1 Nëntor 2022, 13:50
Nga d.a.
Rosangela Lula da Silva
BRAZIL- Pas zgjedhjeve të diskutueshme të së dielës, në të cilat të dy kandidatët ishin në një garë të ngushtë, Lula da Silva u zgjodh presidenti i ri i Brazilit, duke mundur Jair Bolsonaro. Da Silva mori 50.9% të votave, ndërsa Bolsonaro mori 49% pasi më shumë se 99.9% e votave ishin numëruar në balotazh.
Sipas CNN Brasil, Presidenti i ri është martuar tre herë. Në vitin 1969, ai u martua me Maria de Lourdes, e cila vdiq nga hepatiti në vitin 1971. Me të dashurën e tij të atëhershme Miriam Cordeiro, Lula lindi një vajzë të quajtur Lurian në vitin 1974. Ata nuk u martuan kurrë. Lula u martua me Marisa Leticia Rocco Casa, një e ve me të cilën pati tre djem, në vitin 1974. Marisa ndërroi jetë nga një goditje në tru në vitin 2017 pas një martese 43-vjeçare me Lulën. Lula u martua me Rosangela Silva në vitin 2022 dhe tani do të shërbejë si zonja e parë e Brazilit.
Rosangela Silva është një sociologe e njohur braziliane dhe politikane me prirje të majtë. Ajo ka qenë në vëmendje të mediave sepse do të marrë detyrën si zonja e parë e Brazilit pasi bashkëshorti i saj, Luiz Inacio Lula da Silva, sapo fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vendit.
Rosangela Lula da Silva është një sociologe braziliane e njohur më mirë me pseudonimin e saj Janja. Ajo lindi më 27 gusht 1966 ë shtetin e Unio da Vitória të Paranës. Gjatë fëmijërisë së saj, ajo u zhvendos në Curitiba.
Në vitin 1983, ajo u bashkua me Partinë e Punëtorëve. Ajo studioi shkenca sociale në Universitetin Federal të Paranës në 1990 dhe ndoqi një specializim të historisë atje.
Ajo filloi të punojë për Itaipu Binacional më 1 janar 2005, ku shërbeu si ndihmësdrejtoreshë e përgjithshme dhe koordinatore e programit për iniciativat që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.
Ajo shërbeu si asistente e drejtorit të përgjithshëm të hidrocentralit dhe menaxhonte aktivitetet e mbështetura nga zhvillimi i qëndrueshëm. Nga viti 2012 deri në vitin 2016, ajo ishte këshilltare për çështje institucionale dhe komunikim për Eletrobras në Rio de Janeiro. Ajo u kthye në Itaipu në vitin 2016. Më 1 janar 2020, ajo u largua zyrtarisht nga kompania.
Raportet e mediave braziliane thonë se të dy e kanë njohur njëri-tjetrin për dekada, por njerëzit e shtypit të Lulës thonë se romanca e tyre filloi vetëm në fund të 2017-ës kur Lula ishte në burg. Por lidhja e dashurisë mes kësaj gruaje të buzëqeshur me flokë të gjatë gështenjë dhe luanit të moshuar të së majtës braziliane u bë e njohur gjerësisht vetëm në maj 2019.
Ndërsa Lula ishte në burg, Janja shkruante postime të dashura në Twitter për të. Në nëntor 2019, menjëherë pas lirimit të Lulës nga burgu, ata ndanë një puthje përpara një turme të mbledhur jashtë burgut në Curitiba, ku Lula kishte kaluar 18 muaj i mbyllur.
“Gjithçka që dua të bëj është të të përqafoj dhe të përqafohem me ty pa pushim”, ka shkruar ajo në ditëlindjen e tij të 74-të.
rosangela lula da silva luiz inacio lula da silva
Bota
1 Nëntor 2022, 13:40
d.a.
Oleksiy Goncharenko
UKRAINË- Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka folur rreth deklaratës së ministrit serb të mbrojtjes Millo...
Bota
1 Nëntor 2022, 13:30
d.a.
Foto ilustruese
ITALI- Qeveria e re italiane e kryeministres së ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka thënë se do t’...
Bota
1 Nëntor 2022, 13:19
d.a.
Arianit Hoxha
MAQEDONIA E VERIUT- Një nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja BESA i ka bërë thirrje...
Bota
1 Nëntor 2022, 13:09
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se furnizimet me energji elektrike dhe ujë janë rikthyer n...
Bota
1 Nëntor 2022, 12:56
d.a.
KiE
SERBI- Mediat serbe ditën e sotme kanë publikuar një lajm në të cilin thuhet se Kosova mund të nisë procesin e ...
Bota
1 Nëntor 2022, 12:56
a.l
Greqi
GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Selanik, ku një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ishte duke rregull...
Bota
1 Nëntor 2022, 12:45
d.a.
Targat
KOSOVË- Pas hyrjes në fuqi të vendimit të përshkallëzuar, të marr nga qeveria e Kosovës më 28 tetor, n&...
Bota
1 Nëntor 2022, 12:04
d.a.
Protesta ne Brazil
BRAZIL- Drejtuesit e kamionëve në Brazil, besnikë të presidentit Jair Bolsonaro, kanë bllokuar rrugët n&eu...
Bota
1 Nëntor 2022, 11:59
A.B
Elon Musk dhe Johnny Sins
SHBA- Një dëshirë të veçantë ka zbuluar Johnny Sins, i cili ka shprehur prej kohësh d&e...
Bota
1 Nëntor 2022, 12:07
d.a.
Arkivoli i Edit
SHBA- Një familje nga Maryland mori një surprizë drithëruese që i la të dy të tronditur dhe të zem&...