LIVE UPDATES
Bota

VOA: Zgjedhjet në Argjentinë mund të sjellin në pushtet një admirues të ish-Presidentit Trump

Kandidati populist Javier Milei, i cili merr pjesë për herë të parë dhe fitoi popullaritet nga shfaqja në emisione televizive, është krahasuar shpesh me ish-Presidentin amerikan Donald Trump.

19 Nëntor 2023, 15:44 Nga r.ll
VOA: Zgjedhjet në Argjentinë mund të sjellin në pushtet
Kandidatët Javier Milei dhe Sergio Massa

BUENOS AIRES – Të dielën në Argjentinë po mbahet balotazhi në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, që do të përcaktojnë nëse vendi me ekonominë më të madhe të Amerikës së Jugut do të marrë një orientim politik drejt së djathtës.

Kandidati populist Javier Milei, i cili merr pjesë për herë të parë dhe fitoi popullaritet nga shfaqja në emisione televizive, është krahasuar shpesh me ish-Presidentin amerikan Donald Trump. Ai përballet me Ministrin e Ekonomisë Sergio Massa, i partisë Peroniste, që ka shërbyer prej dekadash si forcë drejtuese në politikën argjentinase.

Nën drejtimin e Massa, inflacioni është rritur në mbi 140% dhe varfëria është shtuar. Milei, që e konsideron veten si një kapitalist anarkist, propozon zvogëlimin e administratës shtetërore dhe ndërhyrjen ndaj inflacionit, ndërsa Massa ka paralajmëruar për pasojat negative të politikave të tilla.

Zgjedhjet shumë të polarizuara i kanë detyruar shumë prej votuesve që të zgjedhin kandidatin që e mendojnë si opsionin më pak të keq të mundshëm.

“Çfarëdo që do të dalë nga këto zgjedhje nuk do të ketë besueshmëri”, tha Lucas Romero, drejtor i firmës konsulte politike “Synopsis”. “Do të ishte e jashtëzakonshme për Massan që të fitonte në këtë kontekst ekonomik, apo për Milein që të fitonte përballë një kandidati si Massa”.

Qendrat e votimit u çelën në orën 8 të mëngjesit dhe qëndrojnë të hapura për dhjetë orë. Votimi bëhet në letër, duke e bërë kështu procesin e numërimit të paparashikueshëm, por rezultatet fillestare pritet të fillojnë rreth tre orë pas mbylljes së votimit.

Ekonomisti Milei kaloi nga një kritik në televizion i “kastës politike”, drejt fitimit të një vendi në parlament dy vite më parë. Kritikat e tij të zgjatura pëlqehen nga argjentinasit që janë të zemëruar nga situata e vështirë ekonomike, në veçanti meshkujt në moshë të re.

“Paratë dalin për gjithnjë e më pak çdo ditë. Unë jam një individ i kualifikuar dhe rroga ime nuk mjafton për asgjë”, thotë Esteban Medina, një 26-vjeçar që punon në terapi fizike në Ezeiza, në rrethinat e Buenos Airesit.

Massa, një ndër personat më të njohur në një administratë gjerësisht jopopullore, shihej dikur si me shanse shumë të pakta për të fituar. Por, ai arriti të mobilizojë degët e partisë së tij Peroniste dhe doli në vend të parë në raundin e parë të votimeve.

Gjatë fushatës së tij elektorale, ai paralajmëroi argjentinasit se plani i kundërshtarit të tij për të eliminuar ministritë kryesore dhe reduktimin e madh të shtetit, mund të rrezikojë shërbimet publike, përfshirë shëndetësinë dhe arsimin, si dhe programet sociale që mbështesin shumë njerëz. Massa ka përqëndruar gjithashtu vëmendjen tek retorika shpesh agresive e kundërshtarit të tij dhe ka ngritur publikisht pikëpyetje për mprehtësinë e tij mendore; përpara raundit të parë të votimit, zoti Milei merrte ndonjëherë me vete në tubime një sharrë me motor.

“Shansi i vetëm i Massas për të fituar këto zgjedhje, në një kohë kur njerëzit duan ndryshimin... është t’i shndërrojë në një referendum nëse Milei është i përshtatshëm për t’u bërë president apo jo”, thotë Ana Iparraguirre, nga firma e anketimeve GBAO Strategies.

Votimi bëhet ndërsa Milei aludon për manipulim të mundshëm elektoral, pretendime të ngjashme këto me të ish-Presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-Presidentit brazilian Jair Bolsonaro. Pa paraqitur prova, zoti Milei pretendoi se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pati parregullsi që ndikuan tek rezultati. Ekspertët thonë se parregullsi të tilla nuk munden të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe se deklaratat e tij synojnë pjesërisht të mobilizojnë bazën e tij dhe të motivojnë mbështetësit që të monitorojnë qendrat e votimit./VOA

zgjedhjet ne argjentine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet