LIVE UPDATES
Bota

VOA: Jared Kushner në Beograd për projektin e tij ndërtimor

Kushner kishte deklaruar më herët se investimi do të arrijë në 500 milionë dollarë dhe qeveria e Serbisë do të marrë 22 për qind nga fitimet.

19 Qershor 2024, 22:48 Nga M.B
VOA: Jared Kushner në Beograd për projektin e tij ndërtimor
Jared Kushner dhe Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili nënshkroi një kontratë me qeverinë e Serbisë për ndërtimin e një kompleksi luksoz në ish selinë e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, që u shkatërrua në fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, u takua në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

"Një shkëmbim frymëzues idesh me Jared Kushnerin, të cilit i tregova me krenari kryeqytetin tonë dhe përvijova disa nga planet për rritjen edhe më të shpejtë të tij. I paraqita atij vizionin e Beogradit si një metropol botëror, shpirti kozmopolit i të cilit ka tërhequr gjithmonë njerëz nga gjithë bota dhe Jared Kushner më prezantoi një projekt për një hotel të mrekullueshëm në Beograd, i cili do të kontribuojë që kryeqyteti ynë të bëhet qendra e kësaj pjese të botës”, shkroi presidenti serb në rrjetet sociale.

Kjo është vizita e parë zyrtare e zotit Kushner në Beograd, që kur u bë e ditur se në mesin e muajit maj kompania e tij dhe qeveria e Serbisë nënshkruar një marrëveshje për projektin e ndërtimeve. Hollësitë e kontratës nuk dihen, por thuhet se kompleksi përfshin një hotel, ndërtesa banimi, zyra dhe një qendër përkujtimore për viktimat e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Kushner kishte deklaruar më herët se investimi do të arrijë në 500 milionë dollarë dhe qeveria e Serbisë do të marrë 22 për qind nga fitimet. Që kur u publikua ideja në muajin mars të këtij viti, një grup opozitar në Serbi nisi mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion kundër projektit. Për shumëkënd nga kundërshtarët, ndërtesa e bombarduar e komandës së ushtrisë serbe është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër atij që ata e quajnë, “agresion të NATO-s”.

Njëzetepesë vjet më parë, NATO-ja kreu një fushatë 78 ditëshe të bombardimeve, duke i dhënë fund shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe. Rreth 13,000 veta, kryesisht shqiptarë, u vranë gjatë luftës në Kosovë, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi i mbështetur nga Rusia, vazhdon ta kundërshtojë shtetësinë e saj. Në muajin mars, Shqipëria tha se ka marrë një projekt investimi nga kompania e zotit Kushner, Affinity Partners, për ta shndërruar një ish bazë ushtarake në ishullin e Sazanit në detin Adriatik, në një qendër pushimesh./ VOA

jared kushner

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet