LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhje në Hesen: Hija e gjatë e politikës së Berlinit

Edhe në landin Hesen në Gjermani votohet më 8 Tetor. Politika e landit u intereson më pak votuesve. Ata e lidhin dhënien e votës me atë çfarë ndodh në qeverinë e Berlinit.

8 Tetor 2023, 08:44 Nga A.B

Zgjedhje në Hesen: Hija e gjatë e politikës së Berlinit

Një grerëz i vjen vërdallë Tarek Al-Wazirit dhe duket sikur do e pickojë. Ministri i Gjelbër i Ekonomisë dhe Transportit ka dalë para qytetarëve në Frankfurt mbi Main dhe shpjegon, se çfarë ka realizuar konkretisht partia e tij në koalicion me CDU që nga viti 2014. Al Wazir përpiqet ta injorojë grerëzën. Pas renditjes së temave tipike për Të Gjelbrit, si transportin urban dhe mbrojtjen e klimës, 52 vjeçari flet për ekonominë. Në Hesen përkundër një trendi gjerman ka pasur rritje ekonomike, thekson ai. Politikani i gjelbër ka zgjedhur një lojë fjalësh për veten; "Eko. (kujto ekologji, shën red.) Si në Ekonomi."

Në Aeroportin e Frankfurtit punojnë njerëz nga 90 kombe

Me 0,4% rritja ekonomike e Hesenit është margjinale, por parimisht duhet thënë, se Heseni në vëllimin ekonomik të 16 landeve qëndron lart në renditje. Motori ekonomik i landit është rajoni metropol i Frankfurtit me aeroportin më të madh gjerman. Rreth 81.000 vetë nga 90 kombe punojnë aty. Hesen ka 17% të banorëve të huaj, por ka dallime të mëdha mes qyteteve dhe zonave rurale. Në Frankfurt 29% e banorëve kanë një pasaportë të huaj, në Ofenbah kjo kuotë kap shifrën e 37%.

"Në rast se myslimanët marrin pushtetin"

Tarek Al-Wazir ka lindur në Ofenbah si djalë i një gjermaneje dhe një jemeniti. Me emrin e tij arab, ai është përballur në karrierën politike me racizëm dhe diskriminim. Edhe nga CDU. Në fund të viteve 90-të, një deputet i CDU në parlament i tha të thoshte një fjalë të mirë "në rast se myslimanët marrin pushtetin". Por marrëdhënia me CDU aktualisht është e mirë. Ne punojmë pa probleme së bashku, thotë politikani i gjelbër që është edhe zëvendëskryeministër landi. Ai është krenar që mes qytetarëve është madje më i popullarizuar se kryeministri i CDU, Boris Rhein. Por Të Gjelbrit si parti nuk kanë përfituar nga simpatia për të.

Berlin: 500 kilometra larg dhe kaq pranë

Zhgënjim ka jo vetëm me Të Gjelbrit, por edhe SPD e FDP në të gjithë Gjermaninë. Në koalicionin federal të tre partitë qeverisin së bashku. Por pavarësisht nëse bëhej fjalë për mbrojtjen e klimës, ligjin për sistemet e ngrohjes, politikat për azilin dhe refugjatët, grindja ka qenë e pashmangshme brenda koalicionit trepartiak. As çdo i dyti gjerman nuk është i kënaqur me punën e qeverisë në Berlin.

Kjo hedh hije në fushatën zgjedhore në Hesen. Për çdo të dytin votues politika federale luan rol më të madh në dhënien e votës se politika e landit, sipas një sondazhi të institutit të opinionit, infratest-dimap. Sipas këtyre sondazheve në zgjedhjet e landit Hesen, CDU mund të llogarisë me 30% të votave. SPD që ka dalë në garë me ministren e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser qëndron nën 18%. Të Gjelbrit kanë pësuar rënie të ndjeshme dhe janë në një nivel me AfD, 17%. Partia liberale FDP mezi arrin të kapë kufirin e 5% për të hyrë në parlament, kurse partia e Majtë duket se nuk do ta kalojë këtë kufi.

Zemërim për grindjet në koalicion

Grerëza vazhdon të vërtitet rreth Tarek Al-Wazir. Me kujdes politikani i gjelbër përpiqet ta largojë dhe më në fund ia del. "Kombinimi i zi-i verdhë është që në natyrë një rrezik", thekson me ironi politikani i gjelbër duke iu referuar ndoshta një koalicioni mes CDU (të zinjtë) dhe FDP( simbol i verdhë). Por gjendjen e vështirë të partisë së tij ekologjike ai nuk mund ta shpëtojë, megjithëse e thekson herë pas here, se në koalicionin e Berlinit, ku pjesë janë edhe të Gjelbrit po bëhen gabime. "Të qeverisësh si duhet për mua do të thotë të debatosh me partnerët e koalicionit dhe të kërkosh zgjidhje." Dallimet në qëndrimet politike nuk duhet të manifestohen si në skenë. "Në Hesen nuk e keni përjetuar një cirk të tillë me mua asnjëherë", thekson Al-Wazir.

Politikania e SPD-së, Nancy Faeser, pjesëtare e kabinetit në Berlin si ministre e Punëve të Brendshme e mbron këtë aleancë dhe e sheh të mundur edhe për Hesenin koalcionin e kuq, të gjelbër të verdhë- SPD, Të Gjelbër, FDP. Mjaft e mirëpritur kjo nga nga CDU që kundërsulmon konkurrencën me sloganin "Jo semafor për Hesenin" dhe "Kurs në vend të kaosit". Madje edhe në SPD po pyesin nëse ardhja e Faeser si kandidate për këtë parti ishte zgjidhja e duhur. Ministrja e Brendshme ka thënë, se vetëm në rast të fitores do të shkonte në Hesen. Por për shkak të krizës migracionit ajo është mjaft e angazhuar në Gjermani. Kurse CDU e quan Faeser "rrezik sigurie për Gjermaninë dhe Hesenin". Nga kjo parti dëgjohet, se Faeser injoron punën si ministre në favor të fushatës zgjedhore.

Ministrja e Brendshme u kundërpërgjigj. Kryeministri i landit i CDU, Boris Rhein nuk distancohet sa duhet nga forcat djathtiste, akuzoi Faeser në një takim elektoral me kancelarin Scholz në Baunatal. "Hesen ka një problem me ekstremizmin e djathtë", ishte shprehur Faeser që në vitin 2022. Vërtet Mbrojtja Kushtetuese ka konstatuar rritje të dhunës ekstremiste të djathtë. Sulmi në Hanau në vitin 2020, ku u vranë tetë meshkuj dhe një grua është vetëm një atenat i rëndë në një seri krimesh me sfond ektremist të djathtë.

Boris Rhein ngjitet në karusel

Sa më shumë bien në sondazhe socialdemokratët dhe Të Gjelbrit aq më shumë përmirësohet atmosfera tek CDU. Në pranverën e vitit 2022, Boris Rhein mori postin e kryeministrit nga paraardhësi Volker Bouffier, që u tërhoq për arsye shëndetësore. Rhein konsiderohet si konservator por edhe i komunikueshëm dhe balancues. Problemi i tij më i madh është se ai nuk njihet aq shumë. Madje edhe në fushatën zgjedhore njerëzit kalojnë pranë tij pa qëndruar as një sekondë. Por Rhein-in nuk e tremb kjo. 51 vjeçari vazhdon turin e tij nëpër land, që të krijojë imazhin e politikanit të afërt me popullin dhe të balancuar. Rhein ngjitet në karusel në festa popullore, bën selfie me të rinjtë dhe flet me libraret se cilat romane duhen lexuar aktualisht.

Krahas temave të rëndësishme për landin si reduktimi i taksës së truallit apo vendosja e "një prange elektronike për ata që rrahin gratë", politikani i CDU trajton edhe tema të rëndësishme për federatën. Në politikën e migracionit ai kërkon më shumë kontrolle dhe mbrojtje të kufijve të brendshëm, ofensivë dëbimi për azilkërkuesit e refuzuar dhe zgjerimin e shteteve origjinë të shpallura të sigurta edhe me Algjerinë, Marokun, Tunizinë dhe Indinë. Rhein-i nuk shprehet, se cilin partner koalicioni do të preferojë pas zgjedhjeve. "Po ne kemi punuar mirë dhe me dëshirë me Të Gjelbrit, por unë kam kontakte të mira edhe me socialdemokracinë e Hesenit." Ai përjashton kategorikisht bashkëpunimin me AfD në landin e tij./DW

berlin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës