LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ DW: Berlini përgatitet për skenarin më të keq... një fitore të mundshme të Trump

Shumë politikanë gjermanë shpresojnë se Joe Biden do të rizgjidhet president. Por Berlini po përgatitet edhe për për skenarin më të keq - një fitore të mundshme të Trumpit.

18 Korrik 2024, 08:57 Nga r.ll
Zgjedhjet në SHBA/ DW: Berlini përgatitet për skenarin më
donald trump

SHBA-Pas atentatit ndaj Donald Trumpit dhe fotografisë me fuqie të madhe simbolike ku ai me fytyrë të gjakosur ngre grushtin pas sulmit, shumë vetë në SHBA mendojë se Trumpi tani është thuajse i pandalshëm. Edhe kongresi i Partisë Republikane që zhvillohet në Milwaukee të SHBA-së e konfirmoi mes duartrokitjesh të forta zyrtarisht Trumpin si kandidatin presidencial.

Edhe politikanët gjermanë besojnë - ose më mirë kanë frikë - se Trumpi do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Disa prej tyre nuk e kanë fshehur se nuk e pëlqejnë Trumpin. Në samitin e G7 në Itali në qershor, kancelari Olaf Scholz e bëri të qartë se ai do të preferonte që Joe Biden të zgjidhet sërish si president.

Eksperti për çëshjet transatlantike, Dominik Tolksdorf, nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme mendon se nuk është e mirë që politikanët gjermanë të mbajnë publikisht anë. "Të gjithë e dinë cili është rreziku," shprehet Tolksdorf për DW, "por në të njëjtën kohë politikanët gjermanë nuk kanë asnjë ndikim në fushatën zgjedhore në SHBA - ata duhet të jenë të përgatitur për një fitore të tij dhe është mirë të pëmbahen me retorika anti-Trump".

J.D. Vance: "Nuk më intereson çfarë ndodh me Ukrainën"

Shqetësim shkatoi në Gjermani edhe emërimi i J.D. Vance si kandidat për zëvendëspresident. Shefi i Konferencës së Sigurisë që mbahet çdo vit në Mynih, Christoph Heusgen i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Vance e kishte shprehur qartë pozicionin e tij në takimin e sivjetshëm në shkurt në Mynih: "SHBA do të vendosë prioritete të ndryshme në të ardhmen, Evropa duhet të kujdeset për mbrojtjen e saj dhe gjithashtu të marrë përsipër barrën kryesore të mbështetjes së Ukrainës që tani e mban SHBA.” Në një podcast në vitin 2022 Vance kishte thënë hapur  "Për mua nuk ka shumë rëndësi se çfarë ndodh me Ukrainën."

Po ashtu Vance ka bërë për Gjermaninë shumë deklarata që shumicës së politikanëve gjermanë ndoshta nuk do t'u pëlqejnë. Përveç ankesave të tij për përpjekjet e pamjaftueshme të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes, ai e ka quajtur "idiote" politikën energjetike të Gjermanisë. Lidhur me shtimin e përkrahjes për partinë e djathtë AfD, ai tha në një intervistë në shkurt se arsyeja është "rezistenca në rritje ndaj migrimit masiv" dhe se elitat evropiane nuk ua vënë veshin njerëzve të zakonshëm. Ashtu si edhe Trump-i, Vance është pro taksave të përgjithshme për importet për të mbrojtur industrinë e SHBA-së, gjë që do të kishte ndikim të madh sidomos në Gjermani, ekonomia e së cilës është e orientuar drejt eksportit.

Varësia e Gjermanisë dhe e Evropës nga SHBA-ja

Sipas ekspertit për çëshjet transatlantike, Dominik Tolksdorf, "Gjermania dhe Evropa janë sot shumë më "vulnerabël" sesa në vitin 2016, sepse Rusia kërcënon jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Evropën, dhe Evropa është ende shumë e varur nga SHBA-ja në aspektin e politikës së sigurisë”. Gjithësesi sipas tij sot  të paktën evropianët mund ta vlerësojnë Trump-in më mirë sesa në vitin 2016.

"Mënyra më e mirë që qeveria gjermane të përgatitet për një skenar të mundshëm të Trump-it është të zgjerojë mbështetjen për Ukrainën si dhe të përgatitet për të siguruar dhe organizuar shumë më tepër mbështetje në të ardhmen," mendon eksperti. Gjermania duhet të përgatitet se nga administrata e Trump-it mund të vijë një kërkesë e tipit: "Nëse doni të jeni të sigurt për mbështetjen tonë në NATO, ju evropianët duhet të provoni se jeni një partner i besueshëm, që do të thotë të investoni shumë më tepër vetë dhe të kontribuoni në mbrojtjen e përbashkët".

Berlini përgatitet për skenarin më të keq

Këtë herë Berlini do të jetë më i përgatitur. Michael Link, koordinator për bashkëpunimin transatlantik pranë Ministrisë së Jashtme, anëtarë të grupeve të ndryshme parlamentare në Bundestag dhe ambasadori gjerman në Uashington po marrin pjesë si vëzhgues në kongresin e Partisë Republikane amerikane në Milwaukee.

"Ne do të na duhet të punojmë me çdo president, sepse marrëdhëniet transatlantike nuk kanë të bëjnë me preferencat individuale, por me një konstante qendrore dhe të domosdoshme të politikës së jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë”, tha Link për mediat gjermane.

Qeveria gjermane ende shpreson që zgjedhjet do t'i fitojë Joe Biden apo ndonjë demokrat tjetër, nëse Biden tërhiqet nga gara. Por dyshimet për dobësinë e Bidenit po shtohen dhe Berlini kanë filluar të përgatiten për skenarin më të keq.

Çfarë do të ndryshonte për Gjermaninë nëse Trump-i zgjidhet president? Dominik Tolksdorf thotë: "Marrëdhëniet do të ftoheshin shumë, por ne duhet të kërkojmë ende mënyra për të ruajtuar marrëdhënie të arsyeshme konstruktive."/DW

zgjedhjet ne shba donald trump

Sondazh

Poll
Bota 18 Korrik 2024, 07:21 N.F

Presidenti Biden infektohet me Covid-19

Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua COVID-19 ndërsa ndodhej në një udhëtim në Las Vegas për të b&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet