Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vuçiç postoi në Instagram një fotografi nga takimi me zëvendësin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ku shkroi se e falënderon Rusinë veçanërisht për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti në Beograd zëvendësministrin rus të Punëve të Jashtme, Aleksandar Grushko, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën, e cila u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin maj.
Vuçiç postoi në Instagram një fotografi nga takimi me zëvendësin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ku shkroi se e falënderon Rusinë veçanërisht për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë.
“Kemi biseduar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Rusisë dhe i kemi vlerësuar si shumë të mira”, tha presidenti serb.
Rusia votoi kundër Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Rezoluta, e cila u miratua, e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe kërkon t’i jepet fund mohimit të gjenocidit dhe madhërimit të kriminelëve të luftës.
Serbia loboi kundër miratimit të saj. Një ditë më herët, Grushko takoi edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, me të cilin bisedoi për çështjet aktuale të sigurisë dhe shprehu nevojën për koordinim të vazhdueshëm të institucioneve kompetente të sigurisë, njoftoi MPB-ja serbe.
Grushko u prit edhe nga zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish-shefi i agjencisë serbe të inteligjencës, Aleksandar Vulin, i cili është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara për shkak të lidhjeve të tij me Moskën.
Krahas bashkëpunimit politik, Serbia dhe Rusia janë duke thelluar edhe bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik. Serbia ka mbështetjen e Rusisë në kundërshtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian, Serbia nuk ka ndërmarrë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës./ REL
Jakov Millatoviç MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha se shoqëria malazeze, pothuajse në tërësi...
Foto ilustruese BRUSKEL- Takimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, zhvillohet pas përpjekjeve...
Pamje nga kontrollet KOSOVË- Mediat në Kosovë kanë raportuar ditën e sotme se në Aeroportin Ndërkombëtar të Pr...
Foto ilustruese KOSOVË- Në vitin 2013, kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhë...
2 korrik 1990 KOSOVË- Sot mbushen 34 vite që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklarat&e...
orban dhe zelenskyy KIEV- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, arriti për vizitë në Kiev, për herë të parë prej ...
Viktima MEKSIKË- 19 persona janë gjetur të vrarë në Meksikë në një konflikt midis dy karteleve të drog&eu...
foto ilustruese KIEV- Ukraina ka shkatërruar një komplot të supozuar për të përmbysur qeverinë, thanë zyrtarët...
Sulmi KANADA- Videoja e sulmit ndaj një çifti femrash homoseksuale në Kanada është postuar në...
emmanuel macron FRANCË- Rezultati është katastrofal për aleancën e Presidentit Emmanuel Macron në Francë. Shumë...