"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Komisioni Evropian vendosi që Kroacia mund t'i bashkohet eurozonës. Por për këtë nevojitet edhe një votim tjetër.
Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin se Kroacia është gati për të futur në përdorim si monedhë zyrtare euron më 1 janar 2023.
"Kjo do të forcojë ekonominë kroate dhe do të sjellë përfitime për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë në tërësi", tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Anëtarësimi i Kroacisë në eurozonë do të forcojë edhe euron.
Sipas vlerësimeve të Komisionit të BE-së Kroacia përmbush të gjitha kriteret sa i përket stabilitetit të çmimeve dhe kursit të këmbimit, menaxhimit të shëndoshë buxhetor dhe normave afatgjata të interesit. Kroacia me rreth katër milionë banorë është anëtare e BE-së që nga viti 2013 dhe tani është rrugës për t'u bërë anëtari i 20-të i eurozonës.
Votim i sigurt
Pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për anëtarësimin e Krocisë në eurozonë duhet të bien dakord edhe krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Por pas vlerësimit të qartë të Komisionit të BE-së nuk priten vështirësi. Sapo të ndërmerret ky hap, që pritet në qershor, ministrat e Financave të BE-së pritet të vendosin rreth korrikut kursin e këmbimit në të cilin monedha kroate - kuna - do të konvertohet më 1 janar 2023.
Sektori i fuqishëm i turizmit në Kroaci po e pret me padurim futjen e euros dhe ka pritshmëri të mëdha. Por në të njëjtën kohë shumë kroatë kanë frikë se kostoja e jetesës mund të rritet ndjeshëm si rezultat i konvertimit në monedhën e përbashkët evropiane.
Paralajmërim nga Banka Qendrore Evropiane
Banka Qendrore Evropiane (BQE) arriti në një përfundim pozitiv në vlerësimin e saj për Kroacinë. Megjithatë, drejtori i BQE-së, Fabio Panetta, i bëri thirrje qeverisë në Zagreb të bëjë edhe më shumë për të luftuar pastrimin e parave. Po ashtu ai kërkoi nga Zagrebi që të inicojë reforma strukturore për të forcuar potencialin e rritjes së ekonomisë./DW/
Lajcak dhe Vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar sot me të dërguarin e BE-s&eu...
Danimarkë DANIMARKË- Qytetarët e Danimarkës janë deklaruar në referendum se vendi i tyre duhet të jetë pjesë e...
Gervalla KOSOVË- Dje në një konferencë për media, Partia Demokratike e Kosovës ditën e djehsme ka akuzuar ministren e Ja...
Gilberto Rodriguez Orejuela SHBA-Ish-kreu i kartelit të drogës kolumbiane, Gilberto Rodriguez Orejuela ka ndërruar jetë në burgun ...
seanca gjyqsore KOSOVË- I akuzuari për krime lufte, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, gjatë seancë s&eum...
Foto ilustruese KINË-Autoritetet në Shangai thuhet se kanë urdhëruar mediat të përmbahen nga përdorimi i termit ...
Ushtaret ukrainas UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshëndeti të mërkurën fitoren e ekipit kombëtar t&e...
Covid-19 SHBA- Shtetet e Bashkuara janë tani në rritjen e katërt më të madhe të Covid-it, sipas numërimeve zyrtare t&eum...
Zelenkyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Rusinë se po ndjek një politikë të vazhdueshme kriminale t&eu...
Foto ilustruese ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova, 22 vjeç është dënuar me 46 muaj burg, dhe më pas do të d...