Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një katedrale në Kiev e shënoi festën e Krishtlindjes më 7 janar të këtij viti, por mesha u mbajt në gjuhën ukrainase, për herë të parë gjatë 31 viteve të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimin Sovjetik.
UKRAINË- Sulmet ajrore të Rusisë në rajonin e Khersonit, në jug të Ukrainës, shkaktuan katër të vrarë të dielën, mes tyre një burrë 87-vjeçar dhe gruan e tij 81-vjeçare, pas një sulmi në ndërtesën e tyre të banimit.
Nëntë persona të tjerë u plagosën, përfshirë një 15-vjeçar, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Prokudin.
"Nuk ka pushime për armikun," shkroi në rrjetet sociale Andrii Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, duke komentuar sulmin në Kherson. “Pushimet nuk ekzistojnë për ne për sa kohë që armiku i vret njerëzit tanë dhe vazhdon të jetë në tokën tonë.”
Sulme pati edhe në qytetin Kherson. Ato u ndërmorrën ndërsa Ukraina përgatitet të festojë zyrtarisht Krishtlindjet, për herë të parë më 25 dhjetor, pasi deri më tani i kishte kremtuar në datën 7 janar.
Disa ukrainas ortodoksë kremtuan Krishtlindjet më 25 dhjetor të vitit të kaluar në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kisha Ortodokse Ruse e feston lindjen e Jezusit më 7 janar.
Një katedrale në Kiev e shënoi festën e Krishtlindjes më 7 janar të këtij viti, por mesha u mbajt në gjuhën ukrainase, për herë të parë gjatë 31 viteve të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimin Sovjetik.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy firmosi në korrik një ligj që e zhvendoste festën publike të Krishtlindjes më 25 dhjetor. Për të shënuar natën e Krishtlindjes më 24 dhjetor, Presidenti Zelenskyy iu drejtua kombit në një video të filmuar përpara Katedrales së Shën Sofisë në qendër të Kievit.
Ai i siguroi ukrainasit që luftojnë kundër pushtimit të plotë të vendit nga Rusia se "hap pas hapi, ditë pas dite, errësira po zhduket".
“Sot ky është qëllimi ynë i përbashkët, ëndrra jonë e përbashkët. Dhe pikërisht për këtë është lutja jonë e përbashkët sot. Për lirinë tonë. Për fitoren tonë. Për Ukrainën tonë”, tha Presidenti Zelenskyy.
Khersoni nuk ishte i vetmi rajon i Ukrainës që u sulmua të dielën. Forcat ruse kryen 15 sulme me dronë gjatë natës dhe 14 nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani u shkatërruan mbi rajonet Mykolaiv, Kirovohrad, Zaporizhzhya, Dnipropetrovsk dhe Khmelnytskyi, njoftoi forca ajrore ukrainase.
Ndërkohë, dy persona u plagosën gjatë sulmeve ruse mbi 20 qytete dhe fshatra në të gjithë rajonin e Kharkivit, në veri të Ukrainës veriore, tha guvernatori Oleh Syniehubov.
Në Rusi, një burrë u plagos në rajonin Bryansk pasi një fshat afër kufirit me Ukrainën u vu nën sulm, tha guvernatori i rajonit, Alexander Bogomaz./VOA
Joe Biden SHBA-Me luftëra që vazhduan e me të reja që shpërthyen, 2023-shi ishte një vit i vështirë...
foto nga protesta SERBI- Dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të ci...
benjamin dhe sara netanyahu IZRAEL- Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, i ka shkruar një letër Papa Françe...
Protesta SERBI-Policia në Serbi ka hedhur gaz lotsjellës për të parandaluar qindra mbështetës të opozitës që ...
bujar fandaj, vanessa ballan ITALI- Janë publikuar rezultatet e autopsisë së 27-vjeçares Vanessa Ballan e cila u qëllua për...
Foto nga ngjarja RUSI-Një 25-vjeçar i veshur si Babagjyshi ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i 24 i një godine në qytetin Chelyab...
maia sandu MOLDAVI- Maia Sandu, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, njoftoi se do të garojë edhe për një mandat presiden...
foto ilustruese TEHERAN- Irani thirri të dërguarin rus në Teheran për të dhënë sqarime lidhur me deklaratën e p&eum...
foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i kërkoi të dielën një grupi udhëheqësish t&e...
droga e kapur nga operacioni SRI LANKA- Autoritetet në Sri Lanka kanë arrestuar pothuajse 15,000 njerëz gjatë një operacioni...