Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Anija Sukru Okan po lundronte nën flamurin e Palauit dhe të dielën e kaluar një luftanije ruse shtiu drejt saj.
TURQI- Turqia ka paralajmëruar Moskën që të shmangë përshkallëzimin e mëtejmë, pasi një anije furnizimesh, në pronësi turke, u sulmua fundjavën e kaluar nga marina ruse, tha zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Pas ndërhyrjes [ruse], bashkëbiseduesit tanë në Federatën Ruse u paralajmëruan në mënyrë që të shmangen përpjekje të tilla, të cilat përshkallëzojnë tensionet në Detin e Zi”, tha Presidenca turke, duke thyer heshtjen disaditore për këtë incident.
Anija Sukru Okan po lundronte nën flamurin e Palauit dhe të dielën e kaluar një luftanije ruse shtiu drejt saj.
Më pas personeli ushtarak rus kreu inspektime brenda anijes dhe më pas e la që të lundronte drejt portit ukrainas të Izmailit. Ky port është shndërruar në portin kryesor për eksportimin e produkteve bujqësore të Ukrainës.
Incidenti erdhi pas rritjes së sulmeve në rajonin Detit të Zi. Sulmet u intensifikuan pas vendimit të Rusisë për t’u tërhequr muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të prodhimeve ukrainase.
Turqia së bashku me Kombet e Bashkuara kishin ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes vitin e kaluar. Kjo ishte marrëveshja e vetme e rëndësishme që Rusia dhe Ukraina arritën në kohën kur po zhvillohet lufta.
Por, zyra e Erdoganit u kritikua për shkak se nuk komentoi sulmin e Rusisë ndaj anijes në Detin e Zi.
Presidenca turke, në reagimin e së enjtes, tha se teknikisht i takonte Palauit që të përgjigjej për incidentin.
“Edhe nëse pronari i anijes Sukru Okan është turk, anija nuk është nën flamurin e Turqisë”, tha Presidenca turke.
“Sipas ligjit ndërkombëtar, shteti ku është regjistruar anija është më i rëndësishëm sesa emri i anijes apo pronari i saj".
Palau është një arkipelag në Paqësor dhe flamuri i këtij shteti shpesh përdoret nga kompanitë që bartin dërgesa, pasi atyre u mundësohet qasje më e lirë në portet ndërkombëtare.
Marrë nga REL
Emigrante FRANCË- Katër persona janë arrestuar dhe janë nën hetim në Francë pas fundosjes fatale të një varke ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se si rezultat i “kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdues...
kandil deti Shfaqja e kandilit të detit helmues përgjatë bregdetit jugor të vendit, po shkakton shqetësim në&...
Eshtrat ANGLI- Analiza e eshtrave të një vajze të re mesjetare, e cila ishte varrosur me fytyrë poshtë me kyçet e saj ...
foto ilustruese KOLUMBI- Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter është ndjer&e...
Talibanet AFGANISTAN- Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët, kanë ndaluar të gjitha partitë...
Iran IRAN- Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar nëntë aktiviste të të drejtave të grave në disa qytete n...
Haradinaj dhe Kurti KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri ...
Zjarret ne Kanada KANADA- Mbi 20.000 njerëz, e gjithë popullsia e qytetit Yellowknife në Kanada, kanë kohë de...
Alyaksandr Lukashenko dhe Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po tenton të shtyjë Bjellorusinë që t’i bashko...