mësimdhënësve dhe stafit drejtues, bashkë me prindërit e nxënësve. Të pranishëm kanë qenë, po ashtu, edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

26 Tetor 2024, 17:31 Nga I.A
Disa hapa praktikë për luftimin e trendëve të
TikTok

TIRANË- Në shoqërinë e sotme, të ndikuar nga mediat sociale, joshja nga tendencat në internet mund të çojë shpesh edhe në veprime me pasoja të rrezikshme. Gjatë muajit të fundit, së paku në dy komuna të Kosovës - Kamenicë dhe Gjakovë - nxënës të disa shkollave fillore, të frymëzuar nga disa video në TikTok, janë vetëlënduar.

Për raste të ngjashme, Radio Evropa e Lirë ka raportuar edhe në qershor - atëkohë në shkolla të Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

“Këto raste nuk do të kalojnë vetvetiu, nëse nuk adresohen”, thotë psikologu Aliriza Arënliu.

Në Gjakovë, nxënësve u është ndaluar përdorimi i telefonave në shkollë, thotë për Radion Evropa e Lirë Eranda Kumnova - Baçi, udhëheqëse e Drejtorisë për Arsim në këtë komunë.

Sipas saj, në të gjitha shkollat e komunës janë mbajtur edhe mbledhje urgjente të mësimdhënësve dhe stafit drejtues, bashkë me prindërit e nxënësve. Të pranishëm kanë qenë, po ashtu, edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“... për të biseduar me prindër dhe për t’iu thënë që të kenë kontroll të shtuar te fëmijët dhe përdorimi i rrjeteve sociale nga ta. Ne e dimë që filli i kësaj ‘loje’ ka nisur nga rrjetet sociale”, thotë Kumnova - Baçi.

Sipas saj, bëhet fjalë për së paku 22 nxënës të vetëlënduar në disa shkolla fillore të Gjakovës, më herët këtë muaj.

“Nga ekzaminimet mjekësore, ka raste që janë vetëlënduar vetëm në duar, por ka raste që janë vetëlënduar edhe në pjesë të tjera të trupit”, thotë ajo.

Në Kamenicë, prindërit e nxënësve filloristë janë thirrur, po ashtu, në mbledhje.

Udhëheqësi i Drejtorisë për Arsim në këtë komunë, Afrim Dervishi, thotë se “lojërat e rrezikshme” të nxënësve në internet, kanë ndezur alarmin.

“Ka qenë një lloj gare, përmes së cilës ata kanë dashur të provojnë se cili mund të rrijë më gjatë pa marrë frymë”, tregon Dervishi, duke shtuar se në këtë lloj sfide, kanë marrë pjesë rreth 20 nxënës.

“Roli dhe funksioni që mund të kryejnë prindërit për t’i eliminuar këto fenomene, janë të pashmangshëm”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje të bjerë në kontakt me prindër të ndonjë fëmije të vetëlënduar, por pa sukses.

Kumnova - Baçi dhe Dervishi thonë se masat e ndërmarra prej tyre, janë në përputhje me Udhëzimin Administrativ: Edukimi për mbrojtjen e fëmijës.

I hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), ky udhëzim ka hyrë në fuqi në gusht të këtij viti.

Qëllimi i këtij udhëzimi thuhet se është “përcaktimi i roleve, organizimit, funksionimit, bashkëpunimit, detyrave dhe përgjegjësive për të gjitha institucionet edukative-arsimore dhe aftësuese në edukimin për mbrojtjen e fëmijës”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për efektivitetin e këtij udhëzimi, MASHTI tha se, aktualisht, stafi i kësaj ministrie është duke mbajtur seanca informuese me komunat, në lidhje me mënyrën se si të zbatohen dokumentet në fuqi.

“Deri tani janë realizuar seancat në: Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Klinë, Prishtinë, Lipjan, Shtime dhe do të vazhdojmë këto ditë edhe në komunat: Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Kamenicë, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Istog, Gjilan, derisa t’i mbulojmë të gjitha”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Aty, po ashtu, theksohet se përmes edukimit për mbrojtje, synohet aftësimi i fëmijëve dhe nxënësve “për sjelljet e mira e të shëndosha, në çdo nivel e rrethanë, si dhe shmangia nga konfliktet, rreziqet, si ato virtuale dhe reale”.

MASHTI, më herët, ka hartuar edhe pakon e udhëzuesve “Udhëtimi nëpër internet” për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, e cila ofron “alternativa të përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme”.

Së voni, kjo ministri ka bërë të ditur se ka ndarë edhe buxhet për më shumë se 500 pozita të reja për psikologë, pedagogë dhe staf mbështetës për shkollat në Kosovë.

Psikologu Arënliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se vetëm punësimi i psikologëve dhe pedagogëve nuk e zgjidh problemin e nxënësve që mund të jenë viktima të sfidave të rrezikshme nga rrjetet sociale.

“Njerëzit që punojnë në terren, kanë nevojë për programe, kanë nevojë për intervenime sistematike, kanë nevojë për trajnime. Kjo është ajo pjesa ku ne ngecim”, thotë Arënliu për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, është e domosdoshme që në shkolla të trajtohen edhe sfidat e shëndetit mendor, ndërsa kurikulat arsimore të përshtaten me nevojat e fëmijëve për edukim medial.

Alban Zeneli, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se Departamenti i Gazetarisë i këtij institucioni avokon që nga viti 2009 që lënda Edukimi për Median të bëhet e obligueshme në shkollat e Kosovës.

Sipas tij, udhëzuesit e MASHTI-t lidhur me përdorimin e internetit kanë më shumë të bëjnë me aspektin teknik të përdorimit të tij, sesa me të kuptuarit e rreziqeve që burojnë nga platformat e ndryshme.

“Këto gjëra mësohen në mënyrë specifike te Edukimi për Media... Do të ndihmonte që fëmijët që kalojnë nëpër proces të mësimit, të jenë të vetëdijshëm për përmbajtjet që shohin, të zhvillojnë mendim kritik për përmbajtjen dhe në të njëjtën kohë të mos bien pre e këtyre sfidave ose problemeve që i lëndojnë ata, jo vetëm në kuptimin fizik”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Për sociologun Jeton Brajshori, situatën duhet ta marrin në duar vetë prindërit - së paku derisa institucionet kompetente të gjejnë mekanizma efektivë për parandalimin e ndikimit të përmbajtjeve të dëmshme nga rrjetet sociale.

Sipas tij, kontrolli i shtuar i prindërve ndaj qasjes së fëmijëve në rrjete sociale dhe në internet në përgjithësi, nuk e dëmton të drejtën e tyre për privatësi.

“Unë u them të gjithë prindërve që fëmija nën moshën 18-vjeçare nuk ka nevojë të ketë privatësi strikte. Nuk po themi që ata të kontrollohen për çdo gjë, por të kemi shumë kujdes, çfarë shikojnë në TikTok, me kë shoqërohen...”, thotë Brajshori për Radion Evropa e Lirë.

Ai, madje, sugjeron që TikTok-u të largohet tërësisht nga telefonat e fëmijëve.

Mendim të ngjashëm shpreh edhe inxhinieri i teknologjisë në Kosovë, Ermal Sadiku.

Ai thotë se përmbajtjet e publikuara në TikTok janë më pak të kontrollueshme, në krahasim me rrjetet tjera sociale, të cilat kanë përdorim global.

Qasja e fëmijëve në këtë platformë e shton rrezikun që ata të ndikohen nga përmbajtjet e dëmshme, sipas tij.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpjegon se shumica e telefonave të mençur e kanë modulin e quajtur “kontrolli prindëror”, që u mundëson prindërve t’ua kufizojnë fëmijëve kohën në aplikacione të ndryshme në internet.

Por, përdorimi i këtij moduli, thotë Sadiku, është problematik për prindërit që nuk kanë njohuri mbi teknologjinë.

Ai sugjeron metodën që thotë se e praktikon vetë:

“Unë, personalisht, nuk i lejoj fëmijët e mi që të kenë një aplikacion të tillë të instaluar në telefon. Nuk është se kanë ndonjë përfitim, TikTok-u nuk ka përmbajtje edukative, shkencore... po flas për fëmijët”.

TikTok-u ka mbi 1.5 miliard përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën.

Llogaritet se rreth 25 për qind e tyre janë 10 deri në 19 vjeç. Në qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike, për shkak të, siç është thënë, rreziqeve kibernetike që paraqet kjo platformë. Kufizime ndaj kësaj platforme, për shkak të shqetësimeve për sigurinë, kanë vendosur edhe shtete të tjera në botë./REL

tiktok

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës