LIVE UPDATES
Bota

VOA: Egjipti dërgon delegacion në Izrael, përpjekje për armëpushim në Gazë

Në të njëjtën kohë, Kajroja paralajmëroi se një ofensivë e mundshme nga ana e Izraelit në qytetin e Gazës, Rafah, në kufi me Egjiptin, do të kishte pasoja të rënda për qëndrueshmërinë rajonale.

26 Prill 2024, 16:09 Nga M.B
VOA: Egjipti dërgon delegacion në Izrael, përpjekje për
Rafah, Gazë, 25 prill 2024

LINDJE E MESME-  Egjipti dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Izrael me shpresën për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, thanë dy zyrtarë. Në të njëjtën kohë, Kajroja paralajmëroi se një ofensivë e mundshme nga ana e Izraelit në qytetin e Gazës, Rafah, në kufi me Egjiptin, do të kishte pasoja të rënda për qëndrueshmërinë rajonale.

Zyrtari më i lartë i shërbimeve inteligjente të Egjiptit, Abbas Kamel, kryeson delegacionin dhe po planifikon të diskutojë me Izraelin mbi “një vizion të ri” për arritjen e një armëpushimi për një periudhë më të gjatë, tha një zyrtar egjiptian, i cili foli në kushte anonimiteti. Ndërsa luftimet vazhdojnë dhe numri i viktimave rritet, është shtuar trysnia ndërkombëtare mbi Hamasin dhe Izraelin për të arritur një marrëveshje për armëpushim.

Bisedimet e sotme do të përqëndrohen në shkëmbimin e një numri të kufizuar të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palesinezë dhe rikthimin e një numri të konsiderueshëm palestinezësh në shtëpitë e tyre në veri të Gazës me “kufizime minimale”, tha zyrtari egjiptian. Ai shtoi se shpresat janë që bisedimet të vazhdojnë me qëllim final arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
Zyrtari tha se ndërmjetësuesit po përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do të plotësonte kërkesat e të dyja palëve.

Hamasi ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga kërkesat për armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite, kërkesa që Izraeli i ka refuzuar. Nga ana e tij Izraelit thotë se do të vazhdojë operacionet ushtarake derisa Hamasi të eliminohet dhe se do të jetë i pranishëm në Gazë për të ruajtur sigurinë, pasi grupi Hamas të jetë mundur. Përpara bisedimeve, një zyratar i Hamasit, Basem Naim, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se “nga ana tyre nuk kishte asnjë të re”, kur u pyet mbi negociatat.

Gjatë orëve të natës grupi militant libanez Hezbollah goditi me raketa anti-tank dhe predha artilerie një kolonë ushtarësh izraelitë në një zonë të diskutueshme kufitare, duke vrarë një civil izraelit. Luftimet me intensitet të ulët në kufirin izraelito-libanez kanë rrezikuar të përshkallëzohen ndërsa Izraeli ka patur si objektiv militantë të Hezbollahut përgjatë muajve të fundit. Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajore pothuajse të përditshme në Rafah, një qytet ku ka gjetur strehë më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Ushtria izraelite ka grumbulluar dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara në një zonë në jug të Izraelit që është afër Rafahut, në atë që duket se është një veprim në kuadër të përgatitjeve për të sulmuar qytetin. Rafahu është një qytet kufitar mes Gazës dhe Egjiptit. Gjatë qëndrimit në Izrael kreu i shërbimeve inteligjente egjiptiane pritet ta bëjë të qartë se Egjipti “nuk do të tolerojë” dislokimin e trupave izraelite përgjatë kësaj zone kufitare, tha zyrtari egjiptian.

Ky i fundit shtoi se Egjipti ka ndarë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane të dhëna që tregojnë se ofensiva në Rafah do të ndizte konflikt në rajon. Një diplomat perëndimor në Kajro, që foli në kushte anonimiteti, tha se Egjipti ka intensifikuar gjatë ditëve të fundit përpjekjet për arritjen e një armëpushimi të shkurtër në Gazë, që do të ndihmonte në negocimin e një armëpushimi më afatëgjatë dhe në shmangien e ofensivës në Rafah.

Egjipti ka deklaruar se sulmi në Rafah do të paraqiste shkelje të marrëveshjes së paqes, në zbatim prej dekadash, mes Egjiptit dhe Izraelit. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, kur sulmet e grupit militant Hamas, që SHBA-të e kanë shpallur grup terrorist, lanë të vrarë 1200 persona ndërsa 250 të tjerë u morën peng, sipas të dhënave izraelite. Më shumë se 34 mijë palestinezë janë vrarë gjatë luftës, sipas autoriteteve të shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi./ VOA

lufat izrael-palestine

Sondazh

Poll
Bota 26 Prill 2024, 14:38 E. D

BE premton miliona euro për Gazën

foto ilustruese GAZA- Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro për ndihmën e nevojshme humanitare për palesti...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale