LIVE UPDATES
Bota

Vijojnë debatet në Shkup për propozimin francez, deputetët opozitarë futen në Parlament me pankarta

Opozita maqedonase, e cila e cilëson propozimin si të dëmshëm për interesat e vendit, u përpoq ta pengonte debatin e nisur që nga dita e enjte. Hapja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut parashikohet të bëhet në dy faza.

15 Korrik 2022, 21:14 Nga I.A
Vijojnë debatet në Shkup për propozimin francez, deputetët
Telat Xhaferi

SHKUP- Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhduan përplasjet lidhur me propozimin francez që synon kompromisin me Bullgarinë dhe çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.për Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Opozita maqedonase, e cila e cilëson propozimin si të dëmshëm për interesat e vendit, u përpoq ta pengonte debatin e nisur që nga dita e enjte. Hapja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut parashikohet të bëhet në dy faza.

Seanca në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez vlerësohet si historike nga një pjesë e politikanëve, të cilët synojnë integrimin pa pengesa të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër, ligjvënës dhe eksponentë të opozitës maqedonase e quajnë atë të turpshme.

Ligjvënësit opozitarë po përdorën mjete zhurmuese për të penguar fjalimet e kolegëve të tyre të shumicës parlamentare. Të dy palët hedhin kritika dhe akuza të rënda kundër partive rivale lidhur me interesat e shtetit dhe të popullit maqedonas.

Propozimi francez i ofron Maqedonisë së Veriut hapjen në dy faza të bisedimeve për anëtarësim në bllok. Siç njoftoi dje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në parlament, Bashkimi Evropian është i gatshëm që brenda pak ditësh të mbajë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, sapo kjo e fundit të miratojë propozimin francez.

Zonja von der Leyen është Presidentja e dytë e Komisionit Evropian që i është drejtuar institucionit më të lartë ligjvënës të Maqedonisë së Veriut. Para saj, Romano Prodi në këtë cilësi pati mbajtur një fjalim në vitin 2001 me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shkupit me Bashkimin Evropian.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili hapi të enjten debatin duke e arsyetuar propozimin francez, u prit me fishkëllima nga opozita, ndërsa fliste për ofertën evropiane për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme të qytetarëve të vendit të tij dhe mbi pacenueshmërinë e gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas.
Dhjetra deputetë duan të marrin fjalën në debat. dhe në këto rrethana nuk mund të parashikohet nëse debati do të përfundojë brenda së premtes.

Pas fazës së parë të çeljes së bisedimeve, që do të ishte miratimi i propozimit nga Parlamenti në Shkup, faza e dytë duket tepër më e vështirë. Brukseli kërkon rishikimin e Kushtetutës dhe njohjen e pakicës bullgare. Për këtë gjë nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve në parlament,81 gjithsej, për të bërë ndryshime kushtetuese dhe miratuar atë. Aktualisht, partitë e koalicion në pushtet nuk i kanë votat e mjaftueshme, duke shtuar këtu edhe ligjvënësit e opozitës shqitare të gatshëm për të shprehur mbështetjen.

Marrë nga VOA

propozimi francez negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet