LIVE UPDATES
Bota

Vijon Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran, në ditën e 63 vijojnë protestat në të gjithë vendin

Në Bukan u mbajt ceremonia e varrimit të dëshmorëve, Salar Mojaver dhe Mohammad Hassan-Zadeh, me një pjesëmarrje mjaft të madhe të popullit. Për të shtypur turmën, IRGC kishte vendosur snajperë dhe trupa në kodrat aty pranë dhe filloi të hapte zjarr dhe të hidhte gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, por të rinjtë e guximshëm kundërsulmuan forcat e Gardës dhe i detyruan ata t’ja mbathnin.

18 Nëntor 2022, 15:33 Nga d.a.
Vijon Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran, në ditën e 63
Protesta ne Iran

IRAN- Të enjten, më 17 nëntor, në ditën e 63-të të kryengritjes mbarëkombëtare, ceremoni varrimi dhe përkujtimi të dëshmorëve u mbajtën në Bukan, Sanandaj, Saqqez, Kamiyaran, Shiraz dhe në Isfahan dhe morën pjesë një numër i madh njerëzish që thërrisnin “Vdekje Khamenei-t. ”

Sipas NCRI, në Bukan u mbajt ceremonia e varrimit të dëshmorëve, Salar Mojaver dhe Mohammad Hassan-Zadeh, me një pjesëmarrje mjaft të madhe të popullit. Për të shtypur turmën, IRGC kishte vendosur snajperë dhe trupa në kodrat aty pranë dhe filloi të hapte zjarr dhe të hidhte gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, por të rinjtë e guximshëm kundërsulmuan forcat e Gardës dhe i detyruan ata t’ja mbathnin.

Mohammad Hassanzadeh, i cili ra dëshmor mbrëmjen e djeshme, shkroi në shënimin e tij të fundit në Instagram: “Ndoshta sot do të jetë dita e fundit e jetës sime; le të jetë për lumturinë e kombit.”

Pas ceremonisë, banorët e Bukanit protestuan në rrugë, morën nën kontroll godinën e bashkisë dhe i vunë flakën makinës dhe zyrës së njërit prej agjentëve. Një turmë e madhe nga Mahabad është nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Bukanit për të marrë pjesë në ceremoninë e këtyre dëshmorëve. Njerëzit bllokuan autostradën Bukan-Mahabad dhe i bllokuan rrugën forcave shtypëse.

Kufoma e Daniyal Pabandit, një i mitur 17-vjeçar nga Saqqezi, u varros fshehurazi nga rojet në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Banorët e Saqezit u mblodhën te varri i dëshmorit të tyre dhe nderuan kujtimin e Daniyalit duke kënduar himnin “O Dëshmorë”.

Banorët e Sanandaj zhvilluan një protestë të madhe në varrezat “Behesht Mohammadi” në ditën e 40-të të vdekjes së 4 dëshmorëve të kryengritjes duke thirrur “Vdekje Khameneit”, “Mos qaj nënë, premtojmë se do t’ia marrim hakun” dhe “Vdekje Udhëheqësit Suprem pas shumë vitesh të gjata kryerje krimesh.” Turma u përlesh me agjentët represivë të regjimit. Të rinjtë sfidues të Sanandaj bllokuan rrugën duke ndezur zjarr dhe duke djegur posterin e madh me imazhin e Khameneit.

Më 17 nëntor, agjencia shtetërore e lajmeve Fars e lidhur me IRGC-në raportoi se zëvendësi politik dhe i sigurisë i guvernatorit të regjimit në Kurdistan ka njoftuar se “gjatë trazirave të sotme në Sanandaj, major Hasan Yousefi i forcave të sigurisë shtetërore të provincës Kurdistan u vrarë nga populli”.

Populli i Kamiyaranit bëri homazhe për Burhan Karamin, dëshmor i kryengritjes duke thirrur “Vdekje Khameneit”, “Vdekje forcave Basij” dhe “Vdekje IRGC-së”. Në Shiraz u mbajt ceremonia e varrimit të Milad Khoshkalam. Qytetarët e Isfahanit e kthyen ceremoninë e ditës së 40-të të martirizimit të Ahmed Shokrallahit, në një protestë antiqeveritare.

Për të tretën ditë radhazi tregtarët në Teheran, Mashhad, Yazd, Gorgan, Merodasht, Tabriz, Kermanshah, Isfahan, Arak, Sanandaj, Babol, Soumesara, Najaf Abad, Sarpol Zahab, Javanrud, Dehkalan, Baneh, Saqez, Kamiyaran, Marivan, Mahabad, Piranshahr, Bukan, Ashnoye, Rask, Sardasht, Mobarakeh, Shahrekord, Kerman, Bojnord, Homayunshahr, Bushehr, Khorramabad, Qazvin, Bandar Abbas, Babol, Gorgan etj., hynë në grevë. Në Mashhad, forcat shtypëse rrahën brutalisht tregtarët grevistë.

Në një stacion metroje në Teheran, të rinjtë thërrisnin, “Vdekje gjithë sistemit.” Në Teheransar në Teheran dhe në qytetin e Durood njerëzit u mblodhën dhe protestuan duke thirrur “Vdekje diktatorit”. Të rinj sfidues i vunë zjarrin makinës së udhëheqësit të faljes të së premtes të Semirumit, sulmuan bazën e forcave famëkeqe të Basij me kokteje molotov në Zanjan dhe Yazd dhe dogjën simbolin e sheshit Basij në Sarbandar, Mahshahr.

Në Sarabeleh, të rinjtë morën kontrollin e rrugëve duke ndezur zjarr, dhe zaptuan selinë e telekomunikacionit të qytetit, nga ku u qëllua mbi popullin një natë më parë. Në Masal, Gilan, njerëzit protestuan duke thirrur: “Mos kini frikë; jemi të gjithë së bashku.” Fermerët e neglizhuar protestuan në Khorasegan. Mbrëmjen e djeshme deri herët në mëngjes, njerëzit u përleshën me forcat shtypëse në rajonin Babaei të Qazvin. Të rinjtë e Kianshahr të Teheranit i vunë zjarrin një baze të forcave Basij.

Dhe studentët protestuan duke thirrur “Vdekje diktatorit” dhe “I gjymtuari (duke iu referuar Khameneit) është përgjegjës për vrasjet në Shahcharagheh (Shiraz). Studentët në Universitetin Yazd dhe Mohaghegh Ardabili organizuan protesta. Studentët e Universitetit Shahrood të Teknologjisë u mblodhën në kujtim të martirëve të Zahedanit, Khodanoor Lajehi-t, dhe në mbështetje të popullit të Zahedanit.

protesta ne iran jina mahsa amini salar mojaver mohammad hassan-zadeh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet