LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A mund të shihet G-20 si aleancë globale kundër urisë?

Brazili ia dorëzoi presidencën e G20 Afrikës së Jugut. Lufta kundër varfërisë globale e krizës klimatike mbetet gjithashtu e rëndësishme edhe presidencën afrikano-jugore.

2 Dhjetor 2024, 08:01 Nga r.ll
Analiza e DW: A mund të shihet G-20 si aleancë globale kundër
lideret e g20

BRUKSEL- A ka ende një emërues të përbashkët bashkësia ndërkombëtare? Lajmi i mirë është: po. Nisma e Aleancës Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë, e inicuar së fundmi në samitin e G20 është një shembull i tillë. Përfaqësuesit e qeverive nga vendet më të rëndësishme të industrializuara dhe në ekspansion u takuan në samitin në Rio de Zhaneiro nga 18 deri më 19 nëntor pikërisht për këtë çështje. Bashkëpunimit të iniciuar nga Brazili i bashkohen 82 vende, BE-në dhe Bashkimin Afrikan. 

Gjithashtu edhe 24 organizata ndërkombëtare,  duke përfshirë Bankën Botërore dhe Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), si dhe 31 organizata joqeveritare. Për projektin nuk duhet të ketë mungesë parash. Banka Ndërkombëtare për Zhvillim (BID) do të ofrojë rreth 25 miliardë dollarë për të avancuar projektet e prodhimit të ushqimit, programet e kompensimit social, ushqimet shkollore dhe mikrokreditë. Synimi është nxjerrja e 500 milionë njerëzve nga varfëria deri në vitin 2030.

Uria botërore turp për njerëzimin

Gjermania ishte një nga mbështetëset e parë të nismës. Ministrja e Zhvillimit, Svenja Schulze solli gjithashtu në këtë iniciativë edhe Aleancën për Sigurinë Globale të Ushqimit, e themeluar dy vjet më parë si pjesë e presidencës gjermane të G7-s atëkohë. Grupi joformal i vendeve të G20 është një nga forumet e pakta në të cilat përfaqësuesit e qeverive nga vendet me konflikt interesi ende takohen personalisht. I themeluar fillimisht në 2008 në përgjigje të krizës financiare të viteve 1990 në Azi, sot ky grup është një forum që bashkon veriun dhe jugun global, G7 dhe vendet BRICS.

Flavia Loss de Araujo, eksperte braziliane e marrëdhënieve ndërkombëtare, e konsideron të suksesshme presidencën e G20 të Brazilit, e cila do t'i kalojë Afrikës së Jugut më 1 dhjetor. "Brazili mori mbështetje për çështjet më të rëndësishme që propozoi: urinë dhe varfërinë, çështje që janë lënë pas dore gjithmonë nga vendet e pasura”, shkroi ajo në një kontribut për platformën online The Conversation, një forum për shkëmbimin akademik dhe gazetaresk.

"Shumë fonde për mbrojtjen dhe kthesën energjitike"

Në deklaratën përfundimtare të samitit, vendet e G20 pranuan se "bota prodhon më se mjaftueshëm ushqime për të zhdukur urinë". Nuk mungojnë njohuritë se si do bërë kjo, por vullneti politik për të krijuar kushtet për akses më të mirë në ushqim”. Megjithatë, ekspertja e Amerikës Latine, Claudia Zilla nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë (SWP) paralajmëron kundër pritshmërive të tepërta: "Për momentin, shumë para të vendeve të industrializuara po shkojnë drejt mbrojtjes dhe tranzicionit energjetik", tha ajo për DW.

Tranzicioni energjitik dhe kriza klimatike u përmendën po ashtu në deklaratën përfundimtare të G20, por ato mbeten deklarata abstrakte. Shtetet "ritheksojnë" aty, se do të "kufizonin ngrohjen globale në 1.5 gradë" dhe njoftojnëm se "do të rrisnin financimin e klimës nga të gjitha burimet nga miliarda në trilionë".

Duke pasur parasysh rezultatet jo shumë optimiste të konferencës së fundit të OKB-së për klimën në Baku, Brazilit i dalin tani shumë detyra përpara këtë çështje edhe pas përfundimit të presidencës së G20-ës. Sepse Konferenca e ardhshme e klimës, COP30, do të zhvillohet në Belém, Brazil, në nëntor të vitit 2025. Brazili do të marrë gjithashtu presidencën e vendeve të BRICS në vitin 2025.

Pasardhësja e Brazilit si drejtuese e radhës e presidencë së G20-s nga 1 Dhjetori, Afrika e Jugut ka të ngjarë të vazhdojë të trajtojë çështjenn e ndryshimeve klimatike gjatë presidencës së saj por me një fokus të ndryshëm. Sipas ekspertes së financave dhe borxhve, Magalie Masamba nga Universiteti i Pretorias, financimi i masave për mbrojtjen e klimës mund të lidhet, për shembull, me rritjen e madhe të borxheve të shumë vendeve në rajon.

Falje e borxheve për mbrojtjen e klimës?

"Shumë vende afrikane po përballen me një krizë serioze borxhi që kërcënon rritjen dhe zhvillimin ekonomik," shkruan Masamba në një analizë për Institutin Studimor Afrikan, APRI. Kryesimi i G20 nga Afrika e Jugut është një mundësi unike për të lidhur iniciativat për lehtësimin e borxheve me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe masave të kushtueshme për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo është e mundur vetëm me instrumente inovative financimi.

Kurse planet e favorizuara nga Brazili gjatë presidencës së G20 për një taksë minimale globale për super të pasurit, me të cilën të mund të financohen masat e mbrojtjes së klimës dhe programet sociale kundër urisë dhe varfërisë, ndoshta do të shfaqet vetëm në deklaratat përfundimtare.

Koordinatori i G20, Gustavo Westmann, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në zyrën presidenciale braziliane, është i kënaqur me hapat e vegjël: "Ne kemi arritur të vendosim taksimin e super të pasurve si një çështje që duhet trajtuar, por asgjë më shumë," pranoi ai në një intervistë me DW./Marrë nga DW

g20 brazil

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet