LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Evropë në kohën e krizës demografike

Për pjesëmarrjen e ulët, përkatësisht nevojën që në procese zgjedhore të përfshihen edhe ata që do të krijojnë të ardhmen e kontinentit evropian, paralajmëroi më herët edhe Konferenca për të Ardhmen e Evropës - një nismë kjo e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, që për synim ka të vlerësojë të ardhmen afatmesme dhe afatgjate të BE-së, si dhe reformat që duhet t’i zbatojnë institucionet e saj.

5 Qershor 2024, 07:30 Nga N.F

 

Zgjedhjet në Evropë në kohën e krizës demografike
Foto ilustruese

 

BRUKSEL- Mungesa e entuziazmit dhe pjesëmarrja e ulët në votime i përcollën zgjedhjet për Parlamentin Evropian prej vitesh, dhe frika se e njëjta gjë do të përsëritet, është e pranishme edhe përpara votimeve që do të mbahen këtë javë.

Për pjesëmarrjen e ulët, përkatësisht nevojën që në procese zgjedhore të përfshihen edhe ata që do të krijojnë të ardhmen e kontinentit evropian, paralajmëroi më herët edhe Konferenca për të Ardhmen e Evropës - një nismë kjo e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, që për synim ka të vlerësojë të ardhmen afatmesme dhe afatgjate të BE-së, si dhe reformat që duhet t’i zbatojnë institucionet e saj.

Sfida bëhet edhe më e madhe në kohën kur Evropa përballet me rënie demografike dhe të rinjtë janë gjithnjë e më pak. Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, popullsia e BE-së më 1 janar, 2023, numëronte 448.8 milionë banorë, dhe më shumë se një e pesta e tyre, pra 21.3%, ishin mbi 65 vjeç.

Po në atë periudhë, mosha mesatare e popullsisë së BE-së arriti në 44.5 vjeç. Sipas Eurostat-it, kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së BE-së është më e vjetër se 44.5 vjeç. Pjesëmarrja në zgjedhjet evropiane është vazhdimisht në rënie dhe ishte gjithë kohën më e ulët se në zgjedhjet kombëtare.

Me këtë fenomen, BE-ja ka gjasa të përballet edhe në zgjedhjet që do të mbahen mes 6 dhe 9 qershorit të këtij viti. Në zgjedhjet e para evropiane të vitit 1979, kur Komuniteti i atëhershëm Evropian kishte nëntë shtete anëtare, pjesëmarrja ishte 61.9%, ndërsa në zgjedhjet e 2014-ës kjo ra në 42.61%.

Rritja e vetme deri më tani u shënua në zgjedhjet e vitit 2019, kur pjesëmarrja arriti në 50.6% - pra 8% më shumë. Analizat treguan se kjo rritje ishte kryesisht rezultat i pjesëmarrjes më të madhe të të rinjve.

Sipas të dhënave të Forumit Rinor Evropian, pjesëmarrja e të rinjve më 2019 ishte më e lartë për 14 për qind. Kjo është arsyeja edhe përse u imponua nevoja për uljen e moshës për pjesëmarrje aktive në politikë, ndonëse jo të gjitha shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa konkrete për të mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve.

Janë vetëm 5 nga 27 shtetet anëtare të BE-së që i lejuan qytetarët e tyre nën moshën 18-vjeçare të votojnë. Belgjika, Gjermania, Malta dhe Austria e ulën pragun e moshës në 16 vjeç, ndërsa Greqia në 17 vjeç.

Kur bëhet fjalë për votuesit për herë të parë, sipas Eurostat-it, numri më i madh i tyre është në Gjermani (5.1 milionë), në Francë (4 milionë) dhe në Itali (2.8 milionë). Numri më i vogël, ndërkaq, është në Maltë (20.000), në Qipro (37.000) dhe në Estoni (70.000).

Numri më i madh i votuesve që do të votojnë për herë të parë, pritet në Belgjikë, Francë dhe Gjermani - me 9.7%, 8.0% dhe 7.9% të të gjithë votuesve me të drejtë vote - pra, pikërisht në vendet që e ulën pragun për të drejtën e votës.

Instituti i politikave i Parlamentit Evropian thekson se ulja e moshës së votimit është një mënyrë për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje.

Në mesin e metodave të tjera, ai përmend edhe vendosjen e kuotës për të rinjtë; mundësimin e votimit online ose me postë; uljen e moshës për kandidim, apo promovimin e edukimit qytetar në programet shkollore.

“Disa argumentojnë, gjithashtu, se kufiri më i lartë i moshës për kandidim, mund të jetë pengesa kryesore për pjesëmarrjen e të rinjve. Demokracia evropiane është shumë më tepër sesa thjesht votimi - është gjithashtu angazhim qytetar dhe pjesëmarrje në procese demokratike. Me kalimin e viteve, duket se pjesëmarrja politike ka evoluar, veçanërisht te të rinjtë”, thotë Instituti i politikave i Parlamentit Evropian.

Sipas të dhënave zyrtare, këtë vit do të jenë më shumë se 20 milionë votues për herë të parë në të gjithë BE-në. Gjermania ka një numër veçanërisht të lartë të votuesve për herë të parë - më shumë se 5 milionë.

Luise Quaritsch, nga Qendra Jaques Delor në Berlin, vlerëson se nuk ka gjasa që vota e të rinjve t’i ndryshojë ndjeshëm rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve. Sipas saj, votuesit e rinj në BE, në përgjithësi, ndihen pesimistë për të ardhmen e tyre dhe mendojnë se politikanët nuk i përfaqësojnë në mënyrë adekuate.

Megjithatë, ajo shton se pikërisht mospjesëmarrja e të rinjve do të ndikonte në parandalimin e një skenari të pritur, përkatësisht rritjen e rrymave ekstreme në përbërjen e re të Parlamentit Evropian. Partitë e tilla, sipas saj, dinë se si të depërtojnë te brezat e rinj.

“Partitë populiste dhe ekstremiste mund të përfitojnë nga kjo gjendje. Fushatat në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, mund të jenë gjithashtu një faktor ndikues, sepse arrijnë te të rinjtë”, thotë Quaritsch për Radion Evropa e Lirë.

Ajo është e mendimit se edhe vendet e tjera anëtare të BE-së duhet ta ndjekin shembullin e pesë vendeve të bllokut dhe ta ulin moshën e votimit. Sipas saj, kjo do të ndikonte që në të ardhmen të kishte pjesëmarrje më të lartë të votuesve të rinj.

“Kjo është një fushë ku rregullat e votimit duhet të harmonizohen në të gjithë BE-në. Rregullat e ndryshme të moshës së votimit midis shteteve anëtare, i lënë qytetarët e BE-së me mundësi të pabarabarta për pjesëmarrje”, thotë Quartisch.

Sipas Forumit Rinor Evropian, i cili mblodhi të dhëna publike, të rinjtë janë grup-mosha më e papërfaqësuar në Parlamentin Evropian. Ndërsa një në pesë evropianë është midis 18 dhe 35 vjeç, vetëm një në pesëmbëdhjetë - ose vetëm 6% e deputetëve - është në të njëjtën grup-moshë.

Në anën tjetër, një në pesë evropianë është midis 51 dhe 65 vjeç, por numri i deputetëve që përfaqësojnë këtë grup-moshë në Parlamentin Evropian, është dy herë më i lartë, përkatësisht 42 për qind. Mes 6 dhe 9 qershorit të këtij viti, zgjedhjet e dhjeta evropiane do të mbahen në të 27 shtetet anëtare të BE-së.

Ato përfaqësojnë një moment kyç për demokracinë e BE-së, pasi u japin qytetarëve të drejtën për të zgjedhur drejtimin politik të BE-së. Zgjedhjet zhvillohen për anëtarët e Parlamentit Evropian, që janë të vetmit përfaqësues të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

Rezultati i zgjedhjeve do të ndikojë, pastaj, edhe në emërimin e drejtuesve të institucioneve të BE-së, si: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Ata i emërojnë krerët e vendeve anëtare të BE-së, por drejtuesit e institucioneve do të jenë nga partitë që marrin më shumë vota në zgjedhjet evropiane.

Me narrativën e Brukselit, ky vit quhet “superzgjedhor”.

Krahas zgjedhjeve për institucionet e BE-së, në disa shtete anëtare këtë vit mbahen ose u mbajtën zgjedhjet kombëtare. Viti 2024 është vit zgjedhor edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që është po ashtu e rëndësishme për marrëdhëniet transatlantike.

Marrë nga REL

zgjedhjet ne europe krize be

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës