LIVE UPDATES
Bota

"U krijuan enkas për atë qëllim"/ Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe gjenerali Dan Caine, shef i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, deklaruan në një konferencë për shtyp se janë të bindur që armët goditën saktësisht sipas planit.

27 Qershor 2025, 16:40 Nga r.ll
"U krijuan enkas për atë qëllim"/ Si i përdori
Bombat - të quajtura GBU-57 A/B Massive Ordnance Penetrator - u krijuan enkas për objektet bërthamore në Iran.

SHBA- Bombat depërtuese që Shtetet e Bashkuara i hodhën mbi dy objekte bërthamore në Iran, ishin bërë enkas për to dhe ishin rezultat i mbi 15 vjetëve punë në fushën e zbulimit dhe zhvillimit të armëve, deklaruan të enjten udhëheqës të lartë të Pentagonit.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe gjenerali Dan Caine, shef i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, deklaruan në një konferencë për shtyp se janë të bindur që armët goditën saktësisht sipas planit. Caine, oficeri më i lartë ushtarak i vendit, dha detaje të reja rreth punës që është bërë për ndërtimin e bombave “shkatërruese të bunkerëve” dhe mënyrës se si SHBA-ja i përdori ato për të depërtuar në objektet iraniane.

Ai u përpoq të tregonte shkallën e shkatërrimit, por nuk e komentoi drejtpërdrejt deklaratën e presidentit Donald Trump se programi bërthamor i Teheranit është shkatërruar plotësisht. Bombat, të quajtura GBU-57 A/B Massive Ordnance Penetrator, u krijuan pas një informimi sekret, disa dekada më parë, që fliste për një projekt të madh ndërtimi në malet e Iranit, tha Caine.

Projekti doli të ishte impianti i pasurimit të karburantit në Fordo, i cili besohet se nisi të ndërtohej rreth vitit 2006. Ai u bë operacional më 2009 - në vitin kur Teherani e pranoi publikisht ekzistencën e tij. Informimi sekret iu tregua në vitin 2009 një zyrtari të Agjencisë për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes. Ai dhe një koleg i tij “u fokusuan plotësisht” në impiantin Fordo, për 15 vjetët e ardhshëm, duke studiuar tokën, punimet rreth ndërtimit, lëvizjet e tokës dhe “çdo pajisje që hynte dhe dilte nga ai vend”, tha Caine.

Ajo çfarë konstatuan, ishte se SHBA-ja nuk kishte një bombë që do të mund t’i shkatërronte ato objekte. Ndaj, Pentagonit iu desh të fillonte punën për të zhvilluar një të tillë, tha Caine.

“Kishim shumë ekspertë me doktoratë që punonin në një program provash, duke bërë modelime dhe simulime. Në fakt, ishim përdoruesit më të mëdhenj të super-kompjuterëve në SHBA, edhe pse këtë e bënim në mënyrë të fshehtë”, tha ai.

 Si janë dizajnuar bombat depërtuese?

Bomba prej rreth 13.600 kilogramësh përbëhet nga çeliku, lëndët shpërthyese dhe një fitil, i cili është i programuar të shpërthejë në një kohë të caktuar.Sa më i gjatë të jetë fitili, aq më thellë do të hyjë bomba në tokë, përpara se të shpërthejë. Gjatë viteve, ushtria e testoi dhe rittestoi bombën qindra herë në objekte të simuluara, tha Caine.

Fordo i kishte dy rrugë kryesore ventilimi që çonin në objektin nëntokësor, dhe zyrtarët i ndoqën me kujdes këto pika hyrëse për t’i përdorur si objektiv për të goditur impiantin. Secila prej tyre i kishte tri tunele vertikale - një tunel kryesor dhe dy tunele më të vogla në secilën anë, që në grafikët e Pentagonit dukeshin si një pirun me tri dhëmbë.

Para sulmit të SHBA-së, Irani vendosi pllaka të mëdha betoni mbi to për t’i mbrojtur, tha Caine. Për t’u përgjigjur, SHBA-ja hartoi një plan sulmi, ku do të përdoreshin gjashtë bomba që depërtojnë thellë, për secilën nga dy rrugët e ventilimit.

Ato do të godisnin kryesisht tunelin kryesor, që çonte në impiantin ku bëhej pasurimi i karburantit. Shtatë avionë bombardues B-2 fluturuan dhe secili mbante nga dy bomba të mëdha. Bomba e parë u përdor për të shkatërruar pllakën e betonit, tha Caine.

Katër bomba të tjera ranë në tunelin kryesor dhe depërtuan thellë në impiant me një shpejtësi shumë të madhe - më shumë se 300 metra në sekondë - përpara se të shpërthenin, shpjegoi ai. Bomba e gjashtë u mbajt rezervë, në rast se diçka nuk shkonte mirë. Përveç 12 bombave që u hodhën në Fordo - gjashtë në secilën nga dy rrugët e ventilimit - dy të tjera goditën impiantin kryesor të Iranit në Natanz, tha Caine. Secili ekuipazh konfirmoi se bombat kishin shpërthyer, sepse i panë duke u hedhur nga aeroplanët që fluturonin përpara tyre.

“E dimë që avionët që ndiqnin nga pas, e panë funksionimin e armëve”, tha Caine. Pilotët raportuan se ishte shpërthimi më i ndritshëm që kishin parë ndonjëherë - dukej sikur të ishte ditë, tha ai.  Se ku ndodhet uraniumi i pasuruar në shkallë të lartë i Iranit, nuk është shumë e qartë. Caine tha se municionet ishin ndërtuar, testuar dhe ngarkuar siç duhet, ishin drejtuar saktë drejt objektivave të tyre dhe shpërthyen sipas planit.

“Objektet bërthamore të Iranit janë shkatërruar”, tha Hegseth.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse uraniumi i pasuruar shumë, që Irani do të mund ta përdorte për të bërë armë bërthamore, ishte aty në momentin e sulmit. I pyetur disa herë, Hegseth nuk dha përgjigje nëse uraniumi ishte shkatërruar apo zhvendosur.

“Unë nuk kam parë ndonjë informacion të inteligjencës që të më tregojë se gjërat nuk ishin në vendin e tyre - qoftë të zhvendosura apo ndryshe”, tha Hegseth./REL

shba bomba gbu-57 iran

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës