Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë.
HOLANDË- Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku dikur ushtarët romakë u blatonin dhurata hyjnive dhe hyjneshave të tyre. Një grup arkeologësh zbuluan në Holandë një kompleks tempulli romak gati 2000-vjeçar. Zbulimi i ka habitur dhe emocionuar arkeologët, pasi është hera e parë që zbulohen tempuj në zonat veriore të Perandorisë së dikurshme Romake.
Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Gjetjet e para u bënë nga arkeologë amatorë, të cilët në vitin 2021 ndeshën në disa artefakte dhe njoftuan autoritetet. Pas analizës së këtyre zbulimeve Agjencia Kombëtare holandeze e Trashëgimisë Kulturore nisi gërmimet e mëdha në zonë.

Ekipet e arkeologëve mendojnë se dy tempujt e epokës romake janë përdorur mes shekujve të parë dhe të katërt. Dhe bazuar në llojet e mbishkrimeve si dhe të objekteve të tilla si shtiza, mbetje pajisjesh ushtarake apo parzmore kuajsh, arkeologët besojnë se kompleksi i tempullit përdorej kryesisht nga ushtarët. Më shumë detaje për jetën në periudhën romake
Objektet e gjetura ofrojnë për arkeologët më shumë detaje për jetën në periudhën romake. P.sh. altarët e vegjël prej guri dhe mbishkrimet e tyre të kujdesshme tregojnë mënyrën se si shprehnin falenderimin ushtarët romakë dhe për çfarë ishin mirënjohës. Sipas studiuesve blatimet për të falënderuar një perëndi ose perëndeshë dhe për të kërkuar prej tyre përmbushjen e dëshirave nuk lidheshin gjithmonë me fitimin e betejave, por edhe thjesht me mbijetesën në rajonet veriore larg nga shtëpia dhe familja.
Marrë nga DW.
Radhë në pikën kufitare Leuseni-Albita mes Moldavisë dhe Ukrainës MOLDAVI- Miliona tonë drithëra ndodhen të bllokua...
Më 24 shkurt, gjithçka ndryshoi për Irina Bystrovan. Pronarja e një studioje arti në qytetin verior rus të Petrozavodskit, Ir...
Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëheqësit dhe bizneset evropiane të djersiten. Është ...
Avion SHBA- Një aeroplan i linjës ajrore Dominikane që mbante më shumë se 100 pasagjerë u ul në aeroportin e Majamit pas...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për median holandeze NRC, ku ka fo...
Pamje nga Afganistani AFGANISTAN- Një tërmet i fuqishëm ka vrarë të paktën 255 njerëz dhe ka lënë qindra t&eum...
Foto ilustruese MOSKË- Rusia duket se ka falsifikuar rezultatet e provës së vaksinës së saj kryesore Covid, sipas një analize...
Autobusi i aksidentuar KOSOVË- Një autobus është aksidentuar në rrugën Gjilan-Ferizaj. Zëdhënësi i Polici...
Foto Ilustruese RUSI- Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëheqësit dhe bizneset evropiane të dj...
Albin Kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë...