Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Presidenti amerikan Donald Trump tha se që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, ka arritur t’i japë fund tetë konflikteve të armatosura, përfshirë edhe luftën më të fundit që përfshiu Izraelin.
IZRAEL- Gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, Presidenti amerikan Donald Trump tha se që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, ka arritur t’i japë fund tetë konflikteve të armatosura, përfshirë edhe luftën më të fundit që përfshiu Izraelin.
“Pengjet janë kthyer. Është ndjesi e mirë… është bukur ta thuash. Është hera e parë që e them, pengjet janë kthyer. Por kur i jep fund tetë luftërave në tetë muaj, kjo do të thotë se nuk e do luftën,” deklaroi Trump, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.
Ai shtoi se paqja në rajon ka ardhur si pasojë e fuqizimit të Izraelit, duke përmendur edhe marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministrin Netanyahu: Netanjahu më telefononte shumë herë për armë… aq shpesh, saqë Izraeli u bë i fuqishëm dhe i fortë… dhe kjo çoi në paqe.
Trump falënderoi gjithashtu bashkëpunëtorët e tij më të afërt, përfshirë të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff, dhëndrin dhe këshilltarin e tij Jared Kushner, si dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe ministrin e Mbrojtjes Pete Hegseth, duke thënë:
“Patëm disa njerëz vërtet të jashtëzakonshëm që punuan për këtë”, u shpreh Donald Trump.
Presidenti amerikan thotë se “Izraeli, me ndihmën tonë, ka fituar gjithçka që mundi”, duke shtuar se tani është koha për “paqe dhe prosperitet për të gjithë Lindjen e Mesme”.
Në të njëjtën kohë, ai kujtoi imazhet e tmerrshme të 7 tetorit, duke e përshkruar sulmin si “një nga përdhosjet më të liga” të hebrenjve që nga Holokausti.
Ai ripërtëri mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, duke thënë: “Dijeni se Amerika qëndron me ju në këto dy premtime të përjetshme: të mos harrojmë kurrë dhe të mos e lejojmë kurrë të ndodhë përsëri”./ Dosja.al
Donald Trump IZRAEL- Presidenti i SHBA-së thotë se marrëveshja e armëpushimit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit nuk mund...
Netanyahu-Trump IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset. “V...
Trump-Ivanka IZRAEL- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nga parlamenti izraelit ka falënderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump. Ai tha se k...
Foto ilustruese IZRAEL- Një incident është regjistruar sot në parlamentin izraelit (Kneset), gjatë fjalimit të president...
IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një fjalim në parlamentin izraelit ditën e sotme ku dhe lajmëroi lirimin e pengje...
Foto ilustruese IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ngjit në skenën e Knessetit nën duartrokitje dhe shkëmbeu ...
SUEDI- Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt fituan çmimin Nobel për ekonomi për vitin 2025 për shpjegimin e rritjes ekonomike t&...
Foto ilustruese TIRANA- Një tjetër konflikt i dhunshëm që ka degraduar në përdorimin e thikave mes të miturve, ësht...
Foto ilustruese IZRAEL- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur tashmë në Tel Aviv. Presidenti do t’i drejtohet Kne...
Foto ilustruese HAMAS- Në një tjetër gjest mirënjohjeje ndaj Donald Trump pas marrëveshjes që ai arriti për Ga...