LIVE UPDATES
Bota

Të paktën 30 foshnje evakuohen nga spitali Shifa në Gazë

Fati i foshnjave të sapolindura në spitalin Shifa mori vëmendje globale pas publikimeve të imazheve që shfaqën mjekët duke tentuar që t’i mbanin ngrohtë bebet.

19 Nëntor 2023, 15:11 Nga r.ll
Të paktën 30 foshnje evakuohen nga spitali Shifa në Gazë
foto ilustruese

GAZË- Të paktën 30 foshnje të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali kryesor në Gazë të dielën dhe do të transferohen në Egjipt, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor, përderisa dhjetëra pacientë të tjerë në gjendje kritike vazhdojnë të jenë në spital, tri ditë pasi forcat izraelite hynë në ndërtesën e këtij institucioni shëndetësor.

Fati i foshnjave të sapolindura në spitalin Shifa mori vëmendje globale pas publikimeve të imazheve që shfaqën mjekët duke tentuar që t’i mbanin ngrohtë bebet. Për shkak të mungesës së rrymës, inkubatorët dhe pajisjet e tjera dolën jashtë funksionit, përderisa mbaruan furnizimet me ujë, ushqim dhe ilaçe në kohën kur forcat izraelite luftonin jashtë ndërtesës së spitalit me Hamasin – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shtunën vizitoi spitalin Shifa dhe tha se 291 pacientë ishin ende aty, përfshirë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin.

Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, konfirmoi për AP-në evakuimin e foshnjave, duke mos dhënë më shumë detaje. OBSH-ja ende nuk ka konfirmuar evakuimin e foshnjave.

Afër 2.500 persona të zhvendosur, pacientë dhe pjesëtarë të stafit mjekësor u larguan nga spitali Shifa të shtunën, tha OBSH-ja, duke shtuar se 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor vazhdojnë të qëndrojnë së bashku me pacientët.

Izraeli për një kohë të gjatë ka pretenduar se Hamasi ka një qendër komanduese brenda dhe nën Shifa. Izraeli e ka përshkruar spitalin si cak kyç të luftës së tij për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gazë, pas sulmeve të grupit ekstremist në jug të Izraelit gjashtë javë më parë, sulme që nxitën luftën. Hamasi dhe stafi i spitalit mohojnë këto pretendime.

Mbi 11.500 palestinezë janë vrarë, sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe të cilët besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Në shifrat e viktimave, të paraqitura nga autoritetet shëndetësore në Gazë, nuk bëhet dallimi midis civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit.

Ndërkaq, afër 1.200 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të 7 tetorit të Hamasit. Hamasi po ashtu ka kapur pengje afër 240 persona. Ushtria izraelite ka thënë se gjatë luftës i janë vrarë 52 ushtarë./REL

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet