LIVE UPDATES
Bota

Ukraina dhe perëndimi: Mobilizimi, shenjë se agresioni rus në Ukrainë po dështon

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë reaguan duke thënë se vendimi tregonte se fushata e Rusisë në Ukrainë po dështon.

21 Shtator 2022, 17:28 Nga k.m.
Ukraina dhe perëndimi: Mobilizimi, shenjë se agresioni rus në
Foto ilustruese

Presidenti rus Vladimir Putin thirri të mërkurën 300,000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë duke mbështetur planet për aneksimin e një pjesë të vendit fqinj. Po ashtu ai la të kuptohej se është i gatshëm të përdorte armë bërthamore. Ky është mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë reaguan duke thënë se vendimi tregonte se fushata e Rusisë në Ukrainë po dështon. Ndërkaq Moska për herë të parë përmendi shifrën se 6 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë, ndonëse Pentagoni në muajin gusht kishte thënë se shifra e ushtarëve rusë të vrarë e plagosur në Ukrainë arrijnë deri në 80 mijë veta.

Në një fjalim të mbajtur sot në mëngjes Presidenti Putin tha se mobilizimi do të fillojë nga dita e sotme. Ai akuzoi NATO-n për luftën në Ukrainë, duke shantazhuar edhe me armë bërthamore.

“Po flasim jo vetëm për bombardimin e nxitur nga perëndimi të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, por edhe për deklaratat e disa përfaqësuesve të rangut të lartë të NATO-s për mundësinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë kundër Rusisë… Dua t'u kujtoj atyre se edhe vendi ynë ka shumëllojshmëri armësh, dhe në disa fusha edhe më moderne se ato të vendeve të NATO-s. ... Ky nuk është një bllof,” tha presidenti rus, Vladimir Putin.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë reaguan duke thënë se vendimi për mobilizim të pjesshëm të popullsisë tregon se fushata e Rusisë në Ukrainë po dështon.

“Padyshim kjo tregon se ai po has vështirësi dhe ne e dimë këtë. Ka moral dhe kohezion të tmerrshëm në fushën e betejës. Ai ka probleme me dezertimet dhe me detyrimin e të plagosurve që të kthehen përsëri në luftë. Ai është në disavantazh, veçanërisht në zonën verilindore të Donbasit”, tha sot zëdhënësi i Këshillit Kombëtar amerikan të Sigurisë, John Kirby për televizionin ABC.

Mikhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky i tha agjencisë Reuters se “vendimi është absolutisht i parashikueshëm, i cili duket më shumë si një përpjekje për të justifikuar dështimin e tyre”.

Kina mbajti një qëndrim më neutral.

“Ne u bëjmë thirrje palëve të interesuara që të arrijnë një armëpushim dhe t'i japin fund luftës përmes dialogut dhe negociatave, dhe të gjejnë një zgjidhje që merr parasysh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të të gjitha palëve,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wand Wenbin.

Ministri rus i Mbrotjes Sergi Shoigu, bëri sot të ditur numrin e ushtarëve rusë të vrarë gjatë luftës në Ukrainë.

“Kemi kohë që nuk kemi folur për këtë, por duhet të përmend humbjet tona. Deri më sot kemi humbur 5937 persona”, tha ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Perëndimi beson se humbjet në radhët e forcave ruse janë shumë më të mpdha.

“Forcat ruse kanë pësuar dhjetëra mijëra viktima” tha sot zëdhënësi i Këshillit Kombëtar amerikan të Sigurisë, John Kirby në televizionin ABC.

Në muajin gusht, Pentagoni tha se besonte se midis 70,000 dhe 80,000 pjesëtarë të personelit rus ishin vrarë ose plagosur gjatë luftës mbi 200 ditëshe në Ukrainë.

Ministri Shoigu tha se Rusia ka 25 milionë luftëtarë në dispozicion të saj. Dekreti i publikuar në faqen e internetit të Kremlinit vinte në dukje se mobilizimi do të zbatohej vetëm për rezervistët me përvojë të mëparshme ushtarake.

Ministri rus tha se atyre do t'u jepej trajnim shtesë përpara se të dërgoheshin në Ukrainë dhe se nuk do të përfshinin studentë ose ata që kishin shërbyer vetëm si rekrut. Shoigu tha se mobilizimi do të ndihmonte Rusinë të “konsolidojë” territoret që mban në një vijë fronti prej 1,000 km në Ukrainë. Moska thotë se po zhvillon një “operacion special” për të çmilitarizuar fqinjin e saj dhe për ta çliruar atë nga nacionalistët e rrezikshëm.

Kievi dhe Perëndimi thonë se Rusia po ndëprmerr një fushatë imperialiste për të ripushtuar një fqinj properëndimor, që u çlirua nga sundimi i Moskës kur Bashkimi Sovjetik u shemb më 1991./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës