LIVE UPDATES
Bota

Ukraina dhe Polonia thërrasin për këshillime ambasadorët pas komenteve ndaj luftës

Media polake citoi të hënën këshilltarin Marcin Przydacz të ketë folur mbi mundësinë e zgjatjes së një mase për ndalimin e importit të prodhimeve bujqësore nga Ukraina.

1 Gusht 2023, 21:23 Nga I.A
Ukraina dhe Polonia thërrasin për këshillime ambasadorët pas
Grur

UKRAINË- Të martën, Ukraina dhe Polonia thirrën për këshillime ambasadorët e njëra-tjetrës në vendet respektive, mes thellimit të një mosmarrëveshje pasi një këshilltar i presidentit polak për politikën e jashtme tha se Kievi duhet ta vlerësojë më shumë mbështetjen e Varshavës për luftën kundër agresionit rus.

Këshilltari Marcin Przydacz, tha gjithashtu se qeveria polake duhet të mbrojë interesat e fermerëve të saj, çka nënkupton ndalimin e importit të mallrave ukrainase, një masë që skadon muajin e ardhshëm.

Kievi dhe Varshava kanë treguar një aleancë të fortë që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Por fërkimet mes tyre reflektojnë një çështje të diskutueshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko tha se diplomati polak ishte informuar se deklaratat për pretendimet se Ukraina ishte mosmirënjohëse për ndihmën e Polonisë ishin "të pavërteta dhe të papranueshme".

“Jemi të bindur se miqësia polako-ukrainase është shumë më e thellë se sa përshtatshmëria politike. Politika nuk duhet të vërë në dyshim mirëkuptimin e ndërsjellë dhe fuqinë e marrëdhënieve mes popujve tanë”, thuhet në deklaratën e Ukrainës.

Polonia thirri gjithashtu ambasadorin ukrainas në Varshavë në përgjigje të "komenteve të përfaqësuesve të autoriteteve ukrainase", shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter. Polonia nuk dha detaje se për çfarë komentesh bëhej fjalë.

Media polake citoi të hënën këshilltarin Marcin Przydacz të ketë folur mbi mundësinë e zgjatjes së një mase për ndalimin e importit të prodhimeve bujqësore nga Ukraina.

“Ajo që është më e rëndësishme sot është të mbrosh interesin e fermerit polak”, citohet të ketë thënë zoti Przydacz. “Mendoj se do të ishte e vlefshme që Kievi të fillojë të vlerësojë se çfarë roli ka luajtur Polonia për Ukrainën gjatë muajve dhe viteve të fundit”.

Në muajin maj Bashkimi Evropian lejoi Poloninë, Bullgarinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë që të ndalonin shitjet në vend të grurit, misrit dhe disa farërave ukrainase.

Pasi agresioni rus bllokoi portet e Detit të Zi, sasi të mëdha drithi ukrainas, me çmim më të lirë se ai i prodhuar në vendet e bllokut, mbeti i bllokuar në shtetet e Evropës Qendrore për arsye logjistike, duke dëmtuar tregun e brendshëm.

Pesë vendet në fjalë duan që ndalimi i importit të drithërave ukrainase të zgjatet të paktën deri në fund të vitit. Masa e ndalimit skadon më 15 shtator. Kryeministri polak tha më herët se nuk do të heqë kufizimet ndaj masës edhe nëse BE-ja nuk bie dakord për zgjatjen e saj.

Kievi e ka cilësuar vendimin polak si "jomiqësor" dhe u ka kërkuar vendeve partnere të Ukrainës dhe Komisionit Evropian që të sigurojnë eksportin e të gjitha produkteve bujqësore të Ukrainës në BE.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!