LIVE UPDATES
Bota

“Urime për nisjen e luftës civile në SHBA!" Mediat pro-Kremlinit për protestat në Los Angeles: Po e shijojmë këtë që po shohim

Andrey Cherkasov nga Current Time i Radios Evropa e Lirë i vëzhgoi mediat miqësore me Kremlinin në ditët e fundit dhe gjeti se ky peizazh mediatik ishte i mbushur me deklarata për trazira të mëdha në SHBA.

13 Qershor 2025, 09:30 Nga M.B
“Urime për nisjen e luftës civile në SHBA!" Mediat
Foto nga protesta

SHBA- Analistët dhe emisionet e afërta me Kremlinin e kanë shijuar çdo pamje të protestuesve në Los Anxhelos këtë javë dhe disa prej tyre madje kanë proklamuar se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në mes të një “lufte të re civile”. Një prezantues në televizionin Russia-1 e tha hapur: “Po e shijoj këtë që po e shoh”.

“Urime për nisjen e luftës civile në SHBA”, njoftoi figura pro-Kremlinit, Vladimir Solovyov. “Fatkeqësisht, nuk po bëj shaka”, shtoi ai duke mos qeshur fare.

Andrey Cherkasov nga Current Time i Radios Evropa e Lirë i vëzhgoi mediat miqësore me Kremlinin në ditët e fundit dhe gjeti se ky peizazh mediatik ishte i mbushur me deklarata për trazira të mëdha në SHBA.

“Në realitet, trazirat në Los Anxhelos janë të kufizuara në një zonë të vogël”, tha Cherkasov, “por, propaganduesit po e përshkruajnë si një katastrofë në mbarë vendin”.

Skenat kryesore dhe pamjet që janë publikuar deri më tani janë kryesisht ato të protestave në rrugët në zonën e Los Anxhelosit. Protestat u nxitën pas arrestimeve të fundit të migrantëve që dyshohet se janë pa dokumente. Arrestimet janë kryer nga agjentët e Agjencisë për Imigracion dhe Dogana të SHBA-së (ICE) – një agjenci federale e zbatimit të ligjit, që funksionon në kuadër të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Banorët lokalë kanë kërkuar ndalimin e bastisjeve dhe aksioneve të kryera nga ICE në këtë zonë. Kërkesë të tillë ka bërë edhe kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass. ICE ka thënë se ka arrestuar mbi 40 migrantë që dyshohet se janë pa dokumente. Ata janë arrestuar në vendet e tyre të punës dhe 77 persona të tjerë raportohet se janë arrestuar nga ICE dhe partnerët federalë në mbarë zonën e Los Anxhelosit më 6 qershor, ku duket se janë përqendruar protestat.

“Ky është qytet i migrantëve”, tha Bass. “Ky është një qytet që dëshiron t’ju ndihmojë që të merrni statusin tuaj ligjor. Ky është një qytet që përqafon çdo person që është këtu, pavarësisht se kur keni ardhur apo se nga keni ardhur”.

Gazetarët pro-Kremlinit kanë paraqitur një qëndrim më alarmues – por, ndonjëherë ata këtë qëndrim e kanë shprehur me kënaqësi.

“E pranoj, nuk mund të mos gëzohem për gjithë këtë”, tha Solovyov gjatë një transmetimi direkt. “Sa më keq të jetë për SHBA-në, aq më mirë për ne”.

Siç tha Cherkasov, “gëzimi për trazirat në SHBA është diçka e zakonshme për Kremlinin dhe mediat pro-Kremlinit”. Kjo retorikë përdoret shpesh dhe nuk është asgjë e re, tha ai.

“Këto media, tek e fundit, kanë dalë me sondazhe në 20 vjetët e fundit që e kanë shfaqur Amerikën si armikun kryesor të shtetit të tyre”.

Shumica e mbulimeve të mediave proruse e përshkruajnë zonën e Los Anxhelosit si “apokaliptike”, tha Cherkasov. Por, ai vuri në pah se disa transmetues në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur gjuhë të ngjashme, të paktën në disa raste. Shikuesit e programit “Face the Nation” të CBS dëgjuan raporte me një zë në sfond që thoshte: “Kaosi shpërtheu në zonën e Los Anxhelosit gjatë fundjavës pas aktiviteteve të shtuar në të gjithë vendin nga ICE”. Por mediat e lidhura me Kremlinin kanë shfaqur një pasion për elementët më bombastikë, tha Cherkasov.

“Moderatorët rusë po shijojnë çdo detaj: gurë që fluturojnë, tym dhe plumba gome”. Tre shembuj që ai përmendi ishin: “Kaos në Los Anxhelos”, raportoi televizioni Russia-1, “Luftë, dhunë dhe provokime”, deklaroi një moderator i TVC, dhe “Tensioni po rritet”, që raportoi një tjetër prezantues i Russia-1.

Një tjetër gjë e zakonshme e mediave të Kremlinit, tha Cherkasov, është se ato përmendin lëvizje protestuese Euromajdan në Ukrainë, që kishte shpërthyer një dekadë më parë kur presidenti prorus, Viktor Yanukovych, bllokoi përparimin e shtetit të tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Vetëm kujtoni Majdanin në Kiev më 2014: ishte një zonë lufte”, tha një komentator në radion ruse Vesti FM. Sugjerimi se pas protestave në Los Anxhelos qëndrojnë konspiracione të qëllimshme është gjithashtu pjesë standarde e propagandës pro-Kremlin, tha Cherkasov.

“Kremlini gjithmonë ka tentuar të sugjerojë se ka mbështetje të huaj pas çdo proteste civile”.

Të ashtuquajturat “revolucione shumëngjyrëshe” po ashtu përshkruhen si vepra të agjentëve amerikanë, shtoi ai, sikurse Revolucioni i Trëndafilave në Gjeorgji më 2003 dhe Revolucioni Portokalli në Ukrainë më 2004. Me qëllim që të përforcojë narrativin, një prezantues i Channel 5 të Rusisë i përshkroi protestat në Los Anxhelos kështu: “Të gjithë elementët e një revolucioni shumëngjyrësh janë aty”. Një tjetër, i ftuar në programin e Solovyovit, Solovyov Live, deklaroi: “Kjo nuk ndodhi në mënyrë spontane”.

Sipas burimeve perëndimore, që nga 6 qershori, në Los Anxhelos janë arrestuar pothuajse 400 persona, përfshirë 330 emigrantë pa dokumente dhe 157 persona të akuzuar për sulm fizik dhe pengim të zyrtarëve — përfshirë një person të akuzuar për tentim vrasje të një polici./ REL

shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës