LIVE UPDATES
Bota

VOA: Zgjedhjet lokale në Turqi, provë për presidentin Erdogan dhe opozitën

Turqit votuan të dielën në zgjedhjet lokale, të fokusuara në përpjekjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të rimarrë kontrollin e Stambollit nga rivali i tij politik Ekrem Imamoglu, i cili synon të rikthejë opozitën qeverisëse pas disfatës në zgjedhjet e vitit të kaluar.

31 Mars 2024, 16:53 Nga M.B
VOA: Zgjedhjet lokale në Turqi, provë për presidentin Erdogan dhe
Foto ilustruese

TURQIA- Rreth 61 milionë banorë në Turqi me të drejtë vote do të zgjedhin drejtuesit e rinj lokalë për 5 vitet e ardhshme, ndërsa beteja kryesore është Stambolli dhe kryeqyteti i vendit, Ankaraja. Presidenti truk, Rexhep Tajip Erdogan kërkon të rimarë kontrollin në këto dy qendra ekonomike, ndërsa zgjedhjet janë dhe një barometër për popullaritetin e tij. Nga ana tjetër luhet fati i opozitës dhe kandidatit kryesor, Ekrem Imamoglu, i cili shihet gjerësisht si një kundërshtar i ardhshëm politik i zotit Erdogan.

Turqit votuan të dielën në zgjedhjet lokale, të fokusuara në përpjekjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të rimarrë kontrollin e Stambollit nga rivali i tij politik Ekrem Imamoglu, i cili synon të rikthejë opozitën qeverisëse pas disfatës në zgjedhjet e vitit të kaluar. Votat e së dielës do të jenë gjithashtu një barometër i popullaritetit të presidentit turk. Vëmendja kryesore gjatë fushatës ka qenë beteja për Stambollin dhe kryeqytetin e vendit, Ankaranë, të cilat partia e zotit Erdogan i humbi në vitin 2019. Për opozitën e ndarë dhe të demoralizuar pas një disfate në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të kaluar, mbajtja e Stambollit dhe Ankarasë do të ishte një nxitje e madhe dhe do të ndihmonte në rimobilizimin e mbështetësve.

“Këto zgjedhje do të çojnë në fillimin e një epoke të re në vendin tonë. Shpresoj që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të majit të vitit të kaluar nga njëra anë dhe zgjedhjet për pushtetin vendor nga ana tjetër, të çojnë në fillim e një epoke të re dhe një shekulli të ri për vendin tonë”, deklaroi zoti Erdogan pasi hodhi votën e tij në Stamboll, një qytet me 16 milionë banorë ku ai lindi dhe u rrit dhe ku filloi karrierën e tij politike si kryetar bashkie në vitin 1994.

“Unë besoj se kemi përfunduar një periudhë shumë të rëndësishme në Stamboll. Siç e thashë edhe më parë, shpresoj që ne, së bashku me 16 milionë njerëzit tanë, t’ia falim njëri-tjetrit ndasitë pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve. Shpresojmë, se nëse fitojmë përsëri, ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë më të mirën qytetit tonë në 5 vitet e ardhshme”, deklatoi Ekrem Imamoglu, kryetari aktual i Stambollit dhe kandidati i opozitës.

Rreth 61 milionë njerëz, përfshirë më shumë se një milion votues për herë të parë, kanë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje. Pjesëmarrja është tradicionalisht e lartë në Turqi, por këtë herë votimi vjen në sfondin e një krize të kostos së jetesës. Analistët thonë se mbështetësit e zhgënjyer të opozitës mund të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi, duke dyshuar se zgjedhjet do t’i ndryshojnë gjërat. Mbështetësit e partisë qeverisëse, ndërkohë, mund të zgjedhin gjithashtu të mos shkojnë në kutitë e votimit në shenjë proteste ndaj rënies ekonomike që ka bërë që shumë njerëz të luftojnë për të paguar ushqimin, shërbimet komunale dhe qiranë.

“Nuk ka rëndësi kush fiton, por te jetë punëtor. Duhet të zgjidhet një njeri punëtor. Ne i duam njerëzit punëtorë”, thotë një banore në Stamboll.

Sondazhet kanë treguar për një garë të ngushtë midis kryetarit aktual të Stambollit, Ekrem Imamoglu, kandidat i opozitës dhe kandidatit të partisë së presidentit Erdogan, Murat Kurum, një ish-ministër urbanizimi dhe mjedisi. Në këto zgjedhje kandidati i opozitë për Stambollin nuk e ka mbështetjen e disa prej partive që e ndihmuan atë të fitonte në 2019, duke përfshirë dhe partitë pro-Kurde. Në Ankara, sipas sondazheve kryebashkiaku aktual Mansur Yavas, i parë gjithashtu si një sfidues i mundshëm i ardhshëm i zotit Erdogan, pritet të mbajë postin e tij./ VOA

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës