LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ DW: Alice Weidel, jo vetëm ekstremiste e djathtë

Alternativa për Gjermaninë ka vënë kryetaren e saj si kandidate kryesore për zgjedhjet federale 2025. Weidel shpesh polarizon – edhe brenda radhëve të saj.

20 Shkurt 2025, 11:29 Nga M.B
Zgjedhjet në Gjermani/ DW: Alice Weidel, jo vetëm ekstremiste e
Alice Weidel

GJERMANI- Ajo i përket një pakice shumë të vogël: Alice Weidel është një nga nëntë gratë në fraksionin parlamentar të së djathtës populiste dhe pjesërisht ekstremiste, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Pjesa tjetër: 69 burra. Përqindja e grave: 11,5 për qind. Asnjë parti tjetër nuk ka një përqindje kaq të ulët. Përqindja varion nga 25,4 për qind (CDU/CSU) deri në 59,3 për qind (Të Gjelbrit). 

Politikisht, Weidel është një peshë e rëndë brenda AfD-së së dominuar nga burrat: Ajo ndan kryesinë e partisë dhe të fraksionit parlamentar me Tino Chrupalla. E njëjta situatë ishte edhe në zgjedhjet federale të vitit 2021, ku të dy hynë në garë së bashku. Rezultati ishte zhgënjyes për AfD-në: 10,3 për qind krahasuar me 12,6 për qind në vitin 2017. Që atëherë, sondazhet kanë shkuar pothuajse vetëm në një drejtim: lart. Në zgjedhjet rajonale, AfD arriti së fundmi rezultate prej 18,4 për qind (Hesen) dhe 32,8 për qind (Tyringi). Ky sukses në të gjitha nivelet politike e ka shtyrë AfD-në të nominojë një si kandidate për kancelare për zgjedhjet federale 2025: Alice Weidel. 

Kandidatura për kancelare 

45-vjeçarja u zgjodh në janar në një kongres kombëtar të partisë në Riesa (Saksoni). Në sondazhe, AfD-ja, e cilësuar nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) si e dyshuar për ekstremizëm të djathtë, ka rreth 20 për qind dhe renditet e dyta. "Prej këtej nxjerrim qartë të drejtën tonë për të qeverisur,” thotë Weidel. 

Megjithatë, mundësitë që ajo të bëhet kancelare e Gjermanisë janë zero. Edhe nëse AfD bëhet forca më e madhe politike, me shumë gjasa nuk do të gjente asnjë parti që do të bashkëpunonte me të. 

Modeli i kandidates për kancelare: Margaret Thatcher 

Weidel mund vetëm të ëndërrojë të ndjekë hapat e modelit të saj: Margaret Thatcher. "Më impresionon biografia e saj, notimi kundër rrymës, edhe kur situata bëhet e pakëndshme,” tha liderja e AfD-së në një intervistë me gazetën gjermane "Bild” për kryeministren britanike të viteve 1979-1990. 

Pseudonimi i Thatcher-it ishte "Zonja e Hekurt”, sepse ajo mbajti një kurs radikal ekonomik liberal kundër të gjitha kundërshtimeve. Parimet e saj: taksa të ulëta, më pak subvencione shtetërore, privatizime. Një kurs që përputhet me idetë e Weidel-it si ish-këshilluese për korporata. "Thatcher mori në dorë Britaninë e Madhe, kur vendi ishte ekonomikisht në krizë dhe e vuri atë në rrugën e duhur.” 

"Po përpiqemi të reformojmë BE-në” 

Kur Weidel iu bashkua AfD-së në vitin 2013, vetëm disa muaj pas themelimit të saj, partia kishte një program euroskeptik dhe liberal kombëtar. Sipas kandidates për kancelare, kjo nuk ka ndryshuar: "Po përpiqemi të reformojmë BE-në,” tha ajo në gusht për gazetën "Welt am Sonntag”. Në rast se një reformë e Bashkimit Evropian dështon, çdo vend duhet të ketë mundësinë të votojë me referendum për qëndrimin e tij në BE. 

Në të njëjtën intervistë, Weidel mohoi çdo prirje të djathtë ekstreme brenda partisë dhe mbrojti udhëheqësin e krahut ekstremist të partisë, Björn Höcke. Shefi i AfD-së në Tyringi është dënuar disa herë për përdorimin publik të parullave naziste. Pavarësisht kësaj, Weidel pohon: "Elementi shumë provokues tek ai është zbutur. Ai po bën një punë të shkëlqyer në Tyringi. Proceset penale më duken qesharake dhe të diskutueshme.” 

Weidel dikur donte ta përjashtonte Björn Höcke-n nga AfD-ja

Kështu flet politikania e lartë e AfD-së për një njeri që sipas një vendimi gjykate mund të quhet "fashist”. Për më tepër, vetë partia e tij e akuzoi atë në vitin 2017 për "afërsi ideologjike me nazizmin”. Për këtë arsye, Weidel ra dakord për një përjashtim të tij nga partia. Por kërkesa e kryesisë u refuzua nga komisioni i arbitrazhit i partisë. 

Weidel pranon hapur që i pëlqen të provokojë. Në vitin 2018, ajo i quajti refugjatët dhe azilkërkuesit "burra të armatosur me thika” dhe fëmijët myslimanë "vajza me shami” në Bundestag. Për këtë, ajo u qortua publikisht nga kryetari i atëhershëm i parlamentit Wolfgang Schäuble. 

"Polarizimi është një mënyrë për të nisur debatin,” - jusitfikoi ajo asokohe fjalorin e përdorur, në një intervistë me gazetën "Neue Zürcher Zeitung”. Me termin "vajza me shami”, ajo tha se donte të tërhiqte vëmendjen për një problem me Islamin konservator, i cili, sipas saj, është i papajtueshëm me Kushtetutën e Gjermanisë. 

Weidel dhe kontradiktat e saj personale 

Alice Weidel, provokatorja? Një grua që për shkak të jetës së saj private ndoshta përballet me paragjykime brenda partisë së saj? Sepse ajo është në një lidhje me një grua nga Sri Lanka dhe ka dy fëmijë të adoptuar. Kjo është shumë larg imazhit ideal të AfD-së. Në programin e saj, partia deklaron: "Në familje, nëna dhe babai kujdesen së bashku për fëmijët e tyre.” 

Kandidatja e caktuar për kancelare e AfD-së, me rezidenca në Gjermani dhe Zvicër, nuk përfaqëson aspak botëkuptimin e partisë së saj. Për Alice Weidel, kjo nuk përbën problem, siç ka thënë vetë në vitin 2017: "Mund të ndodhë që dikush të ketë paragjykime, por kjo ndodh edhe në partitë e tjera.” / DW

alice weidel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës