5 Qershor 2024, 14:55
Nga N.F
Përleshjet
TURQI- Një incident i pakëndshëm është regjistruar në asamblenë e përgjithshme të parlamentit turk të martën. Ligjvënësit nga Partia AK në pushtet e Turqisë dhe Partia pro-kurde DEM, u përplasën fizikisht në asamblenë e përgjithshme të parlamentit lidhur me ndalimin dhe zëvendësimin e një kryetari bashkie të Partisë DEM në juglindje të Turqisë.
Të hënën, policia arrestoi Mehmet Siddik Akis, kryebashkiak i provincës juglindore të Hakarit në kufi me Iranin dhe Irakun, vetëm dy muaj pasi ai fitoi pushtetin në zgjedhjet lokale, transmeton Telegrafi. Ministria e Brendshme e Turqisë tha se Akis luajti një rol të nivelit të lartë brenda milicisë së jashtëligjshme të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ndërsa e zëvendësoi atë me guvernatorin e shtetit.
Pas zgjedhjeve komunale të vitit 2019, Turqia arrestoi pothuajse të gjithë kryebashkiakët pro-kurdë për lidhje të dyshuara me PKK-në dhe i zëvendësoi me zyrtarë shtetërorë. DEM ka mohuar më parë çdo lidhje me PKK. Tensionet u ndezën në parlament kur ligjvënësit e DEM-së mbajtën mbishkrime dhe brohoritën parulla, duke pushtuar podiumin e fjalimit në asamblenë e përgjithshme në shenjë proteste ndaj ndalimit dhe zëvendësimit të Akis.
“Krah për krah kundër fashizmit,” brohoritën ligjvënësit e DEM-it, ndërsa ligjvënësit nga Partia AK (AKP) e presidentit Recep Tayyip Erdogan brohorisnin kundërparrulla të tilla si “mallkuar PKK” ndërsa grisnin tabelat e mbajtura nga ligjvënësit e DEM. Pamjet treguan ligjvënësit duke debatuar me zë të lartë dhe duke shtyrë njëri-tjetrin. Një grusht çoi në një përleshje që shkaktoi rrëzimin e disa ligjvënësve, ndërsa të tjerë u ndaluan të bashkoheshin në ‘luftë’. Pas ngjarjes Asambleja e Përgjithshme u mbyll një ditë.
turqi perleshje fizike ligjvenes
Bota
5 Qershor 2024, 14:38
M.B
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme...
Bota
5 Qershor 2024, 14:11
M.B
Ndërtesa e Al Jazeeras në Doha, Katar, 5 maj 2024.
IZRAEL- Gjykata izraelite e ka mbështetur të mërkurën vendimin e qeveris&e...
Bota
5 Qershor 2024, 13:22
N.F
Fosilet
SHBA- Tre fëmijë me pasion për fosilet kanë habitur shokët e tyre të klasës pasi zbuluan kockën e fosilizua...
Bota
5 Qershor 2024, 13:26
M.B
Ndërtesa e Parlamentit Evropian.
BRUKSEL- Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mund t&...
Bota
5 Qershor 2024, 13:04
N.F
Borell
GAZA- Bashkimi Evropian (BE) mbështet plotësisht planin e paraqitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që do t&e...
Bota
5 Qershor 2024, 12:52
N.F
Posteri
SERBI- Në një ndërtesë në rrugën Knez Mihailova në qendër të Beogradit, është shfaqur nj&eum...
Bota
5 Qershor 2024, 12:27
r.ll
pamje nga protestat ne turqi
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vepruar në mënyrë jokushtetuese kur nxori një dekret në...
Bota
5 Qershor 2024, 12:26
N.F
Sulmi
GJERMANI- Një kandidat i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është sulmuar me thikë mbrëmë&nbs...
Bota
5 Qershor 2024, 12:20
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite tha se ka filluar "aktivitet operacional" në dy zona të pjesës qendrore të Gazës, në ...
Bota
5 Qershor 2024, 11:58
M.B
Fotografi në një nga takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
KOSOVA- Bashkimi Evropi...