Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Zbulohen vezë "aliene" në Oklahoma, autoritetet hedhin dritë mbi gjallesat miliona vjeçare
Krijesat klonojnë veten në masa të mëdha për të filtruar grimcat e vogla nga uji për ushqim.
19 Mars 2024, 17:31Nga S.B
vezët bruozoans
SHBA- Zyrtarët e kafshëve të egra janë duke paralajmëruar vendasit për disa vezëve ‘aliene' të zbuluara në një liqen të Oklahomas, duke thënë se krijesat do të shfaqen në numër të madh këtë verë. Imazhet e vezëve të çuditshme u shfaqën në internet dhe u bënë virale pasi askush nuk kishte parë ndonjëherë vezë të tilla.
Megjithatë, zyrtarët siguruan publikun se kafshët ishin thjesht bryozoa (një lloj jovertebrori ujor), të cilat kanë qenë rreth e rrotull për qindra miliona vjet madje shumë kohë përpara se dinosaurët e parë të ecnin në Tokë. Krijesat klonojnë veten në masa të mëdha për të filtruar grimcat e vogla nga uji për ushqim.
Grumbujt e tyre janë në fakt qindra krijesa, të njohura si zooids, secila prej një fraksioni të një milimetri të gjatë, që jetojnë së bashku në një masë rrëshqitëse. Atyre u mungon sistemi i frymëmarrjes ose i qarkullimit të gjakut, por kanë një ganglion nervor qendror që lejon kafshën t'i përgjigjet stimujve.
vezët bruozoans
Jovertebrorët e vegjël posedojnë organe riprodhuese mashkullore dhe femërore, duke i lejuar ata të vetëklonohen dhe të përhapen nëpër tufa qelizash në organizëm të njohur si statoblaste. Kafshët ushqehen me fitoplankton dhe baktere.
Të dhënat fosile tregojnë se briozoanët e lashtë datojnë deri në 470 milionë vjet, duke sugjeruar se ato mund të kenë evoluar nga një krimb i lashtë detar. Disa koloni marrin formën e masave të rrumbullakosura si në foto.