Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
KOSOVË- Prej tre ditësh veriu i Kosovës, më konkretisht 3 komunat Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç janë 'minuar' nga serbët të cilët kanë zaptuar rrugët përballë selive komunale duke bërë thirrje për tërheqjen e kryetarëve të rinj shqiptarë dhe policisë së Kosovës. Flamuj gjigandë serbe e simbole nacionaliste shihen të varura në muret e komunave, gardheve të sigurisë të krijuara nga KFOR dhe makinat e ekpit të mediave sinjale provokimi për Policinë e Kosovës dhe ushtarëve me mision nga NATO. Në protestën e sotme pjesëmarrja e qytetarëve serbë është më i madh se ai i protestës së mbajtur ditën e djeshme, ku nuk përjashtohet mundësia që situata të përshkallëzohet sërish si ditën e martë ku u hap zjarr ndaj forcave të KFOR, u hodhën shok-bonmba e u kërcënuan ekipet e mediave. Lista serbe dhe ish-kryetarët e komunave bëjnë thirrje të vazhdueshme dhe paralajmërojnë se situata e protestave do të mbeten të njejta nëse nuk zbatohen kërkesat e tyre.
Por ku janë krerët e shtetit teksa veriu i vendit rrezikon sërish të përballet me përshkallëzimin e protestave dhe dhunën e serbve?
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkuar jashtë shtetit. Ai po qëndron në kryeqytetin e Sllokavisë, në Bratislavë, ku po merr pjesë në Forumin “GLOBSEC2023”.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, H.E. Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Forumit.
Prime Minister of the Republic of ????????, H.E. @albinkurti, has arrived at the #GLOBSEC2023 Bratislava Forum. Hear from him later this morning in a chat entitled: In the Spotlight: Future of Kosovo. pic.twitter.com/8Ww0CRPIIo
— GLOBSEC (@GLOBSEC) May 31, 2023
Situata në veri ka shkaktuar reagime nga ndërkombëtarët. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kritikuan Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, duke thënë se insistimi për të vendosur kryetarët në komunat me shumicë serbe, ka minuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Si ndëshkim SHBA-ja, mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, vendosi të anulojë pjesëmarrjen e Kosovës në një stërvitje ushtarake të NATO-s, pasi refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.
Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës
Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al
Ursula von der Leyen SLLOVAKI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shpallur "një plan të ri rritjeje për Ballkanin P...
Josep Borrel dhe Albin Kurti SLLOVAKI- Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së p&eu...
Josep Borrel, Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me Përfaq...
Protesta në veri të Kosovës KOSOVË- Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, u tha gazetar&e...
Veriu i Kosovës KOSOVË- Media e njohur britanike BBC ka raportuar mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe protestave nga se...
Protesta në veri të Kosovës KOSOVË- SHBA-ja ndërmori masa kundër Kosovës për injorimin e këshillave të sa...
Mjekët serbë në veri KOSOVË- Mjekët dhe punonjësit e 'KBC Kosovska' Mitrovica ka marrë pjesë në protest&...
flamuri serb në gardhin e KFOR KOSOVË- Ka vijuar pa incidente protesta e sotme në veri të Kosovës. Protestuesit serbë kan&eum...
Kosovë KOSOVË- Shoqëria civile ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe përplasjet e dhunshme mes pal&...
Protestat ne veri të Kosovës KOSOVË- Komuniteti shqiptaro-amerikan ka reaguar lidhur me protestat në veri të ...