LIVE UPDATES
Bota

Xi dhe Bachelet flasin për të drejtat e njeriut në Kinë

Xi i tha zyrtares së lartë të OKB-së se çdo shtet duhet të lejohet që të gjejë rrugën e vet bazuar në kushtet e veçanta dhe kritikoi shtetet e tjera për politizimin e çështjes së të drejtave të njeriut në vende të tjera

25 Maj 2022, 10:34 Nga DOSJA
Xi dhe Bachelet flasin për të drejtat e njeriut në Kinë
Xi Jinping

KINË-Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka biseduar më 25 maj me komisionaren e lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, vizita e së cilës në Kinë ka nxitur kritika nga grupet e të drejtave të njeriut, ndërkaq Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur gabim këtë vizitë.

Qëndrimi gjashtëditor i Bachelete në Kinë përfshin edhe vizitë në rajonin perëndimor të Ksinjiangut, ku sipas zyrës së saj, myslimanët ujgurë janë të ndaluar në mënyrë të kundërligjshme, po përballen me keqtrajtim dhe punë të detyrueshme.

Por, sipas raportimeve mediale lidhur me bisedën që u zhvillua përmes video-lidhjes ndërmjet Xi dhe Bachelete, nuk përmendet situata në Ksinjiang.

Xi i tha zyrtares së lartë të OKB-së se çdo shtet duhet të lejohet që të gjejë rrugën e vet bazuar në kushtet e veçanta dhe kritikoi shtetet e tjera për politizimin e çështjes së të drejtave të njeriut në vende të tjera.

“Përmes punës së palodhur afatgjatë, Kina ka hyrë me sukses në një rrugë të zhvillimit të të drejtave të njeriut që përputhet me trendin e kohës dhe i përshtatet kushteve të saj kombëtare”, tha Xi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve CCTV.

“Sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut, nuk ka një ‘utopi’ perfekte”, citohet të ketë thënë Xi.

“Ne nuk na duhen shtete të tjera që diktojnë të tjerët, lëre më politizimin e çështjes së të drejtave të njeriut dhe shndërrimit të saj në një mjet, duke praktikuar standarde të dyfishta dhe duke në çështjet e brendshme të shteteve të tjera, nën pretekstin e të drejtave të njeriut”, shtoi lideri kinez.

CCTV citoi Bachelet të ketë thënë se “i admiroj përpjekjet e Kinës dhe arritjet në zhdukjen e varfërisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe arritjet në zhvillimin ekonomik dhe social”. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha të martën se Uashingtoni nuk pret që Kina ta lejojë Bachelet të ketë një qasje të pamanipuluar për situatën në Ksinjiang.

Bachelet nisi vizitën e saj në Gaungzhou në juglindje të Kinës, ku u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi. Gjatë qëndrimit në Kinë ajo pritet të vizitojë Kashgarin dhe Urumqin, dy qytete në rajonin Ksinjiang.

Kina ka ndaluar mbi një milion ujgurë, kazakë, kirgizë dhe pakica të tjera myslimane në disa qendra ndalimi në Ksinjiang, rajon që kufizohet me Kazakistanin, Kirgizinë dhe Taxhikistanit. Pekini akuzohet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në këtë rajon, përfshirë edhe për krijimin e një sistemi që synon eliminimin e identiteteve kulturore të këtyre grupeve.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë