LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës, peng i frymës së dialogut

Autoritetet e Kosovës thonë se do të ofrojnë të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike në të katër komunat në veri të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të vendit, si dhe për kuvende komunale në Leposaviç dhe Zveçan, të cilat ishin shpallur të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar, janë shtyrë me vendimin e presidentes Vjosa Osmani, pas kërkesave të partnerëve perëndimorë.

2 Mars 2023, 18:08 Nga k.m.
Zgjedhjet në veri të Kosovës, peng i frymës së dialogut
Foto ilustruese

Në rast se Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – nuk merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, më 23 prill, për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, rezultati i zgjedhjeve mund të jetë legal, por me legjitimitet të kontestuar, vlerësojnë përfaqësues politikë të serbëve dhe njohës të proceseve zgjedhore dhe politike. Megjithatë, ata thonë se pritjet që Lista Serbe – e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – të marrë pjesë në zgjedhje janë reale, në dritën e zhvillimeve të fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, si dhe pajtimit në parim të palëve me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve.

Autoritetet e Kosovës thonë se do të ofrojnë të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike në të katër komunat në veri të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të vendit, si dhe për kuvende komunale në Leposaviç dhe Zveçan, të cilat ishin shpallur të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar, janë shtyrë me vendimin e presidentes Vjosa Osmani, pas kërkesave të partnerëve perëndimorë.

Asokohe, për zgjedhjet për kryetarë të komunave ishin certifikuar 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilave vetëm dy kandidatë ishin nga radhët e komunitetit serb. Gjithashtu, për garën për kuvendet komunale të Leposaviçit dhe Zveçanit ishin certifikuar 64 kandidatë nga tri subjekte politike. Lista Serbe kishte refuzuar të merrte pjesë në këto zgjedhje. Ky ishte paralajmërim se edhe votuesit serbë nuk do t’i përgjigjeshin pjesëmarrjes në votim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se tashmë ka caktuar afatet e aktiviteteve, si dhe ka miratuar planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit. Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, thotë se me vendimin e këtij institucioni, kandidatët e certifikuar më herët, “do të mund të konfirmohen nga subjektet politike për zgjedhjet e 23 prillit, pa pasur nevojë për aplikim nga fillimi”.

“Përveç procesit të konfirmimit të kandidaturave të certifikuara, KQZ-ja do të pranojë edhe aplikime të reja nga partitë politike, kandidatët e pavarur, iniciativat qytetare apo koalicionet”, thotë Elezi.

Ai shton se afati për paraqitjen e aplikimeve nga subjektet politike është nga data 9 mars e deri më 18 mars. Periudha e fushatës zgjedhore do të jetë nga 4 prill deri më 21 prill.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a do të angazhohet për të siguruar kushtet e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve të 23 prillit, si dhe atmosferën pozitive zgjedhore. Në një përgjigje me shkrim nga Zyra e kryeministrit të Kosovës thuhet se “institucionet përgjegjëse do të bëjnë krejt çka kërkohet që të ofrojnë dhe sigurojnë kushtet për mbajtje dhe mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira e demokratike në këto katër komuna”.

Ministri për komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, thotë se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje do të ishte sinjal për votuesit në komunat veriore të vendit se Beogradi zyrtar miraton daljen në zgjedhje. Dërgimi i një sinjali të tillë, sipas tij, do të nënkuptonte që Beogradi zyrtar e mbështetë qasjen pozitive ndaj dialogut në Bruksel dhe frymën e pajtimit që palët kanë shprehur lidhur me propozimin e BE-së për normalizim.

“Mendoj se Kosova nga ana e saj, e para së gjithash Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë bërë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të ketë zgjedhje demokratike. Në qoftë se ata nuk pranojnë – në këtë rast Lista Serbe – vetëm se do të dëshmojnë se janë këtu vetëm për t’i bllokuar proceset, për të penguar dhe në fakt nuk do t’i shfrytëzonin mekanizmat për demokratizim, por ata mekanizma do t’i shfrytëzonin për pengim”, thotë Rashiç.

Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje dhe ftesa ndaj votuesve serbë në veri të Kosovës që të jenë pjesë e procesit zgjedhor, sipas ministrit Rashiq, duhet të jetë më e pakta që Brukseli duhet të kërkojë dhe të presë nga Beogradi zyrtar. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Listës Serbe me pyetjen se a do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit dhe cilat janë kushtet e saj për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka kthyer përgjigje.

Çfarë thonë qytetarët serbë?

Disa qytetarë serbë të Mitrovicës së Veriut thonë se zhvillimet politike në veri të Kosovës, por edhe raportet Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut në Bruksel, do të përcaktojnë mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të 23 prillit. Miloradi thotë se fillimisht do të duhej që Kosova dhe Serbia të realizonin ato për të cilat janë pajtuar në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Do të doja që fillimisht gjithçka t’i kthehej normalitetit dhe më pas të shpallen zgjedhjet, në mënyrë që të vendoset ‘sundimi i ligjit’. Më pas të organizohen bisedime lokale normale dhe të shihet se për çfarë bëhet fjalë”, thotë ai.

Petari vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore do të varet nga dialogu ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe nga ajo se çfarë do të sjellë propozimi i BE-së për normalizim, për të cilin palët janë pajtuar.

“Mendoj se zgjedhjet do të mbahen. Mendoj se kjo është gjëja e parë që duhet të ndodhë, si dhe kthimi në institucionet e Kosovës, por edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin jemi duke e pritur tash e dhjetë vjet”, thekson Petar.

Pengesat që nuk tejkalohen pa marrëveshje

Miodrag Milliqeviç, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare, Aktiv, nga Mitrovica e Veriut, vlerëson se aktualisht nuk ekzistojnë të gjitha parakushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat e veriut të vendit. Sipas tij, tash për tash, Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ), nuk janë tërësisht funksionale, ndërkaq mbetet çështje e hapur qasja e qytetarëve në vendvotime, të cilat kryesisht janë në shkollat që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Tash për tash, sipas tij, nuk ekziston një qasje alternative për në vendvotime në rast se nuk arrihet një konsensus brenda korpusit serb dhe brenda Listës Serbe.

“Të paktën tash për tash, nuk ka kurrfarë sinjalesh që të flitet për pjesëmarrje në proces zgjedhor. Të paktën, jo derisa të mos formalizohet zyrtarisht marrëveshja e Brukselit, e cila, nëse asgjë tjetër, është sinjal pozitiv se marrëveshja, në një të ardhme të afërt do të nënshkruhet edhe formalisht”, thotë Milliçeviç.

Branimir Stojanoviç, politikan opozitar serb nga Graçanica, vlerëson se çështja e mbajtjes ose jo të zgjedhjeve nuk varet nga fakti se a ekzistojnë ose jo aktualisht kushtet teknike për mbajtjen e tyre. Sipas tij, nëse Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, atëherë, siç thotë ai “zgjedhje nuk do të ketë fare ose nuk do të ketë zgjedhje normale”.

“Unë sinqerisht shpresoj se, në kontekstin e bisedimeve që ishin në Bruksel, do të dërgohen porosi se do të arrihet stabilizimi politik dhe që Lista Serbe do të vendosë që të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo është mënyra e vetme që zgjedhjet mund të mbahen në mënyrë të rregullt, pa probleme dhe pa incidente. Në qoftë se ekziston pajtimi politik dhe vullneti i mirë, atëherë kushtet do të krijohen brenda një dite. Nuk ka të bëjë fare me çështje teknike. Është çështje e vendimit politik”, shpreh mendimin Stojanoviç.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson se shtyrja e zgjedhjeve nga dhjetori i vitit të kaluar për në prillin e sivjetmë, tregon se pavarësisht përgatitjeve teknike që mund t’i bëjë KQZ-ja, pa një marrëveshje politike në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të sigurohet pjesëmarrja në zgjedhje e Listës Serbe dhe e votuesve serbë.

“Vetë shtyrja e zgjedhjeve për një periudhë kohore, e cila korrespondon me datën kur parashihet që të ketë marrëveshje ndërmjet palëve, është mjaft indikative, si faktor që tregon se në fakt palët mund të jenë marrë vesh paraprakisht për këtë çështje ose të paktën ka pasur presion nga ana e faktorëve ndërkombëtarë mbi këtë çështje. Në këtë drejtim, unë besoj se vetë suksesi apo dështimi i procesit aktual negociator në Bruksel lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian, do të jetë përcaktues për mënyrën, kohën, e madje edhe për aspektet tjera teknike të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve”, vlerëson Cakolli.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri duke zhveshur uniformat e tyre pas dorëheqjes nga institucionet e Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave veriore u shpallën pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri, të gjithë nga Lista Serbe, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Dorëheqje dhanë edhe dhjetë deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, por që më pas, brenda afatit ligjor, ata u zëvendësuan nga nëntë deputetë të po këtij subjekti politik dhe një nga Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Serbët e veriut të Kosovës, në mënyrë kolektive braktisën pozitat e tyre edhe në institucionet tjera, duke përfshirë policinë dhe gjyqësorin./REL

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës