Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, duke folur në kushte anonimiteti, i bëri komentet në një konferencë me gazetarë mbi pohimet për përdorimin e inteligjencës artificiale nga Rusia dhe vendet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.
SHBA- Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara se çdo fuqi tjetër e huaj, në kuadër të përpjekjes së saj më të gjerë për të ndihmuar kandidatin republikan Donald Trump në garën me rivalen demokrate Kamala Harris, tha të hënën një zyrtar i inteligjencës amerikane.
Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, duke folur në kushte anonimiteti, i bëri komentet në një konferencë me gazetarë mbi pohimet për përdorimin e inteligjencës artificiale nga Rusia dhe vendet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Përmbajtja e krijuar me inteligjencë artificiale nga Moska është "në përputhje me përpjekjet më të gjera të Rusisë për të forcuar pozicionin e ish-presidentit (Trump) dhe për të denigruar Nënpresidenten (Harris) dhe Partinë Demokrate, duke përfshirë përdorimin e teorive të konspiracionit", tha ai.
Rusia më parë ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Zyrtari i agjencisë amerikane të zbulimit tha se Rusia po krijon më shumë përmbajtje me inteligjencë artificiale për të ndikuar në zgjedhjet amerikane se çdo vend tjetër, por nuk dha një shifër për vëllimin e përmbajtjeve me inteligjencë artificiale që Moska ka prodhuar deri më tani.
"Rusia është shumë më e sofistikuar në fushën e operacioneve të ndikimit në proceset politike të një vendi tjetër në përgjithësi", tha zyrtari, duke shtuar se Moska e kupton më mirë se rivalët e tjerë të Shteteve të Bashkuara procesin e zgjedhjeve amerikane dhe shteteve në shënjestër të operacioneve të saj të ndikimit.
Kina ka përdorur inteligjencën artificiale në përpjekjet për të ndikuar në mënyrën se si perceptohet në mbarë botën, por jo për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari.
“Pekini po përdor inteligjencën artificiale në operacione me ndikim më të gjerë që synojnë të krijojnë pikëpamje globale më pozitive për Kinën dhe të thellojnë ndasitë politike në SHBA”, tha zyrtari. "Ne ende nuk e kemi parë Kinën të përdorë inteligjencën artificiale për ndonjë operacion specifik, që synon ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve në SHBA."
Grupet iraniane kanë përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar postime në platformat e mediave sociale dhe për "të shkruar artikuj lajmesh të rreme për faqet e internetit që u ngjajnë portaleve reale të lajmeve", tha zyrtari.
Publikimet e krijuara nga grupet iraniane janë në gjuhën angleze dhe atë spanjolle dhe në shënjestër të tyre janë votuesit amerikanë "në të gjithë spektrin politik për çështje polarizuese" si Izraeli, konflikti në Rripin e Gazës dhe kandidatët presidencialë, tha zyrtari. Irani më parë i ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane./VOA
Foto ilustruese KOSOVË- Zyrtarë të lartë gjermanë kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat...
fotot ilustruese Në Sri Lanka, këtë të hënë, mori detyrën presidenti i parë i majtë, i cili u ...
Brad Pitt SPANJË- Policia spanjolle ka arrestuar pesë persona të akuzuar për mashtrimin e dy grave duke u marrë një shu...
Bill Clinton, Vjosa Osmani, Hillary Clinton SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar gjatë vizitës së saj në SHBA ish-p...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në Nju Jork se do të dekorojë p&e...
Albin Kurti ITALI- Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të programit evr...
fotot ilustruese PRIZEREN-Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga sot...
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ankimit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), ndaj n...
FBI SHBA- Krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bien për të dytin vit me radhë, ndërsa agjencitë e ...
Lorenzo Carbone ITALI- Një 50-vjeçar në Itali ka rrëfyer vrasjen e nënës së tij, live në televizion, 24 orë...