Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një konference në Prishtinë pas një vizite disaditore në Kosovë, von Cramon u shpreh e brengosur për mbështetjen që mund të ketë Kosova në PE pas zgjedhjeve të qershorit.
KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i bëri thirrje udhëheqjes në Kosovë që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe në formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe, para se blloku evropian të mbajë zgjedhje më 9 qershor. Gjatë një konference në Prishtinë pas një vizite disaditore në Kosovë, von Cramon u shpreh e brengosur për mbështetjen që mund të ketë Kosova në PE pas zgjedhjeve të qershorit. Ajo tha se sondazhet kanë treguar për një rritje në Evropë të partive të djathta, e veçmas të ekstremit të djathtë.
“Mendoj se një përbërje e re e Parlamentit Evropian mund të ketë efekt në raport me Kosovën dhe shtetet e tjera të cilat potencialisht mund të jenë shtete kandidate për anëtarësim në BE”, tha ligjvënësja evropiane.
Sipas von Cramon, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka pasur përparim. Por, ajo tha se vitin e kaluar është bërë “një gabim i madh”, pasi palëve nuk u është kërkuar të nënshkruajnë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, e as Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët ta zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.
Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. Marrëveshja Bazë e arritur në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel, e më pas Aneksi për zbatimin e saj që u arrit në mars në Ohër, nuk u nënshkruan. Por, BE-ja ka thënë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për palët.
“Mendoj se vitin e kaluar është bërë një gabim për Marrëveshjen e Ohrit, duke mos insistuar në nënshkrimin e Marrëveshjes [Bazë] dhe Aneksit [të zbatimi] nga të dyja anët. Mendoj se ky ka qenë një gabim i madh. Mendoj se nëse e vonojmë procesin mund të kemi probleme, sepse i kemi zgjedhjet në BE në verë dhe pastaj mund të vijnë në fuqi disa individë që nuk e përkrahin shumë Kosovë. Pastaj ne kemi Gazën, Ukrainën, Tajvanin gjëra të ndryshme, probleme të ndryshme dhe jam e brengosur që në fund të ditës askush nuk brengoset për dialogun”, tha von Cramon.
Eurodeputetja tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një kërkesë legjitime, duke shtuar se Kosova duhet të dalë me një propozim për formimin e tij dhe të ratifikojë marrëveshjen për këtë gjë. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve, Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e pranuan në parim.
Marrë nga REL.
Pamje nga vendi i ngjarjes TEL AVIV- Një ngjajre e rëndë është regjistruar duke ngritur alarmin në Tel Aviv. Mësohet se ...
Foto Ilustruese EUROPA- Nerëzit në BE,në vitin 2022 e vlerësuan kënaqësinë e tyre të përgjiths...
Dr. Evgenia Ilyinskaya ISLANDA- Studiesja Dr. Evgenia Ilyinskaya, nga Universiteti i Leeds, thotë se imazhet që dalin nga Islanda janë ...
Foto ilustruese MALI I ZI- Një efektiv i policisë malazeze është vënë në pranga nën dyshimin se mbrëmjen e dje...
Foto ilustruese GJERMANI- Një dokument sekret i Forcave të Armatosura Gjermane, ka paralajmëruar një konflikt të armatosur mes NAT...
Foto ilustruese GJERMANI-Tre muajt e fundit për Muhamed Ali ishin një odise e vërtetë në kërkim të sigurisë, q&eum...
Erdogan TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur k...
Familje palestineze largohet në Khan Junis pas ofensiv tokësore të Izraelit në luftë kundër Hamasit, 27 dhjetor GAZA- Tr...
Pasagjeri INDI- Një pasagjer është vënë në pranga nga autoritetet në Indi pasi goditi një pilot. Ngjarja ...
Ukrainasit në Irpin, duke u larguar pas bombardimeve ruse në fillim të luftës. Mars, 2022, SHBA- Kombet e Bashkuara u kanë kë...