LIVE UPDATES
Bota

Veriu i Kosovës ende pa qasje të plotë në internet e telefoni mobile...

Mungesa e valëve të telefonisë mobile dhe pamundësia e qasjes në internet, paraqitet si shqetësim për Hetemin.

9 Prill 2023, 18:00 Nga k.m.
Veriu i Kosovës ende pa qasje të plotë në internet e
Foto ilustruese

Për të bërë një bisedë me celular, Shaqir Hetemit i duhet të ngjitet në një kodër. Hetemi jeton në veri të Kosovës, në komunën e Leposaviqit, ku sinjali i telefonisë mobile vazhdon të jetë i dobët. Ai është përdorues i operatorit telefonik Vala. Kjo komunë, bashkë me atë të Zveçanit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut, janë të banuara me shumicë serbe.

Mungesa e valëve të telefonisë mobile dhe pamundësia e qasjes në internet, paraqitet si shqetësim për Hetemin.

“Për ndonjë thirrje telefonike të nevojshme, ose ndonjë thirrje urgjente, duhet të dalësh në ndonjë hapësirë më të lartë nga shtëpia. Sidomos gjatë dimrit situata vështirësohet edhe më shumë. Kjo është e pakuptimtë të ndodhë në shekullin XXI,”- thotë ai.

Si të metë e konsideron mungesën e shërbimeve mobile edhe Izmir Zeqiri, banor i fshatit Çabër, komuna e Zubin Potokut, i cili po ashtu shfrytëzon shërbimet e Valës. Ai tregon se kohëve të fundit në fshatin e tij ka një përmirësim në qasje të telefonisë mobile dhe internet, por jo edhe në fshatrat tjera dhe qytet.

“Ka shumë vështirësi në telekomunikim. Përdorimi i telefonit dhe internetit është i domosdoshëm dhe ky është hendikep”, thotë ai.

Emir Azemi nga Mitrovica e Veriut përdor operatorin tjetër IPKO, por problemet i ka të njëjta sikurse banorët tjerë. Por, telefonia mobile e cila më së miri funksionon në veri është ajo e operatorit të telefonisë serbe, MTS, të cilën e përdorin shumica e popullatës në veri. Kompania “Mts.d.o.o.” është e licencuar nga institucionet e Kosovës dhe operon në territor të kufizuar, përkatësisht në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Vala dhe IPKO janë dy kompanitë e licencuara për operim në gjithë territorin e Kosovës. Telefonia fikse dhe mobile, Vala operon në kuadër të kompanisë publike, Telekomit të Kosovës. Përfaqësues të Valës dhe IPKO-s pranojnë se mbulimi me internet dhe telefoni mobile në këto zona nuk është në të njëjtin nivel me pjesët tjera të vendit.

Telefonia fikse dhe mobile, Vala, operon në kuadër të kompanisë publike, Telekomit të Kosovës. Nga ky operator pranojnë se këto komuna janë pjesërisht të mbuluara me teknologjinë 3G. Pika kufitare në Jarinjë dhe një pjesë e rrugës Jarinjë – Leposaviq dhe Mitrovicë-Leposaviq është e mbuluar me teknologjinë 3G, qyteti nuk është i mbuluar mirë, kurse teknologjia 4G nuk zbatohet. Ndërkaq, nuk ka mbulueshmëri të internetit kabllor në këtë komunë.

E njëjta situatë, me qasje të kufizuar paraqitet edhe në komunën e Zveçanit. Komuna e Zubin Potokut është mbuluar me teknologjinë 3G në pjesën më të madhe të qytetit, Liqeni i Ujmanit, si dhe rruga deri në pikën kufitare në Bërnjak. Edhe fshati Çabër është i mbuluar mirë. Pika kufitare në Bërnjak është e mbuluar me teknologjinë 4G.

Me shërbime të internetit mbulohen Dogana e Kosovës, Posta dhe Raiffeisen Bank. Mitrovica e Veriut mbulohet kryesisht me teknologjitë e reja nga stacionet bazë të Mitrovicës Jugore, tha Fadil Lepaja, zëdhënës këtë kompani.

Duke marrë për bazë këto probleme, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një vizite të realizuar në fund të vitit të kaluar në këtë kompani, ka thënë se janë duke shikuar mundësitë që të ndihmohet Telekomi me një vlerë prej rreth një milion eurosh për t’i përballuar investimet kapitale në shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës.

Lepaja nga Telekomi tha se vitin e kaluar kanë pranuar nga Ministria e Ekonomisë shumën prej një milion eurosh, që lidhet me investimet në zgjerimin e rrjetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Për Telekomin territori i Republikës së Kosovës është një tërësi e po ashtu edhe klientët, tha ai, prandaj “synimi i kompanisë është të ketë shtrirje në çdo cep të Republikës dhe të përfshijë të gjithë konsumatorët pa asnjë dallim”.

“Në pjesët e territorit, që ju u referoheni, vitin e kaluar janë bërë shtrirje të rrjetit, ku një pjesë e investimeve janë mbuluar me shumën e pranuar nga Ministria e Ekonomisë”, tha Lepaja, pa treguar se sa ishte kjo shumë.

Edhe nga kompania tjetër, IPKO, shprehen se këto komuna nuk janë të mbuluara komplet me teknologji.

Edhe pas dëmtimit të pikave në pjesën veriore, IPKO ka vazhduar shtrirjen e rrjetit në atë pjesë, por për shkak të pasigurisë që ka qenë, nuk është arritur të mbulohet e tërë zona, tha Afrika Zyferi, zyrtare për marrëdhënie në këtë kompani.

Pikat që janë në atë zonë kanë teknologjinë 2G/4G apo 2G/3G, njëjtë si në pjesët tjera. Por, së fundmi, thuhet në përgjigje, IPKO ka bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, për të lehtësuar procesin e shtrirjes së rrjetit tutje, mbulueshmërinë në atë zonë dhe deri në fund të vitit pritet të ketë përmirësim të sinjalit. IPKO e ka mbuluar të gjithë pjesën veriore të Kosovës, por gjatë trazirave të vitit 2010, janë dëmtuar [pajisjet]. Sulmet ndaj operatorit IPKO është thënë se janë kryer nga disa serbë lokalë në prill të vitit 2010 në shenjë hakmarrjeje, pasi ARKEP-i ia ka ndërprerë operimin një kompanie të telefonisë mobile të Serbisë, që operonte pa licencë në territorin e Kosovës.

Operatori serb, MTS, funksionon në Kosovë si rezultat i marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacion të vitit 2013. Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare i Kosovës (ARKEP), është përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e ofrueseve të shërbimeve telekomunikuese në Kosovë.

Nazim Rahimi, kryetar i Bordit të ARKEP-it, thotë se operatorët mobilë, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, e kanë autorizimin nga ARKEP-i për shtrirjen e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë komunat e veriut.

Me qëllim të krijimit të kushteve për investime në teknologjitë e reja, ARKEP-i në muajin shkurt ka dhënë në shfrytëzim edhe kapacitete shtesë, për Telekomin dhe IPKO-n përfshirë edhe teknologjinë 5G.

Në tregun e Kosovës për internet mobil dhe fiks operojnë: Telekomi i Kosovës, IPKO, Kujtesa, Artmotion, AE Holding, Ard Holding dhe operatorë të tjerë. Sipas të dhënave të ARKEP-it, më së shumti përdorues kanë IPKO-ja dhe Artmotion, ndjekur nga Kujtesa dhe Telekomi i Kosovës.

Kosova është një prej vendeve me përdorimin më të madh të internetit mobil në Ballkan. Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, sipas ARKEP-it, qasja në telefoni mobile ka qenë 98 për qind, kurse qasje në internet nga shtëpia 96 për qind./REL

veriu i kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet