LIVE UPDATES
Bota

Vrau përdhunuesin e saj me thikë, dënohet dhe gjobitet e mitura në SHBA

Pieper Lewis, 17 vjeçe, u urdhërua gjithashtu të paguante 150,000 dollarë për familjen e Zachary Brooks për vrasjen e tij në 2020 në Des Moines kur ajo ishte vetëtm 15 vjeç në atë kohë.

14 Shtator 2022, 09:29 Nga d.a.
Vrau përdhunuesin e saj me thikë, dënohet dhe gjobitet e mitura
Pieper Lewis

SHBA- Një adoleshente amerikane që theri me thikë për vdekje përdhunuesin e saj të dyshuar është dënuar nga një gjykatë në Iowa me pesë vjet burgim me kusht.

Sipas BBC, Pieper Lewis, 17 vjeçe, u urdhërua gjithashtu të paguante 150,000 dollarë për familjen e Zachary Brooks për vrasjen e tij në 2020 në Des Moines kur ajo ishte vetëtm 15 vjeç në atë kohë.

Vitin e kaluar, ajo u deklarua fajtore për vrasje të pavullnetshme dhe plagosje me dashje. Të dyja akuzat dënohen me 10 vjet burg. Ajo mund të dënohet me 20 vjet burg nëse shkel kushtet e saj të provës. Lewis u dënua të martën nga gjykatësi i qarkut Polk, David M Porter.

Sipas kushteve të provës, gjyqtari urdhëroi që ajo të vendoset në një objekt banimi, ku duhet të mbajë një pajisje gjurmuese.

"Pesë vitet e ardhshme të jetës suaj do të jenë plot me rregulla me të cilat nuk jeni dakord, jam i sigurt për këtë. Ky është shansi i dytë që ju keni kërkuar. Ju nuk merrni një të tretë." tha Porter. 

Ndërsa ai aludoi për natyrën e diskutueshme të detyrimit të Lewis për të bërë pagesa për familjen e Brooks, ai vuri në dukje se "kjo gjykatë nuk i paraqitet asnjë opsion tjetër" sipas ligjit të Iowa-s.

"Unë jam një e mbijetuar. Shpirti im është djegur, por ende shkëlqen përmes flakëve. Më dëgjoni të ulërij, më shihni të shkëlqej dhe më shikoni të rritem," lexoi Lewis të martën nga një deklaratë që ajo kishte përgatitur.

"Unë jam një e mbijetuar," shtoi ajo.

Në vitin 2020, Lewis ishte duke fjetur në një korridor pasi iku nga një shtëpi abuzive kur një burrë e mori brenda dhe e trafikoi te të tjerët për seks. Ajo tha në gjykatë se njëri prej tyre ishte Brooks, 37 vjeç dhe se ai e kishte përdhunuar shumë herë. Adoleshentja e goditi me thikë më shumë se 30 herë në qershor 2020 në një apartament në Des Moines, kryeqyteti i shtetit të Iowa-s në rajonin Midwestern, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç. Ndërsa Lewis pranoi se kishte kryer një krim, ajo mbrojti veprimet e saj.

I mora jetën një personi. Qëllimet e mia atë ditë nuk ishin thjesht të dilja dhe të merrja jetën e dikujt. Në mendjen time ndjeva se nuk isha i sigurt dhe ndjeva se isha në rrezik, gjë që rezultoi në akte. Por kjo nuk më heq nga fakti që është kryer një krim”.-tha ajo.

Policia dhe prokurorët nuk kanë kundërshtuar se Lewis ishte sulmuar seksualisht dhe trafikuar, por prokuroria kishte argumentuar se Brooks ishte në gjumë në atë kohë, dhe për këtë arsye nuk ishte një kërcënim i menjëhershëm.

Dhjetra shtete amerikane kanë miratuar të ashtuquajturat ligje të "limanit të sigurt" që u ofrojnë viktimave të trafikimit njëfarë niveli imuniteti, por një projekt-ligj i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të Iowa-s ka ngecur në Senatin e Shtetit pasi grupet e zbatimit të ligjit ngritën shqetësime.

pieper lewis zachary brooks

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale