LIVE UPDATES
Bota

VOA: Reagime në Shkup për sanksionimin nga DASH të Artan Grubit dhe Enver Behxhetit për korrupsion

Partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim doli të martën me një komunikatë të shkurtër duke theksuar se e respekton vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

10 Dhjetor 2024, 20:41 Nga N.F
VOA: Reagime në Shkup për sanksionimin nga DASH të Artan Grubit
Angela Aggeler

SHKUP- Në Shkup, pati reagime të trupit diplomatik dhe të klasës politike lidhur me përcaktimin nga Departamenti i Shtetit të politikanit Artan Grubi dhe gjykatësit Enver Bexheti për korrupsion. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler duke folur në një konferencë shtypi bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia për masa shtesë sanksionuese nga Uashingtoni ndaj ish-Zëvendëskryeminisrtit Artan Grubi dhe gjykatësit Enver Bexheti.

Ambasadorja tha se shpresonte që ky veprim i Departamentit të Shtetit bën të qartë se SHBA munden dhe do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të mbajtur përgjegjës ata individë, veprimet kriminale të të cilëve minojnë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe vlerat e qevrisjes së Maqedonisë së Veriut.

“Korrupsioni i çfarëdo lloj forme qoftë nuk duhet të tolerohet në këtë shtet. Ata të cilët minojnë sundimin e ligjit për përfitime personale dhe në dëm të popullit të Maqedonisë së Veriut duhet të kuptojnë se korrupsioni ka pasoja”, tha ambasadorja Aggeler duke theksuar se SHBA do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës aktorët e korruptuar, teksa theksoi shpresat se gjyqësori dhe srtuktrat e zbatimit të ligjit këtu do të bëjnë të njejtën gjë.

“Qytetarët e këtij vendi meritojnë më shumë se kaq”, u shpreh ambasadorja. Ajo la të kuptohej se emra të tjerë po shqyrtohen për t’u sanksionuar nga Uashingtoni, por pa dhënë hollësi të tjera.

Ndërsa, zoti Grubi vetëm pak orë pas njoftimit nga Departamentit i Shtetit për pëcaktimin e tij, u shpreh përmes rrjetin social Facebook duke theksuar se ky vendim e prek atë drejtpërdrejt dhe personalisht dhe se do të punojë me “miqtë dhe partnerët” për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Ai nënvizoi se “transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi të tij”.

Partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim doli të martën me një komunikatë të shkurtër duke theksuar se e respekton vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

“Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thuhet në komunikatë.

Rivalët politikë të Artan Grubit dhe BDI-së, eksponentët e koalicionit “Vlen” e kanë mirëpritur vendimi e Departamentit të Shtetit, teksa e cilësojnë atë si një goditje të rëndë jo vetëm për zotin Grubi por për vetë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Po të kishte pasur BDI-ja fuqi që të ballafaqohej me korrupsionin në radhët e veta, Artan Grubi asnjëherë nuk do të bëhej Zëvendës-kryeministër në qeveri. Po të kishte pasur BDI-ja fuqi që të ballafaqohej me korrupsionin në radhët e veta, Ali Ahmeti do të dëgjonte kur i kërkonim që ta largonte dhe përjashtonet Artan Grubin. Po të kishte pasur fuqi Ali Ahmeti që t’ia ndalte hovin Artan Grubit, t’ia këpuste rrugën korrupsionit, t’ia ndalte Artanit rrugën e bashkëpunimit me Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruevskin, ndoshta BDI-ja as nuk do të shkonte në opozitë”, tha Izet Mexhiti, Zv/kryeministër dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit “Vlen”.

Izet Mexhiti, i cili për rreth njëzet vjet ishte zyrtar i lartë i BDI-së para se të largohej nga partia për të formuar një subjekt të ri politik këmbëngulte në largimin e Artan Grubit nga rrethi i ngushtë i Ali Ahmetit, por nuk akuzonte publikisht partinë për përfshirje në korrupsion. Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha sot se po dalin të vërteta ato që partia e tij VMRO-DPMNE i ka paralajmëruar shumë më herët:

“Në periudhën e ardhshme do të ketë edhe shumë konfirmime të asaj për çka ne kemi pasur dyshime dhe do të dalë në shesh”, tha zoti Mickoski.

Gjykatësi Enver Bexheti, sipas nje pjese të medias në Shkup ka marrë pjesë në trajnimet profesionale të organizuara nga administrata amerikane, një gjë që ambasadorja Aggeler nuk e mohon, duke thënë se SHBA kanë siguruar trajnime për rreth 85 përqind të prokurorëve dhe gjykatësve të këtij vendi.

“Gjysmë miliardë dollarë kemi shpenzuar në gjyqësorin e këtij vendi dhe si përgjigje nuk kemi marrë rezultate shumë të mira për atë çka kemi investuar”, u shpeh ajo.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se zoti Grubi dhe zoti Bexheti “morën ryshfet duke minuar proceset gjyqësore që lidheshin me dënimin e Sasha Mijalkovit, drejtor i Agjencisë për Sigurinë dhe Zbulimin të Maqedonisë së Veriut”. Si pjesë e këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara përcaktuan si persona të padëshiruar edhe anëtarët e familjes së zotit Grubi, ish zyrtar i lartë qeveritar nga radhët Bashkimit Demokratik për Integrim.

Këto vitet e fundit Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit kanë përcaktuar si të pëfshirë në korrupsion të lartë disa personalitete të Maqedonisë së Veriut, si ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, ish-kryetarja e Gjykatës Speciale, Katica Janeva, ish-kreu i shërbimit sekret Sasho Mijalkov, ish-Zëvendëskryeministri Koço Angjushev, kryetarët e komunave të Strugës dhe Karposhit në Shkup, Ramiz Merko dhe Stevçe Jakimovski, dhe biznesmenin Orce Kamçev./VOA

angela aggeler artan grubi encer behxheti

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës