LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Rumani: PSD drejt fitores, po trendi djathtist vazhdon

Në zgjedhjet parlamentare në Rumani socialdemokratët e PSD sërish janë forca kryesuese. Megjithatë do duhet të krijohen koalicione të reja. Arsyeja: forcimi i partive ekstremiste të djathta.

2 Dhjetor 2024, 08:05 Nga r.ll
Zgjedhjet në Rumani: PSD drejt fitores, po trendi djathtist vazhdon
foto ilustruese

BUKURESHT- Rumania përjeton një kthesë të fortë nga e djathta pas zgjedhjeve parlamentare të dielën (02.12.). Me shumë gjasa tre parti ekstremiste të djathta do të hyjnë në parlametin e ri, me rreth 30% të votave së bashku. Këto të dhëna bëhen të ditura pas numërimit të gati të gjitha votave, shkruan "tagesschau".

Shumicën e votave në kampin e djathtë i mori partia AUR me 17.9%. Kreu i saj, George Simion doli para përkrahësve pas publikimit të rezultateve të para. "Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush, këtu ose në shtëpi, që votuat trengjyrëshit dhe nuk i harruat paraardhësit."

PSD duhet të bëjë koalicione

Nëse forcat e krahut të djathtë do të vijnë në pushtet varet kryesisht nga partia socialdemokrate PSD. Ajo deri tani kryeson zgjedhjet me rreth 23,9 për qind të votave, pas numërimit të 90% të votave, ka njoftuar të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Reuters/Gjermani. Kryeministri i mëparshëm, Marcel Ciolacu është treguar i hapur ndaj forcave nacionaliste: "Rezultati i sotëm meriton vëmendjen tonë të plotë, sepse është një sinjal i rëndësishëm që rumunët po i dërgojnë klasës politike. Ne duhet të vazhdojmë të zhvillojmë vendin tonë me mjete evropiane duke ruajtur identitetin tonë, të ruajmë vlerat kombëtare dhe besimin tonë”.

PSD ka një zgjedhje: ajo mund të formojë një shumicë të rehatshme parlamentare si me partitë e djathta ashtu edhe me forcat pro-evropiane. Sabin Orcan, kryeredaktor i Newsweek, po vë bast se socialdemokratët gjithashtu do të shtyhen nga jashtë për të formuar një qeveri properëndimore: "Kam besim se familja politike evropiane dhe këshillat e mira përfundimisht do ta bëjnë PSD-në të kuptojë se një aleancë me të djathtën ekstreme dhe partitë e vogla ekstremiste do të çonte në zhdukjen e Partisë Socialdemokrate”

"Elektorat i djathtë në Rumani"

Që në zgjedhjet presidenciale në Rumani para një jave u rendit papritur në vendin e parë ekstremisti i djathtë pa parti, Calin Georgescu , një fanatik fetar që nderon Gardën e Hekurt, fashistët rumunë në periudhën mes Luftërave.

Zgjedhjet parlamentare tani tregojnë se votat e shumta për Georgescu-n nuk ishin të çuditshme, thotë politologu Cristian Pirvulescu: "Ka një elektorat të krahut të djathtë në Rumani. Ky elektorat nuk është i lidhur me një person të vetëm, siç besojnë disa njerëz. Ky është një elektorat me një sistem vlerash të ndërtuar me kalimin e kohës që favorizon një lloj të caktuar kandidati”./DW

zgjedhjet ne rumani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet