All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Vizita e ministrit izraelit në Malin e Tempullit mbledh Këshillin e Sigurimit

Vizita e ministrit të ri izraelit të sigurisë kombëtare në faltore, të cilën hebrenjtë e quajnë Mali i Tempullit dhe myslimanët e quajnë Streha e Shenjtë (Haram al-Sharif), nxiti dënime të ashpra në të gjithë botën myslimane dhe qortim nga SHBA-ja. Gjithashtu, shkaktoi frikën nga shpërthimi i trazirave pasi organizatat ekstremiste palestineze kanë kërcënuar se do të përgjigjen.

5 Janar 2023, 18:20 Nga k.m.
Vizita e ministrit izraelit në Malin e Tempullit mbledh Këshillin e
Itamar Ben-Gvir
All - Paragraf - 1

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) caktoi një takim urgjent për të enjten me kërkesë të palestinezëve, të cilët po protestojnë ndaj një vizite të ministrit ultra-nacionalist izraelit Itamar Ben-Gvir në Malin e Tempullit, një vend i shenjtë në Jerusalem dhe skenë e shpeshtë konflikti. Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour kërkoi gjithashtu ndalimin e provokimeve nga izraelitët dhe të respektohet status quo-ja historike në një vend që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

Vizita e ministrit të ri izraelit të sigurisë kombëtare në faltore, të cilën hebrenjtë e quajnë Mali i Tempullit dhe myslimanët e quajnë Streha e Shenjtë (Haram al-Sharif), nxiti dënime të ashpra në të gjithë botën myslimane dhe qortim nga SHBA-ja. Gjithashtu, shkaktoi frikën nga shpërthimi i trazirave pasi organizatat ekstremiste palestineze kanë kërcënuar se do të përgjigjen.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour u tha gazetarëve të mërkurën se dënon jo vetëm vizitën e Ben-Gvir, por edhe "mjedisin më të gjerë të ekstremizmit" rreth qeverisë më ekstreme në historinë e Izraelit. Ai akuzoi Izraelin për agresion jo vetëm ndaj vendeve të shenjta myslimane, përfshirë xhaminë Al-Aksa, por edhe ndaj atyre të krishtera, përfshirë varrezat.

Mali i Tempullit, ku dikur ishin tempujt e lashtë hebrenj, është më i shenjti në judaizëm. Sot, aty ndodhet xhamia Al Aksa, e treta më e rëndësishme në Islam.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet faltorja, në luftën e vitit 1967. Hebrenjve u lejohet ta vizitojnë atë, por jo edhe të luten atje.

Ben-Gvir, i njohur për deklaratat nxitëse kundër palestinezëve dhe pakicës arabe të Izraelit, i frymëzuar nga një rabin racist, e cilësoi Malin e Tempullit si "”vendi më i rëndësishëm për popullin hebre” dhe dënoi atë që ai e quajti “diskriminim racist ndaj vizitave të hebrenjve” në faltore.

Ai paralajmëroi se vizitat do të vazhdojnë, ndërkaq ndaj kërcënimeve të Hamasit islamik, që ka pushtetin në Rripin e Gazës, ai u përgjigj se qeveria izraelite “nuk do t’i dorëzohet një organizate vrastare, një organizate të ndyrë terroriste”. Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori palestinez tha se palestinezët “nuk do të kënaqen me deklarata të bukura” dhe se ata duan që ato të zbatohen konkretisht, në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi “në xhaminë Al-Aksa dhe Al-Haram Al- Sharif”. Ai tha se kërkon garanci për respektimin e status quo-së historike me veprime, jo vetëm me fjalë.

Përplasjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve palestinezë në vendin e shenjtë dhe rreth tij, u shndërruan në një luftë 11-ditore me Hamasin, në vitin 2021. Një javë më parë, Benjamin Netanyahu u rikthye në pushtet dhe ai tani është kryeministër i Izraelit për të gjashtën herë, si dhe në krye të qeverisë më të djathtë në historinë e vendit. Qëllimet e qeverisë së re janë zgjerimi i vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe aneksimi i atij territori të pushtuar.

Si përgjigje ndaj vizitës së Ben-Gvir, Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të “ruajë rreptësishtë status quo-në në vendin e shenjtë” dhe se pretendimet për ndryshim janë të pabaza./REL

itamar ben-gvir

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë