Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, tha se shpërthimet nga sulmi me dronë nuk ndikuan në funksionimin e centralit ose lidhjen e tij në rrjet.
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se një sulm rus me dronë herët të mërkurën, në rajonin perëndimor Khmelnitskyi, ndoshta kishte si objektiv centralin bërthamor të zonës. Sulmi theu xhamat e centralit dhe plagosi 20 persona.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, tha se shpërthimet nga sulmi me dronë nuk ndikuan në funksionimin e centralit ose lidhjen e tij në rrjet.
Energjia u ndërpre përkohësisht për disa stacione të monitorimit të rrezatimit të vendosura jashtë perimetrit.
Në fjalimin e tij me video të darkës, zoti Zelenskyy tha se sulmi është provë e mëtejshme se nevojiteshin sanksione më të ashpra kundër Rusisë.
“Ka shumë të ngjarë që objektivi i këtyre dronëve të jetë centrali bërthamor Khmelnitskyi”, tha ai. “Vala goditëse nga shpërthimi theu xhamat, edhe tronditi ambientet e stacionit të energjisë bërthamore”.
Presidenti Zelenskyy tha se çdo sulm rus, “veçanërisht ato që guxojnë mjaftueshëm të vënë në shënjestër centralet e energjisë bërthamore dhe objektet e tjera kritike, shërben si një argument se presioni ndaj shtetit terrorist është i pamjaftueshëm”, siç u shpreh ai.
Guvernatori rajonal Serhiy Tyurin dha një pamje më të plotë të shkallës së dëmit, duke thënë se më shumë se 1700 ndërtesa pësuan dëmtime.
Në një deklaratë të postuar në rrjetin Telegram, zoti Tyurin tha se mes tyre përfshiheshin 282 blloqe apartamentesh, më shumë se 1,400 shtëpi private, 41 institucione arsimore dhe gjashtë ndërtesa të kujdesit shëndetësor.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, tha në një deklaratë se: “Fakti që dritare të shumta u shkatërruan tregon se sa afër ishte goditja. Herën tjetër, ne mund të mos jemi aq me fat”.
Forcat ajrore të Ukrainës shkatërruan të 11 dronët rusë të lëshuar gjatë natës, tha ushtria. Dëmet u shkaktuan nga valët e shpërthimit dhe rënia e mbeturinave, sipas ministrit të brendshëm.
“Armiku goditi gjatë natës territorin afër centralit bërthamor Khmelnytskyi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e ndërtesave administrative dhe laboratorike”, tha Ministria e Energjisë në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Rajoni Khmelnytskyi ka qenë rregullisht objektiv i sulmeve nga dronët dhe raketat ruse, të cilat analistët i lidhin me një aeroport ushtarak në rajon.
Pesë centralet bërthamore të Ukrainës kanë qenë tema të debatuara që nga fillimi i agresionit rus rreth 20 muaj më parë. Rusia mori kontrollin e centralit bërthamor në Zaporizhzhia në fillim të konfliktit, më i madhi në Evropë, ndërsa palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për plane për goditjen e objektit.
Marrë nga VOA
Aleksandër Vuçiç BRUKSEL- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka përfunduar takimet me zyrtarët...
foto ilustruese KINË- Kina do të ofrojë rreth 2.05 milionë dollarë ndihmë humanitare për Rripin e Gazës. Sipas nj&e...
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur edhe një herë akuza të reja ndaj SHBA-së dhe Per...
Lulzim Hetemi KOSOVË- Kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi tha se me kryeministrin Albin Kurti ka “kontakte të shpeshta” dhe...
foto ilustruese IZRAEL- Teksa Izraeli përgatitet për një pushtim tokësor, një zyrtar iHamasit ka zbuluar detaje nga sulm...
Miroslav Lajçak BRUKSEL- I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillim...
Foto ilustruese Familjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e paguajnë më shtrenjtë energjinë që konsumojn&...
Albin Kurti BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nisi takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të n...
Edi Rama dhe Lulzim Hetemi KOSOVË- Prej gati gjysmë viti, kryetari i komunës së Leposaviç, Lulzim Hetemi ndodhet i ngujuar n&eu...