Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
VIDEO/ Pamjet e rënda kur shoferi merr përpara me makinë tifozët e Liverpoolit! Turmat e njerëzve e sulmojnë dhe thyejnë xhamat furgonit e policisë
Shumë u përpoqën ta nxirrnin nga automjeti, por dështuan, ndërsa thyen xhamat dhe e shndërruan në rrënoja. Pastaj ata sulmuan furgonin e policisë, me të cilin personi i arrestuar u largua nga vendi i sulmit.
26 Maj 2025, 22:07Nga M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Një burrë 53-vjeçar britanik, me origjinë nga Merseyside, është shoferi i makinës së zezë që u përplas me një turmë këmbësorësh dhe i rrëmbeu ata, duke plagosur disa prej tyre, gjatë paradës së Liverpoolit për të fituar kampionatin e 20-të në historinë e klubit. Motivet e burrit, i cili u arrestua menjëherë, mbeten të panjohura për momentin.
Në fakt, policisë britanike iu desh të përdorte forcën dhe ta largonte shoferin 53-vjeçar sa më shpejt të mundej, me qëllim që të parandalonte linçimin e tij nga tifozët e zemëruar menjëherë pas incidentit të përgjakshëm. Shumë u përpoqën ta nxirrnin nga automjeti, por dështuan, ndërsa thyen xhamat dhe e shndërruan në rrënoja. Pastaj ata sulmuan furgonin e policisë, me të cilin personi i arrestuar u largua nga vendi i sulmit.