LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy kërkon të thyhen tabutë, DW: A po rreshtohet perëndimi krah Ukrainës në luftën me Rusinë?

Sa më shumë që Rusia bombardon Ukrainën, aq më shumë po vihen në pikëpyetje vijat e kuqe në perëndim. Disa vende mbështesin sulme në Rusi, të tjerë duan të dërgojnë instruktorë ushtarakë.

31 Maj 2024, 08:48 Nga r.ll
Zelenskyy kërkon të thyhen tabutë, DW: A po rreshtohet
foto ilustruese

GJERMANI- Duket sikur tabutë po bien njëra pas tjetrës: Në një vizitë shtetërore në Gjermani, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi që t'i lejohet Ukrainës që me armët perëndimore të godasë objektiva ushtarakë në Rusi. Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk kundërshtoi, deklaroi, se e drejta ndërkombëtare e lejon këtë. Më parë ishin Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg dhe qeveritarë nga Britania e Madhe, Polonia e vendet baltike që kishin folur për këtë. SHBA e Gjermania ishin deri tani kundër dhe e arsyetonin këtë me përshkallëzimin e gjendjes.

Me armë perëndimore kundër përparimit të trupave ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski po kërkon në shumë kryeqytete perëndimore këto ditë që të thyhet kjo tabu. Ukraina është aktualisht shumë e dobësuar ushtarakisht, edhe për shkak se SHBA prej muajsh nuk kanë dërguar më armë. Në verlindje të Ukrainës, afër kufirit rus, Rusia po e bombardon përditë qytetin Kharkiv. Ushtria ruse ka marrë disa territore ndërkohë dhe po i mbledh forcat për një goditje më të fortë, sipas të dhënave ukrainase.

Deri më tani Ukraina kundërpërgjigjet vetëm me armët e veta në territoret e njohura ndërkombëtarisht të Rusisë. Për territoret e pushtuara të Krimesë dhe në Ukrainën lindore kufizimi nuk vlen, këtu Ukraina mund të përdorë armë perëndimore. Jahara Matisek, komandant batalioni në aviacionin ajror amerikan dhe profesor në Kolegjin Luftarak Amerikan Naval, beson se Ukraina nuk mund t'i mbrojë dot qytete si Kharkivi pa kundërsulme me armë perëndimore në afërsi të kufirit rus. Që Rusia mendon, se ka një "liman të sigurtë në territorin e saj" është një strategji e gabuar ushtarake", thotë Matisek.

Instruktorë perëndimorë në Ukrainën perëndimore?

Edhe tabu të tjera po lëkunden. Prezenca e trupave e disa vendeve të NATO-s në Ukrainë duket e mundur. Oleksand Syrskyj, kryekomandant i trupave të armatosura të Ukrainës, sipas të dhënave të veta, ka nënshkruar dokumente për praninë e instruktorëve francezë. Këta mund të vijnë "së shpejti" për të parë qendra trajnimi ukrainase, shkruan gjenerali në mediat sociale. Franca në fillim e zbuti mesazhin, por Macron tani bëri të ditur, se Franca do të paraqesë javën e ardhshme një plan për dërgimin e instruktorëve. Nëse Franca dërgon instruktorë, nuk do të mbetej e vetme me këtë iniciativë. Edhe Polonia nuk do ta përjashtojë këtë, po ashtu edhe shtetet baltike.

"Në një kohë që Rusia përparon, NATO mendon të dërgojë instruktorë në Ukrainë", titullohej një artikull në fillim të majit tek gazeta "New York Times". Kjo do t'i lejtonte qeverisë në Kiev të trajnojë më shpejt ushtarët e rinj të mobilizuar dhe t'i dërgojë në front, shkruheja aty. Kufizimi kryesor: jo veprime luftarake direkte me Rusinë.

Për Jahara Matisek, dërgimi i instruktorëve ushtarakë është lehtësisht i zbatueshëm. "Mund të dërgohen pa problem disa mijëra trupa perëndimore në Lviv si pjesë e një misioni trajnimi", thotë eksperti. BE e ka ndërkohë një mision të tillë trajnimi dhe mund ta zhvendosë atë në Ukrainë. Matisek ka edhe një propozim që shkon akoma më larg, por që nuk shtrohet aspak në diskutimin politik: Vendet perëndimore të dërgojnë trupa përgjatë kufirit ukrainas dhe në brendësi të vendit deri në bregun e lumit Dnjipro. "Mendoj, se kjo do të dërgonte një sinjal të qartë tek Vladimir Putin, që perëndimi nuk do të tolerojë më pushtime të tjera territoriale në Ukrainë", shpjegon Matisek. Sipas tij, "nëse europianët e bëjnë këtë, do të liroheshin deri në 20 brigada ukrainase, që do të mund të zhvendoseshin më afër frontit". Po ka edhe kritika ndaj kësaj ideje në qarqet e ekspertëve ushtarakë.

Zonë e kufizuar e ndalim-fluturimit

Nëse perëndimi do të dërgonte vërtet trupa në Ukrainë, kjo do të thoshte edhe "më shumë mbrojtje ajrore", sipas Matisek. Në Gjermani disa politikanë dhe ekspertë janë të mendimit, që vendet e NATO-s të godasin nga territori i vet dronët rusë dhe raketat. Deputeti i CDU-së, Roderich Kiesewetter në opozitë, por edhe përfaqësues nga partitë e koalicionit, Markus Faber nga FDP, Agnieszka Brugger dhe Anton Hofreiter nga Të Gjelbrit  e mbështesin këtë ide: Nga vendet si Polonia të mbrohet qielli deri në 70 km brenda në perëndim të Ukrainës.

Faktikisht kjo do të ishte një zonë e ndalim-fluturimit. Kancelari Scholz është kundër çdo lloj pjesëmarrjeje të NATO-s dhe i kritikon ide të tilla. Ai mbështet idenë e më shumë furnizmeve të sistemeve mbrojtëse raketore për Ukrainën- Gjermania vetëm së fundmi dërgoi sistemin Patroit dhe IRIS-T.

Matisek thotë, se ka mirëkuptim për rezervimin gjerman kundrejt Rusisë, për shkaqe historike. Por e shikon si të pranueshëm rrezikun e përshkallëzimit. Nëse misioni perëndimor është i kufizuar dhe qëllohen vetëm raketat ruse dhe dronët vetëm përmbi Ukrainën, jo ato përmbi Rusinë apo aleatët e Rusisë, Bjellorusi, atëherë ky do të ishte "afërsisht një mision humanitar".

Por jo të gjithë mendojnë kështu. Zona e ndalim-fluturimit është e e vështirë të zbatohet, thonë vëzhguesit perëndimorë. Asnjë nga krerët e vendeve të NATO-s nuk e ka pohuar këtë. Rusia ka kërcënuar qartë, se ushtarët perëndimorë në Ukrainë do të bëheshin objektiv sulmesh ruse./DW

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës